Higuain rikthehet te Juventusi, tashmë sulmuesi do të qëndrojë 14 ditë në karantinë

Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain, më në fund është rikthyer përfundimisht në Itali pasi kaloi gati dy muaj në vendin e tij të lindjes, Argjentinë.

Higuain mbërriti në Torino pasditen e sotme dhe së shpejti ai do t’i nënshtrohet testeve mjekësore në J Medical para se të qëndrojë dy javë në izolim.

LEXO EDHE  Tifozët deklaratë kundër Superligës, nismës i bashkohen edhe TKZ

Gjatë kohës së tij në Argjentinë, u përfol shumë për të ardhmen e tij me bardhezinjtë, me 32-vjeçarin që deklaronte që nuk ishte I gatshëm për një rikthim në klub për shkak të nënës së tij të sëmurë.

Me kthimin e Higuain, skuadra e parë e Juventusit tashmë është e kompletuar.