• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Policia po përdoret politikisht”/ AMT: Ata që shembën Teatrin do e marrin përgjigjen nga qytetarët

15:51 : 18/05/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka reaguar sërish sot për shkeljet e kryera nga gjatë shembjes së godinës. Aleanca akuzon Policinë e Shtetit për përdorim politik, ndërsa premton se autorët e shembjes do e marrin përgjigjen nga qytetarët.

“Policia e Shtetit mbështeti një aksion i cili nisi shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar kur ende Brenda kishte qytetarë duke u rrezikuar drejtëpërdrejt jetën me dashje të drejtëpërdrejtë.

Mund të dimë çfarë lidhje ka uniforma e Policisë së Shtetit me tentativën për të vrarë njerëz që faj të vetëm kanë dashurinë për artin, trashëgiminë kulturore si dhe pronën publike?

A mund të na thotë Policia e Shtetit në cilën nga kategoritë e këtij neni ishim ne artistët dhe qytetarët që mbronim një godinë të trashëgimisë kulturore nga shkatërrimi, për të përdorur në aksion struktura special operacionale të armatosura rëndë?

A mund të sqarojë Policia e Shtetit çfarë dhe kush ishin ata që mbanin veshur uniformën e policisë së shtetit dhe në kokë kishin maskë e në trup asnjë kod identifikues që dhunonin me shkelma në mënyrë barbare të rinj që ishin aty për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore?

Lexo edhe:

U shpall i zhdukur, gjendet i vdekur 71-vjeçari në Korçë

Pa denoncim e pa uniformë, policia dhunon biznesin në Sarandë

A mund të sqarojë Policia e Shtetit çfarë lidhje ka me maskat ndaj një grupimi qytetar që fuqia e vetme që ka është fjala dhe e drejta?”, thuhet në deklaratë.

Deklarata

Prishja e Teatrit Kombëtar sigurisht që ishte një vendim politik për të cilën përgjegjësit do e marrin përgjigjen nga qytetarët, por me këtë akt është bërë pis edhe uniforma e Policisë së Shtetit.

Prishja e godinës së Teatrit Kombëtar është bërë në kundërshtim të plotë të kuadrit ligjor në fuqi, me një vendim që edhe pse i marrë nga një Këshill Bashkiak antikushtetues nuk është respektuar ligji për hyrjen e tij në fuqi.

Në bazë të ligjit Nr. 139 të vitit 2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, në nenin 55 që bënë fjalë për “votimin” nga ana e Këshillave Bashkiake, në pikën 6 përcaktohet se:

“Aktet e këshillit shpallen brenda 10 ditëve nga data e miratimit të tyre dhe hyjnë në fuqi 10 ditë pas shpalljes. Aktet me karakter individual hyjnë në fuqi në datën e njoftimit të tyre subjekteve që përfshihen në to.”

Qartësisht Policia e Shtetit është bërë vegël e një procedure të paligjshme që në krye të herës.

Policia e Shtetit në kuptim të ligjit duhet të jetë organizatë asnjanëse, ajo duhet t’i bindet vetëm ligjit.

Teatri Kombëtar është pronë publike e si e tillë ishte nën administrimin e qytetarëve që e kishin marrë në mbrojtje. Vetëm një vendim gjykate për lirim dorëzimin e godinës do mund të legjitimonte ndërhyrjen e Policisë së Shtetit për zbatimin e një vendimi që fillimisht duhet të merrte fuqi ligjore.

Ligji Nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit” që në nenin 17 përcakton detyrat e kësaj organizate dhe konkretisht ndër të cilat:

a) mbron jetën, shëndetin, pronën publike dhe private;
b) ruan rendin dhe sigurinë publike;

Në aksionin e datës 17.05.2020 Policia e Shtetit cënoi shëndetin e dhjetëra qytetarëve përmes dhunës fizike dhe terrorit psikologjik duke u drejtuar armët në kokë qytetarëve brenda godinës së Teatrit Kombëtar, duke iu afruar pa maska e prekur pa doreza sipas rregullave për ruajtjen e shëndetit në kushtet e pandemisë COVID-19, cënoi pronën publike në mënyrë të pakthyeshme ndërkohë që çështja ishte duke u pritur të gjykohej në Gjykatën Kushtetuese, si dhe cënoi rendin dhe sigurinë publike duke thyer gjendjen e fatkeqësisë natyrore e duke nxitur reagimin qytetar.

Policia e Shtetit ka shkelur nenin 98 pika 1 të ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit” i cila përcakton se:
“Punonjësi i policisë i kryen detyrat për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë publike me uniformën dhe shenjat e përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave. Uniforma dhe shenjat dalluese të policisë përdoren vetëm gjatë shërbimit ose për shkak të tij.”

Gjithashtu është shkelur neni 11 pika 4 i “Rregullores së Policisë së Shtetit” e cila përcakton se:
“Punonjësi i Policisë së Shtetit është i detyruar të paraqesë dokumentin e identifikimit dhe medaljonin zyrtar vetëm gjatë kryerjes së detyrës.”

Ka prova të pakunërshtueshme se ditën e djeshme punonjësit e Policisë së Shtetit kanë qenë pa shenjat identifikuese (kodet, numrat dhe mbiemrat).

Policia e Shtetit ka shkelur nenin 89 gërma “c” të ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit” e cila përcakton se:
“Punonjësi i policisë në ushtrimin e kompetencave ka dhe këto detyrime:
të kërkojë ndihmë mjekësore dhe të marrë masat realisht të zbatueshme për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e personit që ka në ruajtje ose që e ka dëmtuar atë gjatë kryerjes së një veprimi kur është në detyrë;”

Botërisht dje u provua se nga dhuna barbare nuk u gjet koha të njoftohej asnjë ambulancë për të lënduarit.

Policia e Shtetit ka shkelur nenin 102 të ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit” i cili përcakton se:

“1. Masa për të shmangur rrezikun duhet të jetë në proporcion me shkallën e rrezikshmërisë, të drejtat dhe interesat që vihen në rrezik dhe/ose cenohem, si dhe nuk duhet të përbëjë kapërcim të kufijve të nevojës për situatën e paraqitur.”

Policia e Shtetit ka shkelur nenin 135 në pikën 1 dhe 2 të ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit” i cili përcakton se:
“1. Për kryerjen e operacioneve të sigurisë së veçantë dhe zgjidhjen e situatave, të cilat nuk mund të përballohen nga shërbimet e tjera të policisë, përdoren struktura speciale operacionale të policisë.
2. Përgjegjësitë e këtyre strukturave janë:
a) çlirimi i pengjeve;
b) kapja e personave të armatosur me rrezikshmëri të lartë dhe transportimi i tyre në mjediset e policisë;
c) mbështetja e strukturave, të cilat sigurojnë personalitetet e larta shtetërore, të vendit ose të huaja, në rastet kur ka të dhëna për akte terroriste ndaj tyre;
ç) rivendosja e rendit dhe e sigurisë publike, kur kjo është e pamundur vetëm me strukturat e tjera policore;
d) marrja në ruajtje e personave, të cilëve u kërcënohet jeta për shkak të detyrës.”

Policia e Shtetit mbështeti një aksion i cili nisi shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar kur ende Brenda kishte qytetarë duke u rrezikuar drejtëpërdrejt jetën me dashje të drejtëpërdrejtë.

Mund të dimë çfarë lidhje ka uniforma e Policisë së Shtetit me tentativën për të vrarë njerëz që faj të vetëm kanë dashurinë për artin, trashëgiminë kulturore si dhe pronën publike?

A mund të na thotë Policia e Shtetit në cilën nga kategoritë e këtij neni ishim ne artistët dhe qytetarët që mbronim një godinë të trashëgimisë kulturore nga shkatërrimi, për të përdorur në aksion struktura special operacionale të armatosura rëndë?

A mund të sqarojë Policia e Shtetit çfarë dhe kush ishin ata që mbanin veshur uniformën e policisë së shtetit dhe në kokë kishin maskë e në trup asnjë kod identifikues që dhunonin me shkelma në mënyrë barbare të rinj që ishin aty për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore?

A mund të sqarojë Policia e Shtetit çfarë lidhje ka me maskat ndaj një grupimi qytetar që fuqia e vetme që ka është fjala dhe e drejta?

A mund të sqarojë Policia e Shtetit përse përdori armë të rënda në një aksion që kishte përballë qytetarë dhe artistë pa asnjë precedent penal? Cili ishtë qëllimi?

A mund të sqarojë Policia e Shtetit mbi çfarë vendimi e bëri lirim dorëzimin e pronës së Teatrit Kombëtar kur vendimi i Këshillit Bashkiak ishte kundërshtuar gjyqësisht dhe ndaj ekspertëve të Institutit të ndërtimit që kishin firmosur prishjen ishte paraqitur një kallëzim penal?

18 Maj 2020

Etiketa: policiareagimeTeatri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U shpall i zhdukur, gjendet i vdekur 71-vjeçari në Korçë

19:55 : 14/05/2025
AKTUALITET

Pa denoncim e pa uniformë, policia dhunon biznesin në Sarandë

21:21 : 13/05/2025
AKTUALITET

Tiranë/ Mashtrime kibernetike, goditet grupi kriminal që shkaktoi dëm financiar mbi 3 mln euro

17:40 : 13/05/2025
AKTUALITET

E rëndë në Përmet/ 17-vjeçarja tenton t’i japë fund jetës

16:09 : 13/05/2025
AKTUALITET

Kandidatja dhe vëzhguesit e ‘Mundësia’ u përplasen me numëruesit, policia i nxjerr jashtë KZAZ

14:59 : 13/05/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Merret peng dhe dhunohet me makinë i riu në Tiranë, arrestohet autori

14:31 : 13/05/2025
Para

Skuadrat rikthehen në stërvitje, Duka përshëndet rifillimin e aktivitetit sportiv

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com