• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kritikat evropiane për Shqipërinë, Pollo: Mohimi i kushteve është problemi më i madh

20:59 : 23/06/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Nëse do ta shikonim nga larg panoramën që të shfaq politika shqiptare të krijohet përshtypja se çdo veprim i saj bëhet për hatër të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Aq e dukshme është kjo saqë për çdo lajm që na vjen nga Evropa, kritik apo lavdërues, palët do të kenë gjithnjë dy qëndrime të kundërta, duke akuzuar palën tjetër se ajo po e pengon integrimin. Por, në disa raste edhe vetë evropianët e zyrave, ose më saktë ata që na vlerësojnë punët tona dhe që në fund japin edhe notën sa mirë është bërë një punë, kanë filluar të jenë më konkretë. Nëse deri para disa kohësh Evropa kishte një refren të përgjithshëm duke thënë se Shqipëria duhet të luftojë krimin e organizuar, korrupsionin dhe të ngrejë shtetin ligjor, sot është edhe më konkrete në detaje. Pikërisht një seancë e komisionit për marrëdhëniet me jashtë në Parlamentin Evropian, një ditë më parë, ishte po aq konkrete sa edhe ne që i dimë hallet tona. Për të komentuar kritikat e eurodeputetëve, ishte i ftuar në A2 anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Genc Pollo.

“Ndjehemi keq kur na kritikojnë, por duhet të themi që 15 kushtet e debatuara në Bruksel janë 15 probleme të krijuara në Shqipëri që duhet të kapërcehen. Së pari, për një funksionim të mirë të shtetit ligjor dhe së dyti, për një objektiv strategjik. Në fund të fundit, nuk duhet të jemi negativë, pavarësisht jo të këndshme, por duke qenë se jemi vetë përgjegjës, edhe pse jo të gjithë njësoj, unë e shikoj këtë si një ndihmë dashamirëse që vjen nga miqtë tanë për të kaluar këto 15 probleme”, u shpreh Pollo.

Më tej, Pollo thekson se mohimi i kushteve nga kryeministri është problem më i madh se kushtet. “Në nivelin e kreut të qeverisë, ne kemi mohimin e 15 kushteve. Kjo është një çështje, ndoshta për psikologë, që një gjë kaq e dukshme mohohet nga ai që ka përgjegjësinë për t’u zgjidhur. Ajo që vijon përbën edhe shqetësimin tjetër që është më i madh, derisa nuk i pranon nuk do të bëjë asgjë. Atëherë nuk do të kemi as çelje të negociatave”, u shpreh Pollo.

Lexo edhe:

Tabaku: Qeveria s’mund të fshehë realitetin me kapitujt e BE-së

Zhupa: ‘Korrupsioni legjislativ’, forma më e lartë e korrupsionit në Shqipëri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tabaku: Qeveria s’mund të fshehë realitetin me kapitujt e BE-së

19:07 : 14/07/2026
AKTUALITET

Zhupa: ‘Korrupsioni legjislativ’, forma më e lartë e korrupsionit në Shqipëri

18:55 : 14/07/2026
SPORT

Vihet në pranga ish-mbrojtësi i njohur i Interit dhe Milanit

18:44 : 14/07/2026
BOTA

BE-ja, drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 13 vjeç

18:32 : 14/07/2026
SHOW BIZ

Fitoi gjyqin ndaj tij, ish-punonjësi i kërkon 1.2 mln dollarë Kanye West

18:23 : 14/07/2026
AKTUALITET

Hapja e kapitujve/ Abilekaj: S’ka arsye për entuziazëm! BE nuk po na ndihmon të ndërtojmë institucione të pavarura

18:15 : 14/07/2026
Para

Video/ Skandal në Turqi, Presidenti i Trabzonspor konfrontohet fizikisht me trajnerin kundërshtar

TË GJITHA

Tabaku: Qeveria s’mund të fshehë realitetin me kapitujt e BE-së

19:07 : 14/07/2026

Zhupa: ‘Korrupsioni legjislativ’, forma më e lartë e korrupsionit në Shqipëri

18:55 : 14/07/2026

Vihet në pranga ish-mbrojtësi i njohur i Interit dhe Milanit

18:44 : 14/07/2026

BE-ja, drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 13 vjeç

18:32 : 14/07/2026

Fitoi gjyqin ndaj tij, ish-punonjësi i kërkon 1.2 mln dollarë Kanye West

18:23 : 14/07/2026

Hapja e kapitujve/ Abilekaj: S’ka arsye për entuziazëm! BE nuk po na ndihmon të ndërtojmë institucione të pavarura

18:15 : 14/07/2026

Robert Aliaj: Arroganca dhe dhuna e Ramës ndaj protestuesve, tregon panik për humbjen e pushtetit

18:05 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş