• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ilir Kalemaj: Reagimet e Bushatit, të vonuara, të rralla dhe të pabesueshme

20:02 : 04/05/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Politologu Ilir Kalemaj i cilëson si sporadike reagimet e ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati. Kalemaj shpreht në një intervistë për gazetën Fjala, se pavarësisht se Bushati ngelet gjithsesi një nga zërat që prodhojnë mendim politik në PS, janë edhe të vonuara, edhe të rralla, por edhe të pabesueshme.

“Së pari, janë të vonuara sepse kofini pas të vjelit nuk vlen për dikë që ka pasur tribunën dhe mundësinë për t’i artikuluar bindshëm dhe zëshëm këto teza kur ngrohte kolltukun e ministrit të Jashtëm, çka do të shtonte në kandarin e demokratizimit të brendshëm të PS-së, do kishte më tepër besueshmëri dhe do të kishte më tepër sinergji me zëra të tjerë oponentë brenda këtij formacioni politik, të tillë si Arta Dade, Maqo Lakrori etj. Së dyti, është i vonuar, sepse Bushati humbi dhe trenin e dytë kur nuk e shfrytëzoi mundësinë si kryetar politik i qarkut Shkodër për të filtruar elementë të rinj, për të përcjellë një frymë të re, për të testuar tezat e tij dhe për të luftuar oligarkinë politike në terren apo emërimet me urdhër të peshkut”, shprehet Kalemaj.

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati konsiderohet aktualisht si një nga zërat më kritikë brenda elitës së Partisë Socialiste, ku vetëm tri ditë më parë në Parlament akuzoi qeverinë për koncesionet dhe mbi të gjitha kërkoi “shkëputjen nga oligarkia”. Gjithashtu qëndrime të forta ka mbajtur edhe për përfshirjen e elementëve të krimit në politikën drejtuese të PS-së, veçanërisht kryetarët e bashkive. Si i cilësoni këto reagime të Bushatit, si parimore, apo për protagonizëm personal politik, pas largimit si ministër dhe mënjanimit në strukturat drejtuese në parti?

Reagimet sporadike të Bushatit i cili ngelet gjithsesi një nga zërat që prodhojnë mendim politik në PS, janë edhe të vonuara, edhe të rralla, por edhe të pabesueshme. Së pari, janë të vonuara sepse kofini pas të vjelit nuk vlen për dikë që ka pasur tribunën dhe mundësinë për t’i artikuluar bindshëm dhe zëshëm këto teza kur ngrohte kolltukun e ministrit të Jashtëm, çka do të shtonte në kandarin e demokratizimit të brendshëm të PS-së, do kishte më tepër besueshmëri dhe do të kishte më tepër sinergji me zëra të tjerë oponentë brenda këtij formacioni politik, të tillë si Arta Dade, Maqo Lakrori etj. Së dyti, është i vonuar, sepse Bushati humbi dhe trenin e dytë kur nuk e shfrytëzoi mundësinë si kryetar politik i qarkut Shkodër për të filtruar elementë të rinj, për të përcjellë një frymë të re, për të testuar tezat e tij dhe për të luftuar oligarkinë politike në terren apo emërimet me urdhër të peshkut. Së treti, rrallësia e artikulimit të argumenteve të hedhura për konsum publik, mungesa e koherencës mes tyre që nuk i bën teza të mirëfillta, e bëjnë të ketë impakt mjaft më të vogël se tezat konsistente të Blushit disa vjet më parë, apo të Malajt i cili ka pasur një staturë të fortë publike apo të Dades, Lakrorit e të tjerëve të cilët kanë qenë konsistentë në shtjellimin e argumenteve të tyre për demokratizimin e PS-së, për hapjen e saj, për qëndrime më parimore ideologjike etj. Së fundmi, tezat e Bushatit janë dhe të pabesueshme dhe veçanërisht nga opozita shumë e kanë kritikuar nëpër rrjetet sociale si fenomeni Blushi deja vù, pasi besojnë se është një skemë e përsëritur e Ramës për të krijuar skema përthithëse të opozitarizmit që nuk garantojnë gjë tjetër, veçse vazhdimësinë e qëndrimit të tij në pushtet.

A mund të jetë jo vetëm një zë, pra të ketë një “fraksion të heshtur” qoftë edhe me ish-ministra brenda PS-së, pas tetë vitesh pushtet dhe sa forcë ndikuese kanë për të lëkundur pozitat drejtuese të Ramës? A pritet të shfaqet ndonjë subjekt i ri politik brenda kampit të majtë?

Lexo edhe:

Pse korrupsioni vijon të mbijetojë në Shqipëri? CSDG: Goditen zyrtarët, por duhet goditur sistemi

Gramoz Ruçi: Mbështesni ambicien e Edi Ramës, do fitojë mandatin e 5-të! E “fik” i biri: Nuk ka shtet

Bushati me shokë mund ta kishte bërë këtë në momentin e parë, kur Rama me një të goditur të lapsit ndërpreu dhunshëm karrierat politike të tij, por edhe Gjiknurit, Ahmetajt dhe Peleshit. Por në fakt kooptimi i shpejtë i Gjiknurit si faktor vendimmarrës veçanërisht në procesin e ndjeshëm të reformës zgjedhore, mbrojtja politike që i bëri Rama përkundër targetimit si një prej më të shigjetuarve nga ana e PD-së, e bën që të barazohej me “delfinin” tjetër të Ramës – Ahmetajn, i cili u rehabilitua po aq shpejt, duke u rikthyer jo vetëm si ministër i Rindërtimit por edhe Komisar i Jashtëzakonshëm për dëmet e tërmetit dhe frenimin e pandemisë. Ndërkohë duket që vetëm Peleshi është zhdukur nga radari politik. Ndërsa Xhafa, është një lojtar gjysmautonom që nuk ka pasur ndonjë bashkërendim veprimesh me grupin e ish-ministrave të tjerë të fuqishëm. Ndërkohë që dhe vetë Bushati u gjysmërehabilitua kur i’u ofrua prej Ramës pozicioni si ambasador për këtë vit në OSBE gjatë kryesimit të kësaj organizate nga Rama në cilësinë e ministrit të Jashtëm de jure. Për sa u përket gjasave të krijimit të ndonjë formacioni të ri në të majtë të PS-së, gjasat janë të vogla me shuarjen e shpejtë të zërave të para një viti për Bushatin që mund të merrte përsipër drejtimin e Vetëvendosjes, dega Shqipëri por edhe sepse mungon një figurë katalizuese për të krijuar një formacion të ri politik brenda së majtës dhe të arrijë të mbledhë një pjesë të mirë të figurave me kontribut historik brenda saj, ndërkohë që do të gjeneronte dhe entuziazëm mes të rinjve.

Deri më tani, historiku politik i dekadave të fundit ka treguar se të gjithë “zërat kundër” brenda partive kryesore në vend kanë përfunduar ose të larguar, ose të vetëlarguar, por pa arritur të dëmtojnë subjektin ku kanë milituar edhe pas krijimit të partive të reja. Përse ndodh kjo, nga dora e hekurt drejtuese e liderëve të partive kryesore politike, apo të ikurit nuk frymëzojnë elektoratin që shpesh u kujton se: “kur ishin me poste ministrore, nuk flisnin për parime, ndonëse kishte nisma që shkonin keq”?

Kërpudhëzimi i partive politike në vend nuk i ka ndihmuar rritjes së profilizimit të tyre, por edhe mungesa e një koherence ideologjike ka ndikuar në një terren ku gjen shumë më shpesh parti karizmatike dhe parti klienteliste sesa parti programatike, të afta të gjenerojnë shpresë dhe të rrisin entuziazmin në një bazë të gjerë votuesish. Natyrisht zhgënjimi i jashtëzakonshëm që kanë pasur shqiptarët me ata që kanë dashur t’ua shesin sapunin për djathtë me flluska të tilla, si “Mjaft” e kthyer në G99 apo LIBRA, kanë bërë që të jenë mjaft më të kujdesshëm, por edhe pragmatikë duke votuar dreqin që njohim, pra partitë kryesore dhe siglat e njohura sesa të zgjedhin aventurizmin politik të rrufjanëve elektoralë. Gjithashtu fakti që shumë nga këto lëvizje shërbejnë për të ricikluar figura që kanë qenë mjaft të shpërblyera politikisht, që kanë pak apo aspak bosht programor, që nuk ngrihen mbi bazën e ideve dhe të luftojnë duke sakrifikuar për to, që nuk ka as ndonjë damar idealizmi, priren ta kenë jetën e shkurtër dhe shpesh shërbejnë për të shpërblyer ish-prijësat e tyre me ndonjë vend “pëllumbash” në media, sektor publik apo borde të rëndësishme. Pra shërbejnë si ashensor social i personave që kanë rënë përkohësisht nga pushteti sesa si mjet ndryshimi radikal apo reformator me kredenciale të besueshme, me konsistencë të admirueshme dhe profile të qarta ideologjike. Kur të ndodhin këto të fundit, ndoshta do të kemi dhe parti apo formacione të reja që gjenerojnë entuziazëm dhe kthehen në faktorë elektoralë. Përndryshe, gjithë shpresa ngelet te hapja dhe reformimi i partive ekzistuese të cilat gjithsesi kanë elektorat të qëndrueshëm edhe në ditët më të vështira, kanë sigla të njohura, kanë pluralitet aktorësh dhe faktorësh dhe prodhojnë deri diku mendim dhe veprim politik./Fjala.al

Etiketa: Bushatikalemajps

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pse korrupsioni vijon të mbijetojë në Shqipëri? CSDG: Goditen zyrtarët, por duhet goditur sistemi

13:59 : 03/06/2026
AKTUALITET

Gramoz Ruçi: Mbështesni ambicien e Edi Ramës, do fitojë mandatin e 5-të! E “fik” i biri: Nuk ka shtet

13:30 : 03/06/2026
AKTUALITET

Rama e bën rrugë, betohet sërish: PS nuk ka asnjë shans që të tradhtojë fëmijët e këtij vendi

20:53 : 02/06/2026
AKTUALITET

Rama nga Lezha: Shqipëria nuk është më “delja e zezë” e Europës

14:12 : 30/05/2026
AKTUALITET

Rama i bindur: Do realizojmë fitore të jashtëzakonshme në zgjedhjet e ardhshme

19:48 : 28/05/2026
AKTUALITET

Shpëtuan Ballukun nga prangat, habit Koçiu: Nuk jemi bërë pengesë për drejtësinë!

12:26 : 28/05/2026
Para

SHBA/ Koronavirusi godet shumë më rëndë pakicat

TË GJITHA

Lala: Pozitat e Ballukut janë rënduar, akuzat kanë marzh të lartë dënimi!

14:58 : 04/06/2026

U zgjodh anëtar i Këshillit të PD-së, Stresi: Vij në parti si strateg! Vura bast me Noizyn…

14:55 : 04/06/2026

Votimi në OKB, Gjermania mbetet jashtë Këshillit të Sigurimit

14:38 : 04/06/2026

Favorizoi kompaninë në tenderin e “Albcontrol”, SKEMA: Si tentoi Balluku të fshehë vilën në Dhërmi

14:28 : 04/06/2026

Ballukut i sekuestrohet vila në Dhërmi, SPAK: E fshehu në emër të Igli Tares!

14:15 : 04/06/2026

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

13:48 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom