Zbardhet dosja, Luan Daci: Se kam detyrim të tregoj se jam shkarkuar

Zbardhet vendimi i Gjykatës së Posaçme që pezulloi nga detyra gjyqtarin e KPA-së Luan Daci. Në vendimin e siguruar nga gazetarja Glidona Daci thuhet se Daci ka kryer tre shkelje ligjore, duke fshehur shkarkimin nga detyra 23 vite më parë si dhe duke gënjyer Avokatin e Popullit dhe Komisionin Ad Hoc në Kuvend.

Më pas Daci shkon deri aty sa thotë se nuk e ka detyrim të tregojë një shkarkim të 20 viteve më parë me të cilin nuk është dakord.

Në CV-në e tij drejtuar Avokatit të Popullit për aplikimin si gjyqtar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit Luan Daci ka fshehur faktin se ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ndërkohë që në seancën dëgjimore të 2 qershorit 2017 në Kuvend, ai ka pranuar se ka qenë anëtar i kësaj gjykate duke deklaruar se larguar me dorëheqje nga ky post.

“Kam filluar në shtator të vitit 1993 fillimisht si ndihmës gjyqtar, kur kemi dhënë diplomën para komisionit shtetëror, dy ditë pas dhënies së diplomës jam emëruar gjyqtar. Unë kam ikur me dorëheqje sepse nuk na lejuan të regjistroheshim“, ka deklaruar Daci.

Ndërkohë më vonë në një kërkesë drejtuar Avokatit të Popullit, Daci është shprehur se ndaj tij nuk është marrë masë disiplinore e largimit nga puna ose ndonjë masë tjetër e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit në momentin e aplikimit. Po ky deklarim i tij, thuhet në vendim ka rezultuar të jetë i pavërtetë për shkak se me vendimin e Këshillit i Lartë i Drejtësisë ai është shkarkuar nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi në punë.

LEXO EDHE  ‘Në 2017 humbën jetën 1500 persona’/ Goxhaj plas ‘bombën’: Kanë fshirë gjithçka nga sistemi, po përgatisin plandeminë

Me një vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë në 24 dhjetor 1997 theksohet se Daci largohet nga detyra e gjyqtarit për shkelje të ligjit dhe paaftësi për punë

Pyetur se pse ka vendosur të fshehë një fakt të tillë Daci ka deklaruar se nuk ke ka parë të arsyeshme sipas konceptit të tij të japë hollësira në lidhje me largim,in nga puna në vitin 1997, kjo pasi sipas tij është një e dhënë e cila nuk kërkohet në formular, dhe se është një masë disiplinore që është marrë 20 vite më parë dhe tashmë nuk është më fuqi.

Ndërsa shton se ka qenë edhe kundër vendimit që e ka shkarkuar 23 vite më parë, duke shmangur kështu pyetjen mbi shkeljen ligjore të fshehjes së shkarkimit.

SPAK ka sekuestruar dokumentacionin e të gjithë procedurës së ndjekur për emërimin e gjyqtarit Luan Daci në KPA.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot të ngrijë çështjet që shqyrtohen nga Daci në këtë shkallë të vlerësimit, deri në daljen e vendimit të GJKKO./abcnews.al