Kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk ka arritur një dakordësi me opozitën parlamentare, pasi ka një konflikt në themel. Rama u shpreh se marrëveshja e 5 qershorit, është baza mbi të cilën mund të vijohet më tutje procesi.
Shefi i mazhorancës theksoi se mbi bazën e asaj marrëveshje të arritur me Partinë Demokratike, mund të shtohet, mund të punohet, për të arritur një konsensus trepalësh.
Rama vuri në dukje se të tre palët duhet të reflektojnë e të arrijnë një pikëtakimi.
Po ashtu, kreu i mazhorancës deklaroi se ai nuk i ka votat për të kaluar reformën zgjedhore, dhe se do ti duhet të arrijë një konsensus me opozitën parlamentare. Dhe siç tha, ska ndërmend të futet në proces të kapjes së votave andej kendej.