Trajneri i Mayweather tregon se si Mcgregor tentoi ta “blejë” përpara sfidës me amerikanin

Nate Jones, një nga trajnerët e Floyd Mayweather, ka bërë me dije se Conor McGregor i ka ofruar 1.5 milionë dollarë në vitin 2017, në mënyrë që ta afronte në stafin e tij për ta stërvitur.

Kjo ofertë ka ndodhur pak kohë para se McGregor dhe Mayweather të duelonin mes tyre, në gusht të 2017-ës (Mayweather fitoi me KO në raundin e dhjetë).

Jones ka punuar me Mayëeather që prej vitit 2002 dhe shprehet se për këtë ofertë nuk ka biseduar më askënd deri më sot. “Floyd nuk e di, por unë kam marrë një telefonatë nga stafi i McGregor për të punuar me ta. Madje më kërkuan që në atë duel unë të isha në këndin e tyre si trajner”, tha Nate Jones.

“Më ofruan 1.5 milionë dollarë, por unë refuzova. Më telefonoi Montell Griffin dhe më tha që më duan në stafin e Conor. Më telefonuan sërish dhe më konfirmuan shumën, duke më kërkuar të jem në anën e tyre në atë duel, por u mbylla telefonin.”

Më tej Jones deklaroi se pak minuta para ndeshjes me Mayweather, irlandezi ishte tepër nervoz, shumë ndryshe nga tipi i tij kur flet për mediat dhe ku të jep përshtypjen që nuk ka frikë nga asgjë.

LEXO EDHE  Zyrtare/ Valon Behrami nuk do të jetë më lojtar i Genoas

“Në boks pak minuta para ndeshjeve, skuadrat dërgojnë një njeri të besuar në kampin respektiv për të kontrolluar që kundërshtari nuk po bën asgjë ilegale.

“Në atë ndeshje shkova unë dhe pashë Mcgregor që po u bënte gati. Nuk kisha parë dikë më nervoz se ai në jetën time. Kjo më shokoi sepse para javë përpara ndeshjesh ai vetëm ofendonte Floyd-in. Por në dhomat e zhveshjes ishte i tmerruar. Shkonte në tualet çdo minutë.” ka thënë Jones.