Çako reagon pas kërcënimeve të Ramës: Lëvizja jonë do ju shkatërrojë, racën tonë nuk e asgjeson askush

Pas kërcënimeve të kryeministrit Edi Rama se do të gjobisë dhe burgosë të gjithë ata që grupohen, si masë parandaluese për COVID 19, ka reaguar edhe konspiracionisti Alfred Çako, i cili është gjithashtu dhe një nga kundërshtarët më të mëdhenj të ‘vaksinës’.

Në postimin e tij në Facrbook Çako shkruan se Rama është i friksuar nga forca qytetare dhe nga protestat e atyre që nuk e duan vaksinën, prandaj po urdhëron një tjetër karantinë.

Cako gjithashtu thekson se askush nuk ëhstë infektuar gjatë pjesmarrjes në protestë, por këtë Rama e bën nga frika se ju prishën planet.Ndërkohë Çako fton gjithë shqiptarët që të dalin në protestën e thirru nga ai dhe mos bëjnë asnjë hap pas në kauzën për të mbrojtur rracën njerëzore nga sulmet e fëlliqua të një grupimi që do të vendosë diktaturën në botë.

Ja postimi i Çakos:

Maska ra!

E kuptuat tani sa frike ka Kryevirusi nga Protesta jone Anti PLANDEMI Nr. 2 dhe Anti VAX?

E kuptoni se sa i tmerron ata fuqia e popullit?

Pervec objektivit madhor te Vaksines me shtrengim ose detyrim, Kryevirusi me shtabin e Shoqerise se Hapur duan te abuzojne per te rembyer me shpejt thelat nen represion popullor dhe te futin sa me shume siriane per ta shpopulluar Sirine e plagosur nga Lufta Civile prej planeve te Kabales dhe pee te krijuar mundesine per te krijuar Izraelin e Madh te cilen deri tani e kane ndalur 4-shja Trump-Putin-Erdohan–Iran. Megjithate Kabala po punon dhe ketij tradhetarit te kombit i ka caktuar detyre te pranoje ndoshta 100 mije Siriane. Synimi i dyte eshte te prishin kohezionin e popullit shqiptar duke perziere me te disa raca te tjeea qe me mbeshtetje demografike ne dekadat qe do te vine ata te ytefishohen dhe te sherbejne si bombe me telekomande kunder shqiptareve.

Qeveria duhet te beje transparence per te semutet me emra dhe nr. te kartave te identitetit dhe te tregoje sa te huaj ka futur gjate Plandemise nr. 1.

A ka ndonje nga ne qe nga tubimi i pare ka mare VOVID 19? le ta shkruaje ne koment por ta vertetoje me foto qe ka qene ne tubimin e pare.

Te gjithe ne sheshi Nene Tereza ne dt.19 qershor ora 18.

Ti tregojme kryevirusit dhe gjithe politikes se opozites se nenshtruar nga Soros se popullin shqiptar nuk mund ta trajtojne si salcice! Ti tregojme Sander Lleshajt se ne nuk e kemi feike terrorin antipopullor. Policia eshte me ne, mjeket jane me ne. Ata duhet te na mbeshtesin dhe te flasin mbi genjeshtrat e Kryevirusit sepse do ta hane te paret vaksinen sterilizuese e kancerogjene.

Cohuni shqiptare ne mbeshtetje te ketij tubimi! Racen tone nuk mund ta asgjesoje askush!

Levizja jone nuk eshte politike. Por ajo do shpartalloje cdo qeveri qe do ndjeke axhenden e VAKSINES dhe MIKROCIPIMIT te shqiptareve!

Te bashkuar nuk na mposhtin.

Tu themi:

Jo KARANTINE NR.2!

JO PLANDEMI NR.2!

Jo VAKSINE ME DETYRIM!

JO 5G! 5G VRET!

LEXO EDHE  Kursi i këmbimit, Dollari dhe Paundi në rritje. Euro pëson ulje