• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Për një editorial të gabuar jep dorëheqjen kryeredaktori i “New York Times”

10:54 : 09/06/2020
në BOTA

Nga Zëri Amerikës-

Gazeta “New York Times” është kritikuar pas publikimit të një artikulli në formën e një opinioni më 3 qershor të senatorit republikan nga Arkansasi, Tom Cotton, me titullin “Dërgoni trupat”. Zoti Cotton shkruante se një “shfaqje e madhe e forcës” do të rivendoste rendin pas protestave të përhapura në të gjithë vendin, disa prej të cilave të dhunshme.

“Është vonë për të mbështetur autoritet e zbatimit të ligjit në nivel vendor me autoritetin federal“, shkruante zoti Cotton.

Agjencia e lajmeve “Reuters” thotë se nuk arriti të sigurojë ndonjë koment mbi këtë zhvillim nga James Bennet si dhe nga ndonjë përfaqësues i senatorit Cotton. Opinioni i shkruar në “New York Times” nxiti kritika si brenda ashtu edhe jashtë redaksisë së gazetës. Disa lexues e gazetarë thanë se artikulli mbështeste veprime që do të vinin në rrezik protestuesit dhe gazetarët.

Fillimisht, botuesi i gazetës “New York Times” A.G. Sulzberger e mbështeti vendimin për ta botuar artikullin.

Lexo edhe:

Protestuesit “thyejnë” rutinën, protesta e radhës masive do të zhvillohet në orët e para të mëngjesit

Shqipëria zien nga protestat/ Rama për DW: Akuzat janë gënjeshtra! Nuk iki

“Unë besoj në parimin e të qënit të hapur ndaj opinioneve të ndryshme, madje edhe ndaj atyre me të cilat ne nuk pajtohemi dhe ky artikull u botua nën këtë frymë“, shkruante ai në një email drejtuar stafin të gazetës ditën e enjte.

Por të dielën zoti Sulzberger shkruante në një shënim dërguar stafit të gazetës që u sigurua edhe nga “Reuters” se: “javën e kaluar pamë një dështim të fortë në procesin tonë të redaktimit që nuk është i pari që kemi përjetuar vitet e fundit“.

Protestat për drejtësi mes komuniteteve të ndryshme racore në vend shpërthyen 14 ditë më parë pas shfaqjes së pamjeve filmike që tregonin George Floyd, një 46 vjeçar të paarmatosur, nën pranga e të shtrirë me fytyrën poshtë në një nga rrugët e Mineapolis ndërsa një oficer policie i kishte vendosur gjurin mbi qafë duke e mbajtur për rreth nëntë minuta.

James Bennet do të zëvendësohet nga Katie Kingsbury. Zoti Bennet ka qenë redaktor i faqes editoriale të gazetës që nga viti 2016. Ai ka ndihmuar në zgjerimin e gamës së zërave të botuar në gazetë si dhe ka eksploruar formate të reja, sipas një emaili që zoti Sulzberger i kishte dërguar stafit të gazetës. Para se t’i bashkohej “New York Times” në detyrën e redaktorit, zoti Bennet ishte kryeredaktor i revistës “The Atlantic”.

Dorëheqja e tij vjen ndërsa disa redaksi lajmesh në të gjithë Shtetet e Bashkuara po rishqyrtojnë vendimet e tyre mbi artikuj të botuar nëse ato përfaqësojnë shumëllojshmërinë dhe ndjeshmërinë e duhur ndaj çështjeve të komunitetit afrikano-amerikan.

Të shtunën, kryeredaktori i gazetës “Philadelphia Inquirer”, Stan Wischnowski dha dorëheqjen pasi punonjës të saj dolën në protestë lidhur me një artikull të titulluar “Edhe ndërtesat janë të rëndësishme”, një artikull mbi ndikimin e demonstratave të dhunshme tek prona private.

“Stan Wischnowski ka vendosur të largohet nga detyra e nënpresidentit dhe kryeredaktorit e të nisë një kapitull tjetër në karrierën e tij“, thuhej në një deklaratë të shkruar të drejtueses ekzekutive të “Philadelphia Inquirer” Lisa Hughes.

“Reuters” nuk ka arritur të sigurojë ende asnjë koment nga zoti Wischnowski rreth këtij zhvillimi.

Etiketa: doreheqjekryeredaktorNew York Times

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protestuesit “thyejnë” rutinën, protesta e radhës masive do të zhvillohet në orët e para të mëngjesit

23:00 : 09/07/2026
AKTUALITET

Shqipëria zien nga protestat/ Rama për DW: Akuzat janë gënjeshtra! Nuk iki

18:57 : 02/07/2026
AKTUALITET

Sot protesta e 32-të kundër Ramës, mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqje

19:01 : 01/07/2026
AKTUALITET

Dorëheqja mashtruese e Vuçiç dhe mësimi për protestat e Tiranës!

08:24 : 01/07/2026
RAJONI

A do të bëhet Vuçiç sërish kryeministër i Serbisë?

17:30 : 29/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen, Manja “në hapat” e Ramës: Ka kontratë deri në 2029

17:59 : 28/06/2026
Para

Shkarkonte ujin e ndotur në lumin Fan, gjobitet me 2 mln lekë fabrika e pasurimit të bakrit

TË GJITHA

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026

Argjentina barazon Anglinë, Fernandez rikthen ekuilibrin në gjysmëfinalen e Botërorit

22:50 : 15/07/2026

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

22:49 : 15/07/2026

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş