• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Një lloj soji allasoj

10:36 : 10/05/2020
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

-Përse denoncojmë kur nuk i heqim dot? Përse çirremi kur nuk na përfillin? Fare e thjeshtë jemi bërë si ata, një lloj soji allasoj.

Nga Ilir Levonja/ Dielli

Quajeni si të doni por indinjatat publike a denoncimet nga foltoret e krerëve të politikës, nga presidenca etj., nuk kanë asnjë vlerë. Sado të indinjuar të tregoheni, sado të inatosur, prapë nuk përbën zhvillim, nuk ka domethënien që jemi shoqëri e konsoliduar demokratike.

Ju bërtisni kot se në një farë mënyre si atyre që tërheqin zvarrë një zonjë, si shefave që kanë sipër as që u bëhet vonë. Atyre që tërheqin zvarrë janë duke u rrahur shpatullat shefat mbas kuintave, kurse ata që u tërhoqën vetëm sa do dalin dhe ankohen kamerave dhe kaq.

U vjen mirë dhe nesër e duan për medalje, madje do mbushin kurrikulat dhe me siguri nëse rasti i bën shtetarë vdesin të qeverisin pa u ngopur si këta të sotshmit. Në një farë mënyre marrin huqet e njëri-tjetrit. Ju hiqeni sikur jeni të skandalizuar por nuk bëni asgjë tjetër, lojën e vasalëve, lojën e politikës. Edhe ju jeni njësoj si ata pasi jeni përfshirë të tërë në një lloj qarkullimi pështymash karshi njëri-tjetrit dhe kaq.

Lexo edhe:

Pollo: Rama po shet si sukses kapitujt më të lehtë të negociatave me BE-në

“Berliner Zeitung”: Dua Lipa kundër qeverisë shqiptare! Qytetarët fituan mbështetësen më të shquar

Ju jeni po si ata që bëjnë gam-gam, kurse ata janë po ata që ju rrjepin të gjallë. U shpërndajnë nga një torbë me ushqime dhe ju ulërisni duke i ngritur në qiell, ziheni me ditë të tëra se e bëri mirë apo jo me këtë apo atë gjoja reformë. Se e vërteta është ajo që ju, nuk merakoseni për veten tuaj, nuk keni hallin tuaj, por hallin e tyre.

Madje e keni me qejf maksimal të ndërsjellë ndaj ai që tërheq e bën me pasionin e kaut dhe ai që tërhiqet jargavitet me pështymat e lopës. Po kështu edhe ne që nevrikosemi kur shohim pamjet aq sa e kemi të pamundur të kuptojmë se nga duhet ta kapim, nga koka apo nga këmbët?

Shqyhuni sa të doni se jeni skandalizuar por në të vërtetë nuk jeni. Po të ishit sot do flisnim ndryshe, por nuk jemi. Jemi shoqëri e lëmoshave dhe jo e personalitetit. Jemi skutha të rryshfetit jo e djersës së ballit. Mos u indinjoni kot, është një ngjarje rutinë, nesër do dali diçka tjetër. Pastaj të gjithë flisni në emër të popullit dhe e dini përse?, se popull nuk ka!

Ai që është me pushtetin fërgon duart nga shtëpia dhe i kënaqet pamjeve zvarrë, ai që nuk është me qeverinë kërcet dhëmbët dhe thotë të njëjtin monolog, kriminelët, gjakpirësit, oligarkët etj. Kurse ai që nuk është as me të parin e as me të dytin, më keq nga dy të parët, skërmitet e thotë, kokat hëngshin. Ky soj është allasoj, as mish e as peshk, por duart i fërkon. Madje ky soj e ka për mburrje që nuk është as më njërin dhe as me tjetrin se që ta dini, që të tre nuk dinë të bisedojnë, të bashkëpunojnë, të ofrojnë, pra që tre llojet janë po njëlloj.

Tani përse indinjohemi kur nuk i japim zgjidhje? Përse denoncojmë kur nuk i heqim dot? Përse çirremi kur nuk na përfillin? Fare e thjeshtë jemi bërë si ata, një lloj soji allasoj.

Etiketa: allasojdhunaproteste

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pollo: Rama po shet si sukses kapitujt më të lehtë të negociatave me BE-në

10:21 : 15/07/2026
AKTUALITET

“Berliner Zeitung”: Dua Lipa kundër qeverisë shqiptare! Qytetarët fituan mbështetësen më të shquar

08:36 : 15/07/2026
AKTUALITET

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026
AKTUALITET

Marshimi në Tiranë, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës

21:48 : 14/07/2026
AKTUALITET

Protestuesi thirrje SPAK: Hetoni pasurinë e Ramës dhe Ballukut!

20:45 : 14/07/2026
AKTUALITET

Rama premton sërish “standardet europiane”, ndërsa prej 45 ditësh qytetarët protestojnë kundër qeverisë së tij

20:19 : 14/07/2026
Para

Studimi: Gjysma e femrave kanë një “partner rezervë në mendje”

TË GJITHA

Fati kthehet në anën e tyre, këto 3 shenja do përjetojnë një ndryshim të madh deri në fund të korrikut

13:26 : 15/07/2026

Angli-Argjentinë, beteja për finalen e Botërorit, mungesat dhe formacionet e mundshme

13:23 : 15/07/2026

Tentuan t’i grabisnin kursimet me pistoletë çakmak një 70-vjeçari në Borsh, arrestohen 3 të rinjtë

13:12 : 15/07/2026

Tabaku kërkon llogari nga SPAK: Pse nuk po hetohen kompanitë e ndërtimit për pastrim parash?!

13:12 : 15/07/2026

Shtrenjtohen sërish çmimet e karburanteve, nafta arrin 198 lekë për litër

12:50 : 15/07/2026

Paraziti që po alarmon SHBA-të është përhapur në 34 shtete! Simptomat dhe shkaqet

12:43 : 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për autorin

12:35 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobet güncel girişMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş