Të shtënat ndaj kompleksit në Tiranë/ Kush është i shpalluri në kërkim, i akuzuar për grabitjen e prindërve të Çiçës

Policia njoftoi këtë të Premte se arrestoi një person dhe shpalli në kërkim Erigers Mihasin për të shtënat me armë ndaj një kompleksi në periferi të Tiranës rreth 30 min pas mesnatës së 14 Qershorit.

Sipas të njëjtave burime, si i arrestuari, 36-vjecari Gëzim Haroku, ashtu dhe i shpalluri në kërkim policor Erigers Mihasi, janë pjesë e një grupi kriminal.

Erigers Mihasi

I dyshuar për grabitjen në Gjirokastër, gjykata e shpalli të pafajshëm

Mihasi, 31 vjeç, është një emër i përmendur më parë në raportimet e kronikës ë zezë nga mediat. Ai është akuzuar nga prokuroria si autor i autorëve të grabitjes së banesës së prindërve të Elton Çiçës (ky i fundit i vrarë në Tiranë 2016) në Gjirokastër, ngjarje e ndodhur më 31 Mars 2015, pas mesnate.

Pas arrestimit, më 24 Janar 2019, për Mihasin e vendos masa e “arrestit ne burg”, që pas hetimeve të mëvonshme u zbut në “detyrim për tu paraqitur ne policinë gjyqësore”, me kërkesë të prokurorisë. Vendimi për ndryshimin e masës u dha më 17 Korrik.

LEXO EDHE  Inceneratori i Elbasanit përpunoi vetëm 11% të mbetjeve të gjeneruara në qark më 2020

Në Janar të këtij viti, Gjykata e Gjirokastër pranoi kërkesën e prokurorisë për të pushuar hetimet ndaj Mihasit,  i dyshuar për veprat penale të “vjedhjes me arme” në bashkëpunim dhe “plagosjes së rendë me dashje” të kryer në bashkëpunim dhe “mbajtjes pa leje të armeve luftarake dhe municioneve”.

Gjykata u shpreh se nuk ka dyshime të arsyeshme se autor i veprës penale është shtetasi Erigers Mihasi.

“Nga hetimi ka dyshime se autor i ngjarjes mund të ketë qenë shtetasi Fabjan Gaxha, i vrarë në ngjarjen e ish-bllokut”, thuhej në arsyetimin e Gjykatës së Gjirokastrës.

Dispozitivi i vendimit

/BoldNews.al/