Kreu i opozitës Lulzim Basha ka komentuar në ‘Opinion’ deklarata e bëra nga presidenti meta se ai kishte marrë premtimin e opozitës për tu futur në zgjedhje nëse do të kishte nëj datë të re.
Basha deklaroi se ai dhe opozita nuk kanë bërë një premtim të tillë, pasi situata tregoi se KQZ ishte e kapur nga mazhoranca dhe injoroi dekretin e presidentit meta.
Sipas Bashës, Meta bëri mirë në zhdekretimin e datës së parë, pasi shmangu përplasjen mes qytetarëve.
‘Presidenti dekretoi një datë tjetër ishte në tagrin e tij. Që presidenti shmangu përplasjen duke zhdekretuar datën edhe kjo ishte një gjë e mirë. Pretendimi se opozita do të hynte në një proces që nuk ekzistonte dhe se dekreti i presidentit u injorua tërësisht nga KQZ. Nuk është e vërtetë që ne premtuam se do futemi në zgjedhje’, deklaroi Basha.