Studimi/ Personat asiptomatikë kanë sistem imunitar më të dobët ndaj koronairusit

Njerëzit të cilët janë të infektuar me koronavirus por nuk zhvillojnë kurrë simptoma mund të kenë sistem imunitar më të dobët ndaj virusit.

Studimi, i botuar në revistën “Nature Medicine” të enjten, zbuloi se një grup pacientësh Covid-19 të cilët ishin asimptomatikë kishin nivele antitrupash që ishin dukshëm më të ulëta se sa u gjetën në mesin e pacientëve që kishin simptoma të buta. Sipas studiuesve, ky konstatim sugjeron që pacientët asimptomatikë kanë përgjigje më të dobëta imune.

Ata gjithashtu zbuluan se pacientët asimptomatikë qëndronin më gjatë të infektuar, duke përbërë kështu më shumë rrezik për infektimin e të të tjerëve.

Në studim u përfshinë të dhënat e 37 pacientëve të infektuar të diagnostikuar para 10 prillit dhe që nuk zhvilluan asnjë simptomë. Të dhënat e tyre shëndetësore, të marra nga mostrat e gjakut dhe testet e tjera, u krahasuan me 37 pacientë të tjerë Covid-19 që kishin simptoma të buta.

LEXO EDHE  Studimi/ Sa efektive janë vaksinat Pfizer dhe Moderna

Të dhënat treguan se pacientët asimptomatikë po infektonin më shumë se simptomatikët për mesatarisht 19 ditë. Ndërsa simptomatikët, referuar studimit, infektonin brenda 14 ditësh.

Të dhënat sugjeruan gjithashtu se nivele të caktuara të antitrupave midis pacientëve asimptomatikë ishin dukshëm më të ulëta në krahasim me pacientët simptomatikë.

Në mesin e pacientëve pa shenja, 81.1% kishin ulje në nivelet e tyre neutralizuese të antitrupave gjatë tetë javëve pasi u larguan nga spitali krahasuar me 62.2% të pacientëve që zhvillojnë shenja.