Kapshticë, kapen 200 kg kanabis në një kamion, arrestohet drejtuesi i mjetit

Rreth 200 kg kanabis u kapën në një kamion në pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës.

Mësohet se lënda narkotike kishte si destinacion Greqinë, ndërsa ajo ishte fshehur në tavanin e kamionit.

Policia ka ndaluar drejtuesin e kamionit, i cili është një 55-vjeçar nga Tirana.

LEXO EDHE  Për të fluturuar drejt Greqisë duhet të pajiseni me kod/ Rregullat e reja

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen, si dhe identifikimin e autorëve të tjerë të përfshirë