• Kontakt
Sunday, May 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Të gjithë bashkë në një rrahje zemre!” / Mesazhi prekës i mjekes dhe falenderimi ndaj kolegëve

08:10 : 03/05/2020
në AKTUALITET, SHENDETI

Prej më shumë se 8 javësh stafet mjekësore në vend janë në qendër të vëmendjes për shkak të përballjes me epideminë e Covid-19. Një prej mejekeve në atë që quhet si vija e parë e përballjes me sëmundjen është Alma Cani, shefja e reanimacionit në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Në një postim në rrjetet sociale ajo ka rrëfyer vështirësitë që po përjeton stafi mjekësor në këto ditë dhe sakrificën që po bëjnë për të ndihmuar të gjithë pacientët.

Cami shkruan se në këto ditë të vështira të pandemisë mbarëbotërore të gjithë ne u ndeshëm me një realitet që ishte jashtë imagjinatës, përpara një lufte misterioze e të padukshme që na tjetërsoi jetën. “Na bëri të kuptojmë që fjala e urtë e popullit se cfarë sjell minuti nuk e sjell sahati kishte ndodhur tashmë”.

Gjithashtu ajo ka shprehur mirënjohje për të gjithë stafin e mjekëve dhe të kolegëve të cilët janë në çdo moment në gatishmëri për të shpëtuar një tjetër pacient.

Postimi i mjekes Cani

Lexo edhe:

EMRI/ Kush është mjekja që i shpërthyen makinën me tritol në parkingun e spitalit “Amavita”

Pasiguria ushqimore, mjekja: Mishi me salmonelë rrezikon jetën për disa kategori

E nderuar që jam pjesë e stafit të reanimacionit në SUSN “Shefqet Ndroqi”!

Të nderuar miq

Në këto ditë të vështira të pandemisë mbarëbotërore të gjithë ne u ndeshëm me një realitet që ishte jashtë imagjinatës, përpara një lufte misterioze e të padukshme që na tjetërsoi jetën. Na bëri të kuptojmë që fjala e urtë e popullit se cfarë sjell minuti nuk e sjell sahati kishte ndodhur tashmë.

Prej vitesh në spitalin SUSN, stafi i reanimacionit është marrë me pacientët që në situatat gripale trajton kryesisht komplikacionet nga gripi që atakojnë mushkerinë duke alteruar frymemarrjen dhe duke kërkuar asistenca të respiracionit me ventilator.

Ky ritual i përvitshem ishte bërë pjesë e punës sonë, sapo temperaturat uleshin e ditët e dimrit afroheshin.

Por sivjet ishte ndryshe, kjo ishte një përballje që u shfaq në boten mbarë dhe lufta ishte e fortë.

Përvec ngarkesës, dhe dinakerisë të këtij virusi të padukshem na duhej të përballeshim emocionalisht dhe psikologjikisht me gjëra të panjohura më parë për mbarënjërzimin!

Mirënjohje pafund për ju të gjithë mjeke, specializant të reanimacionit, infermierë e sanitarë që dhatë shpirt, dhatë ndihmë, u gjendet çdo ditë, orë, minutë, natë e ditë e nuk pyetet për orën, nuk patë diferencë kur ishte ditë apo natë por u gjendet në cdo moment aty për të ndihmuar jetët e atyre pacientëve ku e keqja nga jeta ndaheshte me një vizë!

Une do doja sot t’ju prezantoj secilin nga ju me emër, pavarësisht se e di që ju do thoni : “Ne bëmë detyrën, dhe ketë punë e kemi bërë e do vazhdojmë ta bëjmë pasi që në fillimet e studimeve tona kemi bërë një betim, betimin e Hipokratit qe do ti shërbejme deri në frymën e fundit pacientëve duke bërë përpjekjet maksimale në ndihmë të jetës njerëzore.”

E ndjej si obligim moral e qytetar qe t’ju prezantoj me shumë krenari Juve kolegë e mjek të shkelqyer: Alban Hatibi, Fahri Kokici, Eljana Shima Mezini e Arjan Vyshka! Ne ishim të gjithë bashkë në një rrahje zemre, në një ritëm sinusal kardiak , pa çrregullime ritmi, diskutuam, debatuam, për të bërë më të mirën e mundshme duke qenë në unison në mendim e veprim!Ishim të gjithe bashkë ditën, natën duke ndjekur me ankth ndryshimet e situatave klinike te pacientët, që çuditërisht alteroheshin në mënyrë të menjëhershme duke na befasuar dhe duke na bërë të vepronim teknikisht në terapi e në invazionin e mjekimit për të shmangur të keqen.

Një suport i jashtëzakonshëm nga specializantët e reanimacionit: Alsa Gjoka, Holta Kraja, Anri Troja, Luna Nasipi, Genta Zotaj dhe Malvina Shkurta!

Ju dëshmuat që jeni të aftë të jepni maksimumin tuaj në ndihmë të jetës të qytetarëve duke treguar profesionalizem e shkathtësi, gatishmëri e intelligencë, duke e ezauruar faktin e dhënies së testit të provimit , pasi Ju u perballët në fushën e betejës për fitoren e jetës!

Dhe nuk mund mos lë pa falenderuar e theksuar pjesën e ekipit të reanimacionit më të rendesishëm dhe që bëjnë punën kryesore pranë pacientit: Merita Toci Lika (Kryenfermierja), Aida Shehu, Laje Janku, Elsa Imerati, Shpresa Korumi, Besarta Bardhoshi, Alma Qefalia, Brikena Xhini, Klaudia Doga, Miranda Tosku, Blerina Mara, Migena Rakipi, Sose Selmani, Adela Belba, Arjola Ilnica, Marsela Dashi, Vjollca Metani, Bukurie Husha, Lume Luzi, Sofie Stafa, Luljeta Bitri! Mirënjohje pafund për punën dhe përkushtimin tuaj!

Ju jeni ato që qëndruat në frymëmarrjen e atyre pacienteve duke dhënë jo vetëm terapi por edhe dashuri, duke u përkujdesur me përkushtim, profesionalizëm, pa hezituar asnjë moment pavarësisht rrezikut që mund të kishit për jetët tuaja

Të gjithë së bashku ne u përpoqëm të japim ndihmë, të japim zemër, të japim frymë të gjithë atyre qytetarëve të cilët folënn me ne, na besuan jetën e tyre, shtrënguan duart me ne për ta sfiduar virusin, që me djallezinë e tij në mënyrë të papritur të ndalte jetën atëherë kur kishim menduar se kishim fituar!

Duke qenë të ndërgjegjshëm deri në dhimbje që nuk mund të kenaqim deri në fund shpresat njerëzore, për bluzat e bardha shkalla e vuajtjes është e pamatshme! Prandaj ne na quajne “shëruesit e sëmurë”. E them këtë se për ne shpëtimi i jetëve sfumohet nga humbja e tyre. Në memorjet tona mbeten humbjet e jetëve njerëzore duke përjetuar me dhimbje ndalimin e një frymemarrje, rrahje zemre, ndalimin e jetës. Ashtu si famijarët e pacientëve që ndiejnë dhimbje për humbjen e të dashurve të familjeve të tyre dhe për në stafin mjekësor ndiejmë keqardhje për humbjen e jetës ashtu sic do ta kishim ndjerë për një pjestar të familjeve tona. Pavarësisht nga dhimbja e humbjes së familjarëve të tyre të shtrenjtë, qytetarët nuk nguruan të shprehin falenderimet nëpërmjet mesazheve duke na shprehur mirënjohjen e shpirtrave fisnik për punën e palodhur, duke na obliguar më shumë e duke na dhënë forcë per ta vazhduar më tej luftën!

Por ne nuk kemi kohë të vajtojmë, të lëshohemi, ne na duhet të ngrihemi, të vrapojmë pasi një jetë tjetër duhet shpëtuar!

Sot quhemi heronj! Ne kemi bërë një betim, ne po kryejmë detyreën që e kemi bërë e do vazhdojmë ta bëjmë pasi ky është misioni i bluzave të bardha të shpejtojnë jetën, të sjellin buzëqeshje, të lehtësojnë dhimbjen, e të oksigjenojnë frymën njerëzore! Mirënjohje për ju të gjithë mjek, specializante, infermier e sanitar per punën tuaj, përkushtimin, profesionalizmin tuaj! Ju jeni heronj jo të heshtur, por të shumëshkolluar që keni investuar prej vitesh në dijet tuaja, duke studiuar, trajnuar për të dhënë maksimumin e mundshëm për Triumfin e Jetës!

E nderuar që jam pjesë e këtij stafi të mrekullueshëm! Puna jonë vazhdon! Të gjithë bashkë do ia dalim!

Etiketa: kolegemjekepandemia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRI/ Kush është mjekja që i shpërthyen makinën me tritol në parkingun e spitalit “Amavita”

10:28 : 01/05/2025
AKTUALITET

Pasiguria ushqimore, mjekja: Mishi me salmonelë rrezikon jetën për disa kategori

17:54 : 08/04/2025
AKTUALITET

Në Dibër ka 11 mjekë për 10 mijë banorë/ Raporti, Tirana dhe Gjirokastra kryesojnë renditjen

17:37 : 08/04/2025
AKTUALITET

Dibra pa mjekë ligjorë, familjarët e viktimave përballen me vonesa dhe kosto shtesë

16:55 : 04/04/2025
AKTUALITET

“Licenca shitet për 100 mijë Lekë të vjetra”/ 1 mjek dhe 4 laboratorë analizash, klinikat fiktive

21:41 : 03/04/2025
AKTUALITET

Salmonela, shenja si virozat/ Mjekët: Simptomat shfaqen brenda 3 ditësh

15:46 : 03/04/2025
Para

“I ndërpreva dhe trupi im reagoi si të isha pas një shtatzënie”/ Armina rrëfen eksperiencën me pilulat kontraceptive

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 18 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 17/05/2025

Gjesti flet për herë të parë për jetën pas “BBV”, zbulon ç’po ndodh me Eglin

22:55 : 17/05/2025

Gyökeres në krye të garës për Këpucën e Artë, Mbappé dhe Salah në ndjekje

22:54 : 17/05/2025

Krime zgjedhore/ SPAK i sekuestron telefonin ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi

22:53 : 17/05/2025

Fiken ekranet/ Ndërpritet numërimi i votave tek ‘Parku Olimpik’

22:44 : 17/05/2025

Plagosja në Durrës, Policia: I plagosuri jashtë rrezikut për jetën

22:27 : 17/05/2025

“Dështoi të bashkojë 4 frontet opozitare”, Xhaferaj rendit arsyet e humbjes së Berishës

22:23 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com