E përditshmja angleze “The Telegraph” boton një intervistë, në të cilën Sër Richard Dearlove, kreu i shërbimit sekret anglez (i njohur më shumë se MI6) nga 1999 deri më 2004, pohon se “beson që pandemia e koronavirusit ka filluar për shkak të një incidenti kur virusi ka dalë nga një laborator në Kinë” dhe pyetet, në se në ndonjë situatë Kina do të pranonte një përgjegjësi, ajo do të pranonte të paguante edhe dëmet.
Vërtetësi ose jo e tezave të shpalosura, ky artikull meriton që të futet në një manual lufte informacioni pasi përmban të gjithë elementët klasikë e një PsyOps, sa butësisht të përdorura, aq komplesivisht në gjendje që të prodhojë efektin (diz)informativ të dëshiruar. Argumenti është ai që është ngritur nga fillimi i pandemisë: kërkimi i përgjegjësive për shpërthimin e infektimit që është përkthyer në kërkim obsesiv i provave (dhe deri më tani të pafrytshme) lidhur me përfshirjen e Republikës Popullore të Kinës dhe në përdorimin e argumentave retorike që kërkojnë të futen në mungesë të provave duke kërkuar një perceptim të përhapur në opinionin publik, që pavarësisht nga “hapësirat”, gjërat praktikisht kanë shkuar në këtë mënyrë.
Sikur të ishin përballë një operacioni lufte informative dhe, për pasojë, do të donim ta “lexonim” artikullin e “The Telegraph” në këtë kontekst, atëhere mund të thuhet se strategjia do të përbëhej nga 3 elementë: objektivi, mjeti dhe qëllimi. Objektivi imediat është ai i përsëritjes së narrativës – deri më tani e pambështetur nga prova – lidhur me përgjegjësinë e Kinë në përhapjen e koronavirusit. Mjeti është përdorimi dhe një lloj “ankorimi” i kësaj narrative në perceptimin publik nëpërmjet figurave me profil shumë të lartë. Qëllimi është ai i ushtrimit presion ndaj Kinës, në mënyrë që të heqë dorë, të paktën në masë të konsiderueshme, nga stërfuqia ekonomike e saj dhe nga dara që ushtron mbii vendet e mëdha perëndimore nëpërmjet kontrollit të borxhit publik të tyre.
Vektori informativ
Le ta fillojmë nga ana më e thjeshtë, “vektori informativ”. “The Telegraph” është një gazetë e anës konservatore e botuar nga 1865 që midis korrespondentëve të saj ka pasur Kryeministrin aktual britanik (Alexander) Boris (de Pfeffel) Johnson. Nëqoftëse është e vërtetë se “mjeti është mesazhi”, atëhere zgjedhja e orientimit politik të gazetës nëpërmjet të cilës përcillet lajmi është jashtëzakonisht tregues, sidomos po të kihet parasysh se forma e zgjedhur është ajo e intervistës ekskluzive.
I intervistuari
Le të vijmë tek i intervistuari: Sër Richard Dearlove është konservator i deklaruar dhe mbështetës i Hard Brexit. Edhe pse është “jashtë loje”, formalisht të paktën nga 2004, ka shumë të ngjarë se ka mbetur në kontakt me botën ku ka qenë pjesë prej dekadash. Kështu, efekti komplesiv është ai i një njeriu që ka qenë pjesë në nivelet më të larta e të gjithë korpusit të pushtetit dhe, për pasojë, i pajisur me autoritet të madh. Domethënë, “nëqoftëse e thotë ai” do të thotë se është e vërtetë. Ky është zbatimi sëprapthi i parimit të kompetencës, i sintetizuar mrekullisht në në esklamacionin “ne supra crepidam, sutor!” dhe që ka karakterizuar mendimin sokratik: fakti i të qënit kompetent në një fushë nuk do të thotë të jesh edhe në fusha të tjera. Me hamendje është kështu, por ideja funksionon (shumë) shpesh dhe, për pasojë, një deklarim i ardhur nga një figurë e nivelit të Sër Dearlove ka një vlerë të atillë që e bën lehtësisht të “absorbueshëm” nga lexuesit pavarësisht nga merita.
Struktura e argumentimit dhe fjalëkyçet
Le ta analizojmë tani mesazhin dhe në mënyrë të veçantë strukturën e argumentimit. “Varësja” në të cilën janë varur të gjitha rruazat e tjera të zinxhirit logjik është fakti që Dearlove deklaron se ka parë një studim të ri shkencor të “rëndësishëm” (thonjëzat janë në tekstin origjinal) që sugjeron se koronavirusi është krijuar nga shkencëtarët kinezë. Fjalëkyçet janë “parë”, “rëndësishëm”, “ri”, “shkencor” dhe “sugjeron”. Fakti që Dearlove ka një kompetencë të padiskutueshme në sektorin e inteligjencës nuk e transformon në gjenetist apo virolog. Anipse asgjë nuk e përjashton që të ketë fituar dije në këto fusha, biografia publike e tij i atribuon një diplomë për Histori. Kështu, fakti që ka “parë” një studim shkencor nuk nënkupton se ia ka “kuptuar” domethënien. Kjo do të thotë se duhet t’i ketë besuar abstraktit apo konkluzioneve, siç bën kushdo që i duhet të ndeshet me dokumente jashtëzakonisht kompleks nga pikëpamja teknike, pa qenë ekspert i fushës.
Përdorimi fjalës “rëndësishëm” është ambig, pasi nuk kuptohet se kujt i referohet. Studimi është i “rëndësishëm” sepse demonstron që qasja e autorëve në krijimin e vaksinës nga ana e kompanisë për të cilën punojnë është ajo e duhura? Apo pse thekson teorinë që koronavirusi ka origjinë laboratorike? Theksimi i faktit që studimi është i “ri” nënkupton të nxitet perceptimi se autorët kanë zbuluar disçka që të gjithë të tjerët nuk do të ishin në gjendje ta shikonin. Gjë që nuk është e keqe në vetëvete, duke qenë se shkenca punon saktësisht në këtë mënyrë, por është përdorimi i fjalës “shkencor” ai që ngjall dyshime.
Lidhur me përdorimin e fjalës “shkencor”, “The Telegraph” referon se studimi i parë të cilit i referohet Dearlove èështë refuzuar nga revista të ndryshme të sektorit dhe përmbantee akuza eksplicite kundër Kinës, më pas të eliminuara në versionin definitiv. Veç kësaj, saktëson se konkluzionet e studimit janë vënë në dyshim nga institucione autoritare kërkimore dhe një prej kontribuuesve, konsulent shkencor i ushtrisë norvegjeze, e ka përjashtuar veten nga ky punim. Faktikisht, ajo që “The Telegraph” nuk shkruan është se fakti që artikulli është pranuar për botim në një revistë shkencore nuk do të thotë se është automatikisht korrekt. Në të vërtetë, botimi do të thotë vetëm se artikulli respekton standardet minimale sa për të marrë vulën e revistës. Ama kjo nuk i jep vlerë rezultateve, nga momenti se kjo mund të ndodhë vetëm përballë verifikimit të pavarur të konkluzioneve.
Shembulli i këtyre ditëve është “shprehja e preokupimit” botuar nga “The Lancet” për një artikull lidhur me efikasitetin e hidroksiklorokinës në kurimin e infektimit nga koronavirusi, rezultatet e të cilit janë vënë në diskutim pikërisht në vijim të botimit të artikullit në revistën shkencore. Së fundi, në mbështetje të mëtejshme të tezës kryesore (koronavirusi është produkt laboratorik) “The Telegraph” citon një studim tjetër të njëjtëve autorë, por që nuk është pranuar akoma për botim nga askush dhe prandaj (por këtë “The Telegraph” nuk e thotë) as nuk është verifikuar nga pikëpamja e qëndrueshmërisë së metodës, as nga ajo e besueshmërisë së rezultateve. Kështu, konkluzioni i parë është se studimi i “parë” nga Dearlove është “shkencor” në metodë, por jo domosdoshmërisht në rezultate. Diferenca nuk është e pakët, por është me rëndësi themelore për qëllimet e efektit bindës të argumentimit. Së fundi, nëse “re” dhe “shkencor” i bashkangjisim “sugjeron”, atëhere duhet të konkludojmë se jemi përballë një hamendësimi jo një fakti.
Forcimi i vlerës së vërtetësë të mesazhit
Edhe ppse nuk duket se është ekspert gjenetike dhe virologjie, Sër Dearlove është me siguri ekspert në inteligjencë, por kjo nuk e transformon në burim me autoritet. Përkundrazi, pikërisht roli tij si shef i MI6 “sugjeron” që të merren me shumë rezerva deklaratat e tij që, nga ana e tyre, fare mirë mund të jenë pjesë e PsyOps. Dyshimi vjen po të marrë në konsideratë bindjen se koronavirusi i dalë nga një laborator në realitet nuk buron nga informacione të reja apo burime të drejtpërdrejta, por nga një konfirmim tautologjik. Virusi është artificial sepse e ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit Pompeo dhe pse edhe australianët kanë kërkuar një hetim lidhur me përhapjen e koronavirusit. Po ata australianë të cilëve “qeveri të preokupuara nga Covid-19 i kishin “kaluar” një dosje lidhur me përgjegjësitë e kinezëve. Veç të tjerash, lexuesit të vëmendshëm nuk do t’i shpëtojë rrethana se lajmi në fjalë është përhapur nga “The Daily Telegraph” australian që gjithsesi është pjesë e galaktikës Telegraph, gjë që evidenton një farë “qarkullueshmërie” në vlerësimin e burimeve. Një shembull klasik argumentum ad populum.
Anësi e konfirmuar dhe përzgjedhje e argumentave
Artikulli i “The Telegraph” bashkë me rregullat e gazetarisë së mirë jep edhe informacione që i kundërshtojnë opinionet e Sër Dearlove. Por kjo zgjedhje mund të jetë edhe zbatimi i një teknike të konsoliduar në menaxhimin e kritikës, në bazë të të cilit, duke i deklaruar paraprakisht pikat e dobëta e një pozicioni të caktuar shmang oose e redukton shumë mundësinë e të akuzuarit për përhapjen e lajmeve të anshme e të paplota. Veç kësaj, edhe një herë akoma, në zbatim të një teknike klasike të bindjes jo të drejtppërdrejtë, ofrimi i informacioneve sugjestionuese dikujt që është tashmë i bindur për një të “vërtetë” të caktuar shkakton refuzimin e marrjes në konsideratë të argumentave kundërfaktualë megjithëse të pranishëm në shpalosjen e përgjithshme të temës.
Vlera ambige e përgjithshme e vërtetësisë së pohimit fillestar
Shprehja fillestare e artikullit “Në një intervistë me The Telegraph, Sër Richard Dearlove tha se ai ka parë një raport të ri të “rëndësishëm” shkencor që sugjeron se virusi nuk u shfaq natyralisht, por u krijua nga shkencëtarë kinezë” do të duhej të riformulohej “kreu i Secret Intelligence Service, në pension prej më shumë se 15 vjetësh, beson se koronavirusi nuk është me origjinë natyrale, duke qenë se ka lexuar një artikull të shkruar nga kërkues që sugjerojnë këtë hipotezë, por pa e demonstruar dhe pse australianë e amerikanë thonë të njëjtën gjë”.
Mesazhi për Kinën
Si konkluzion, përdorimi i mjeteve klasike retorike falë të cilave e pademonstruara bëhet e besueshme, e besueshmja e mundur, e mundura bëhet e vërtetë dhe e sigurtë (koronavirusi është krijuar në laborator nga kinezët) është funksional me pasazhin e mëtejshëm: t’i kërkosh Kinës që të marrë përsipër dëmet e shkaktuara nga koronavirusi, ama – kujdes – jo prej neglizhencës dhe jo në vijim të një veprimit të qëllimshëm. Pasazhi i artikulli lexon tekstualisht: “Nuk mendoj se kjo filloi si aksident. Kjo ngre pikëpyetjen: Sikur Kina do të pranonte përgjegjësi, i paguan kjo dëmshpërblimet? Mendoj se kjo do ta bënte çdo vend të botës që ta rimendonte marrëdhënien e tij me Kinën dhe mënyrën sesi komuniteti ndërkombëtar sillet ndaj lidershipit kinez”. Në terma negociimi, mesazhi është i qartë: pranoni të “paguani dëmet” dhe në shpëblim do të theksojmë se nuk e keni shkaktuar qëllimisht pandeminë (dhe, për pasojë, nuk do ta shppërthejmë Luftën e Tretë Botërore) dhe mund edhe t’i rikonsiderojmë pengesat ndaj kompanive dhe produkteve të teknologjisë së lartë (Huawei, por jo vetëm).
Rregulla për kundërinformacion. Të shikosh përtej dukjes
Siç u tha në hyrje, nuk ka elementë për të pohuar nëse ky artikull i “The Telegraph” është apo jo pjesë e një operacioni PsyOps, anipse pikërisht kjo mungesë provash mund të bëjë që ta mendosh se është. Gjë që evidenton vështirësinë e interpretimit të ngjarjeve dhe të mos arrihet të dallohet zbatimi i një strategjie të qëllimshme nga një veprim individual dhe jo i futur në një kontekst më të gjerë. Ky është rreziku konstant i kujt merret me analiza, pasi plus belle des ruses du diable est de vous persuader qu’il n’existe pas.
Të dallosh kuptimin nga perceptimi
Një tjetër aspekt interesant nga një pikëpamja e përgjithshme e nxjerrë në pah nga ky artikull ka të bëjë me diferencën midis “perceptimit” dhe “kuptimit” të domethënies së ndërtimit të komunikimit. Mesazhet e përcjella nga “The Telegraph” “arrijnë” menjëherë tek lexuesi sepse perceptimi i tyre është i menjëhershëm dhe aracional, ndërsa analiza kritike e artikullit ndërmjetësohet nga perceptimi racional, duke qenë pra i lodhshëm. Kështu që mund të thuhet se ndërsa mesazhi PsyOps është “absorbuar” drejtpërsëdrejti, ai i analizës që e destrukturon është “filtruar”, me një humbje të pshmangshme efikasiteti. Për pasojë, një reagim që të donte të “ekspozonte” mangësi, instrumentalizime apo falsitete dhe që t’i listonte ato do të shkaktonte efektin e kundërt, duke forcuar paradoksalisht mesazhin fillestar (dhe është po aq interesante të nënvizohet se në fakt pikërisht kjo është paradigma e komunikimin e zakonshëm politik).
Të përdorësh gurët që të ndërtosh mozaikun
Kështu që është e rëndësishme të mbahet e dallueshme faza e analizës së pastër – që duhet të japë elementë sa më objektivë të mundshëm dhe të dallueshëm nga opinionet – nga zbatimi taktik i saj në terren. Kjo kërkon që të organizohen të dhënat në funksion të objektivit që duhet arritur jodomosdoshmërisht në terma “vërtetësie” apo “kuptueshmërië” sesa në terma përforcimi të qëllimit strategjik. Me fjalë të tjera, kjo do të thotë se nuk ekziston një dhe vetëm një mënyrë për t’i kombinuar informacionet dhe se nuk ekziston një dhe një formë e vetme që mund të marrë mesazhi apo veprimi i jashtëm.
(Andrea Monti, Profesor i së Drejtës të Rendit dhe Sigurisë Publike në Universitetin e Chieti-Pescara, ka analizuar intervistën në gazetën “The Telegraph” e Sër Richard Dearlove) /Përgatiti ARMIN TIRANA-RD/