• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Inteligjenca amerikane njoftoi që në nëntor për Covid-19/ Ja si e zbuluan

09:03 : 09/04/2020
në AKTUALITET, BOTA, SHENDETI

Në Shtetet e Bashkuara, numri i të vdekurve nga koronavirusi ka shkuar në 14,817, ndërkohë që janë 432 mijë e 132 raste të konfirmuara me sëmundjen. Qyteti i Nju Jorkut e kaluar shifrën e 4,000 të vdekurve.

Sipas zyrtarëve, edhe pse në Nju Jork numri i të vdekurve arriti një nivel të ri të lartë, numri i të shtruarve në spitalet e këtij shteti duket se nuk po shënon rritje të mëtejshme.

Ndërkohë, sipas njoftimeve të medias në SHBA, në fund të nëntorit 2019, zyrtarët e inteligjencës amerikane kishin paralajmëruar se një sëmundje ngjitëse po përfshinte zonën e Wuhanit në Kinë, duke sjellë ndryshime në disa aspekte të jetesës dhe biznesit të atjeshëm dhe dhe që paraqisnin kërcënim për popullsinë. Njoftimet i referohen disa burimeve të informuara rreth këtyre raporteve sekrete.

Shqetësimet për atë që tani njihet si pandemia e koronavirusit të ri parashtroheshin në një raport të muajit nëntor nga Qendra Kombëtare e ushtrisë për Inteligjencën Mjekësore (NCMI), sipas dy zyrtarëve që kanë dijeni për këtë dokument.

Raporti ishte rezultat i analizës së interceptimeve kompjuterike, të shoqëruara me imazhe satelitore dhe shkaktoi alarm sepse një sëmundje që mund të dilte jashtë kontrollit do të përbënte një kërcënim serioz për forcat amerikane në Azi.

Lexo edhe:

Pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit, rriten sërish çmimet e naftës

Paraziti që po alarmon SHBA-të është përhapur në 34 shtete! Simptomat dhe shkaqet

“Analistët arritën në përfundimin se kjo mund të ishte një ngjarje kataklizmike,” tha një prej burimeve duke iu referuar raportit të NCMI. Më pas, për këtë çështje u informuan shumë herë Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes, Shtabi i Përbashkët në Pentagon dhe Shtëpia e Bardhë.

Presidenti dhe raportet për koronavirusin

Gjatë konferencës për shtyp të Task Forcës së Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin të martën mbrëma, Presidenti Donald Trump pranoi se ishte informuar vetëm rishtazi për paralajmërimet e bëra në fillim të këtij viti nga njëri prej këshilltarëve të tij të lartë, Peter Navarro, për efektet e mundshme të pandemisë.

Presidenti mohoi ta kishte lexuar memorandumin e zotit Navarro në momentin kur ai e kishte paraqitur gjatë muajit janar, megjithatë doli në mbrojtje të përpjekjeve të tij për të përballuar dëmet nga pandemia e koronavirusit.

“Nuk mund ta kisha bërë më mirë”, u shpreh ai.

Presidenti Trump u tha gazetarëve se ai dëshiron të tregohet pozitiv.

“Nuk dua të shkaktoj panik dhe tronditje”, u shpreh ai. Presidenti shtoi se veprimet e tij në përgjigje të pandemisë ishin hapat më praktike të mundshme. Ai akuzoi Organizatën Botërore të Shëndetësisë se ka qenë tepër e fokusuar te Kina dhe se nxorri këshilla të gabuara gjatë shpërthimit të epidemisë. Ai shtoi se do ta pezullonte kontributin financiar të SHBA për këtë organizatë.

Trump: Fonde shtesë për pagat

Presidenti Trump informoi se Kongresit do t’i kërkohen fonde të tjera shtesë prej 250 miliardë dollarësh dhe se këto fonde do të shkojnë drejtpërsëdrejti për rrogat e të punësuarve.

Ai shtoi se kishte biseduar me drejtuesit e bankave kryesore, si Goldman Sachs, Bank of America, Citigroup etj., për një program që do të synojë garantimin e pagave.

Shtëpia e Bardhë u bëri sërish thirrje amerikanëve të ruajnë distancimin social deri në fund të muajit prill, për të ndihmuar në mbajtjen nën kontroll të pandemisë.

Seanca e djeshme informuese u zhvillua pasi u njoftua largimi i Sekretares së Shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham, ndërkohë që mediat patën njoftuar edhe shkarkimin e Glenn Fine, i cili drejton panelin federal që mibkqyr menaxhimin e paketës së ndihmës financiare prej 2 trilionë dollarësh.

Gjithashtu, Sekretari në detyrë i Marinës së Shteteve të Bashkuara, Thomas Modly, dhe të martën dorëheqjen pasi u kritikua për mënyrën se si menaxhoi situatën me kapitenin e një aeroplanmbajtëseje që u godit nga koronavirusi./ VOA/

Etiketa: inteligjencakoronavirusSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit, rriten sërish çmimet e naftës

15:43 : 15/07/2026
BOTA

Paraziti që po alarmon SHBA-të është përhapur në 34 shtete! Simptomat dhe shkaqet

12:43 : 15/07/2026
BOTA

SHBA riktheu bllokadën detare, Irani kërcënon të ndalojë të gjitha eksportet e energjisë në Lindjen e Mesme

12:10 : 15/07/2026
BOTA

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat nën Hormuz, presidenti brazilian: Ai do të bëhet pirat

15:30 : 14/07/2026
BOTA

SHBA-ja godet sërish Iranin pas rikthimit të bllokadës në Ngushticën e Hormuzit

08:35 : 14/07/2026
BOTA

SHBA-të përdorin dronë detarë në luftimet kundër Iranit

18:22 : 13/07/2026
Para

Rama i drejtohet shqiptarëve me një thënie nga Kurani: Kush shpëton një jetë , ka shpëtuar njerëzimin

TË GJITHA

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026

Argjentina barazon Anglinë, Fernandez rikthen ekuilibrin në gjysmëfinalen e Botërorit

22:50 : 15/07/2026

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

22:49 : 15/07/2026

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş