Reshjet e shiut përmbytin rrugët në Tiranë/ FOTOT

Reshjet e shiut kanë sjellë përmbytje në rrugët e kryeqytetit.

Nga fotot e sjella nga BoldNews.al, duket një segment i aksit që lidh ish-sheshin Shqiponja me mbikalimin pranë Unazës së Re. Uji mbulon krejt sipërfaqen e rrugës në disa zona.

Mësohet se probleme me përmbytjen e rrugëve ka pasur dhe në zona të tjera të kryeqytetit. Po ashtu, rruga dytësore që lidh Tiranën me Durrësin është mbuluar nga uji.

LEXO EDHE  Ironia e Manjanit me Yuri Kim: Afganët i presim me lule, shqiptarët i shembin në dru

Shpesh, reshjet e shiut përmbytin rrugët jo vetëm në Tiranë, por edhe zona të tjera të vendit. Javën e kaluar, pati përmbytje në Berat dhe Librazhd.

Problemi mbetet i njëjtë prej vitesh edhe ende nuk po merr zgjidhje.