• Kontakt
Thursday, September 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kriza e fshehtë e koronavirusit

11:39 : 14/04/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, SHENDETI
Foto marrë nga fb i autorit

Foto marrë nga fb i autorit

Nga Ilir Kalemaj

Jo më larg se dy vjet më parë, të përditshmet më prestigjioze të planetit si Wall Street Journal, New York Times, The Economist, Financial Times etj, paralajmëronin se debatet ideologjike të së tashmes dhe të ardhmes së afërt nuk do ishin ato me konservatorëve dhe liberalëve apo progresistëve/socialistëve me konservatorët/libertarianët por ato mes dashnorëve të globalizmit dhe ithtarëve të nacionalizmit. Të parët ishin ata që do vazhdonin të mbronin me kokëfortësi kufijtë e hapur dhe tregtinë e lirë si Bibla dhe Kurani që udhë—rrëfen mbajtjen e një rregulli ndërkombëtar të bazuar në bashkëpunim, respektim të normave të përbashkëta që bazon te respekti përmbi të gjitha i liberal-demokracisë.

Ndërsa grupi i dytë ishin një konglomerat që të parët i gruponin nën termin e përgjithshëm “populist” i cili kishte kohë që kishte marrë një ngjyrim pezhorativ në narrativën publike. Por realisht ky grup kishte dhe ka ngjyrime nga më të ndryshmet. Ka mes tyre radikalë të majtë, sikundër dhe nacionalistë të djathtë, ka dhe forca të qendrës sikundër pozicionohet fjala bie Lëvizja Pesë Yjet në Itali, por ka edhe nga ata që nuk kanë kurrfarë ngjyrimi ideologjik apo që kanë zhvilluar autoritaziëm elektoral.

Kriza e Covid-19 që është shtruar këmbëkryq në dukje pa afate skadence që shihen në horizont, ka krijuar një frikë jo të pabazuar që një pjesë e shteteve autokratike do ta thellojnë diktaturën e tyre të ‘ndritur’ ose jo, përmes teknologjisë që lejon ‘big brotherin’ shtet të ketë një kontroll jo vetëm jashtëzakonisht të fortë mbi qytetarët duke tejkaluar madje fantazitë distopike Orwelliane, por edhe për ta përdorur këtë kontroll jo vetëm në frenim pandemie, por edhe për politika ndëshkimi të pjesës disidente apo të panënshtruar të popullsisë.

Kina është e para që të vjen në mendje për mos të folur për Korenë e Veriut që prej kohësh vazhdon ecjen në shtigje të panjohura, por edhe shtete si Rusia po e ndjekin me shpejtësi këtë rrugë. Kjo e fundit majde ka krijuar një internet sovran, vetëm për rusët për të qenë sa më kontrollues së brendshmi, ndërkohë që izolojnë popullatën nga influencat e jashtme mendje-hapëse. Shtete të tjera, madje dhe në gjirin e BE-së, si hungaria e cila bëhet e vetmja demokraci perëndimore që rrëshket në statusin “pjesërisht e lirë” sipas raportit të fundit të Freedom House.

Lexo edhe:

Kriza e arsimit, kriza e kombit!

Refugjatët e vitit 2015: Nga rrugët e rrezikshme të Ballkanit deri te jeta e re në Evropë

Duhet pasur gjithmonë ndër mend që dhe kriza e koronavirusit aktual nuk është vetëm një krizë e shëndetit publik që po teston limitet dhe në shtetet më të zhvilluara, por është gjithashtu një krizë e të drejtave të njeriut që po kufizon përditë e më shumë, ndonjëherë me arbitraritetetë pajustifikuara, të ushqyera me pak ndihmë konkrete dhe shumë propagandë.

Kufizim të drejtash pa afate skadence, mobilizim përmes ‘kërbacit’ dhe metodave frikësuese popullatës, një lloj presioni për të përdorur kufizimin e lirive dhe të drejtave civile si mënyra e vetme për të përballuar krizën aktuale dhe për të fshehur pafuqinë për të goditur në zemër të problemit. Krizë e cila fsheh jo vetëm dobësitë ideologjike por edhe mospasjen e një strategjie, objektivave dhe planeve të qarta operacionalë se si dilet nga kjo “luftë” që në fakt vetëm luftë nuk është, por përshkrimi si luftë bën që të mobilizohet popullata, të demaskohen armiqtë, të diskretitohet opozita dhe të përftohet kapital i pandershëm opozitar duke perpetuar zgjatjen e pushtetit politik nga ata që janë në pushtet vencarisht në vende me demokraci të pakonsoliduar.

Etiketa: fshehteKoronavirusikriza

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kriza e arsimit, kriza e kombit!

12:38 : 08/09/2025
BOTA

Refugjatët e vitit 2015: Nga rrugët e rrezikshme të Ballkanit deri te jeta e re në Evropë

14:30 : 06/09/2025
AKTUALITET

“Qeveria manipulon të dhënat”/ Eksperti: Ekonomia shqiptare në krizë, turizmi po zhgënjen

21:46 : 20/08/2025
BOTA

Kriza në Gaza, Trump: Hamasi të dorëzohet dhe të lirojë pengjet për t’i dhënë fund konfliktit

16:46 : 31/07/2025
Lajmet e Dites

Kriza e ujit mund të detyrojë zhvendosjen e banorëve të Teheranit

15:10 : 24/07/2025
BOTA

BE përgatitet për kriza: Shtetet anëtare të grumbullojnë ushqime, karburant, ilaçe dhe ujë

22:50 : 09/07/2025
Para

6 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19 në Maqedoni

TË GJITHA

Kush është inxhinieri i Shkëlqim Fushës që pritet të “marrë në dorë” drejtimin e Bashkisë së Vlorës

23:19 : 10/09/2025

VIDEO/ U qëllua me plumb në qafë, ndërron jetë aleati i Trump, Charlie Kirk

23:00 : 10/09/2025

Horoskopi, e enjte, 11 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 10/09/2025

“Tokat rreth Elbasanit të ndotura”/ Specialisti: Në qarkullim ka pesticide me “kafkë”, përdoren pa kriter

22:41 : 10/09/2025

Dorëheqja e Dredhës në Vlorë, reagimi i parë nga PD: Kryebashkiaku Rama shkarkoi një drejtor

22:39 : 10/09/2025

Bashkia e Kavajës pastron koshat e mbeturinave, por “harron” papastërtinë në rrugë

22:27 : 10/09/2025

Hoxha: Organizatat kriminale shqiptare operojnë brenda SHBA-ve, janë kthyer në problem

22:21 : 10/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com