“Pioli zgjedhja jonë e vetme, vizioni i Milanit!”, Gazidis prezantohet në stërvitjen kuqezi dhe mban fjalim

Pas rinovimit për dy vite me Milanin (deri në vitin 2022), Stefano Pioli sot ka takuar edhe krerët e klubit, me presidentin Scaroni dhe administratorin e deleguar, Ivan Gazidis, në një vizitë ku ishin të pranishëm edhe Maldini e Massara.

Për mikrofonat e ANSA, CEO dha disa deklarata për rinovimin e Stefano Pioli: “Siç kemi thënë disa herë, Stefano Pioli ka qenë gjithmonë një kandidat për të ardhmen, për të zbatuar vizionin tonë për një Milan konkurrues dhe modern”.

“Sigurisht, si drejtor i përgjithshëm i klubit, kam për detyrë të vlerësoj të gjitha opsionet e mundshme për të mirën e Milanit, por kam një marrëdhënie të shkëlqyeshme me Stefano dhe gjithmonë e kam konsideruar atë një profesionist të jashtëzakonshëm, një drejtues të vërtetë, dhe për këtë arsye një kandidat absolut për të trajnuar Milanin”.

“Kam pasur kontakte me kandidatët e tjerë të mundshëm në të kaluarën, por mendoj se ka pasur shumë spekulime në media, pasi asnjëherë nuk kemi nënshkruar ndonjë marrëveshje apo para marrëveshje me ndonjë trajner tjetër përveç Stefano Pioli”.

Mbi hipotezën e Rangnick: “Unë mohoj se ka angazhime ekonomike apo penale për klubin. Përsëris, asnjë marrëveshje nuk është nënshkruar ndonjëherë me kandidatët e tjerë të mundshëm. Pioli është zgjedhja ime e parë si trajner dhe jam i lumtur që kemi siguruar aftësitë e tij për projekt që kemi para nesh”.

“Tani duhet të përqëndrohemi që të përfundojmë këtë sezon në një mënyrë pozitive, në mënyrë që të përgatitemi më mirë për sezonin tjetër, me kohën e vogël që kemi në dispozicion”. /Telesport 

LEXO EDHE  Haaland mund të ishte lojtar i Barcelonës, ish-drejtuesi i katalanasve zbulon çfarë shkoi keq