• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandal/ ISSH urdhër drejtorive rajonale: Mblidhni të dhënat për punonjësit, kush i ka futur në punë (Formulari)

19:04 : 07/04/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, SOCIALE

Një urdhër nga Drejtoria e Përgjithshme e ISSH i është dërguar drejtorive rajonale, përmes të cilit kërkohen informacione të detajuara mbi punonjësit e këtij institucioni në rang vendi.

Në formën e një tabele, drejtuesit rajonalë, duhet të plotësojnë të dhënat mbi punonjësit që kanë në varësi, e specifikuar kjo në disa drejtime.

Nuk dihet sepse drejtoria e Përgjithshme e ISSH-së e drejtuar nga Astrit Hado kërkon informacione kaq të detajuara, aq më shumë në kohën kur prej 3 javësh vendi është përfshirë në një gjendje lufte, sikundër e quan Kryeministri Edi Rama, për shkak të pandemisë së Covid-19.

Në bazë të një emaili kërkohet informacion i detajuar për datën se kur kanë nisur punë punonjësit e ISSH, arsyet përse kanë filluar punë, por kërkohen informacione edhe kush i ka rekomanduar për të nisur punë, apo për të ndryshuar pozicione brenda institucionit.

Për këtë, formulari, nëse mund të cilësohet kështu, ka një rubrikë të veçantë, e cila duhet të plotësohet saktësisht se kush ka qenë personi që ka propozuar emrin e punonjësit për të filluar punë apo edhe për të ndryshuar pozicionin e punës.

Lexo edhe:

Byroja e Imigracionit në Filipine: Po rritet numri i punëtorëve që trafikohen drejt Shqipërisë

Shqiptarët të pamotivuar! Prodhimi për orë pune, 35% më i ulët se mesatarja rajonale

I gjithë procesi ngjan me një evidentim të punonjësve, mbledhje informacionesh të detajuara, i ngjashëm me proceset e evidentimit të votuesve para një procesi elektoral.

Ndoshta, përmes një procesi të tillë, ISSH e drejtuar nga Hado, si dhe Ministria e Financave, mund të ndërmarrin largime masive nga puna të punonjësve të ISSH, në rast se në këtë institucion mund të ketë ende specialistë që nuk i përkasin PS-së, Rilindjes, apo nuk janë propozuar në këto vende pune me lista partie.

Formulari qe duhet te plotesohet per cdo punonjes te ISSH

Kjo bazuar në faktin se informacioni që kërkohet për cdo punonjës të ISSH-së është aq shumë i detajuar sa duket se të gjithë punonjësit do të riemërohen nga fillimi në pozicionet e tyre të punës. Kështu kërkohet informacion për tipin e kontratës së emërimit ( Komandim, komandim me afat, emërim një vjecar apo emërim pa afat).

Gjithashtu informacion duhet të jepet edhe për datën e kërkesës së bërë nga punonjësi për tu punësuar apo lëvizjet brenda institucionit si dhe data e fillimit të punës dhe ajo e deklarimit si i punësuar pranë Drejtorisë së Tatimeve.

Nga ana tjetër kërkohet informacion edhe për shkresat e bëra brenda institucioneve për emërimin apo refuzimin e kandidaturave. Ndërsa kuadrati që ka bëjë me informacionin për arsyen e emërimit është edhe më i gjerë. Në këtë kuadrat duhet të përshkruhet qartësisht arsyeja e punësimit, lëvizjes së brendëshme apo emërimit.

Dhe i gjithë procesi ndodh në një kohë, kur nga Qeveria u është premtuar pensionistëve që të qëndrojnë në banesat e tyre dhe të mos dalin, pasi edhe pensionet do t´u dërgohen në shtëpi.

Por duket se vëmendja e drejtuesve të ISSH është tjetërkund, pastrimin e administratës, nga emra që mund të kenë shpëtuar ose janë harruar pa u larguar deri më tani.

Duket se pas këtij procesi, hapi i rradhës do të jetë punësimi i emrave që do të propozohen nga strukturat e PS-së, deputetë të saj apo drejtues të grupeve të punës. / Boldnews.al/

Etiketa: formulariISSHpunonjes

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Byroja e Imigracionit në Filipine: Po rritet numri i punëtorëve që trafikohen drejt Shqipërisë

14:08 : 30/06/2025
AKTUALITET

Shqiptarët të pamotivuar! Prodhimi për orë pune, 35% më i ulët se mesatarja rajonale

08:10 : 30/06/2025
AKTUALITET

Qeveria e Filipineve në alarm/ Si po trafikohen punonjësit filipinas në Shqipëri

13:34 : 29/06/2025
AKTUALITET

Hekurudha Shqiptare përfshihet nga shkurtime kolektive të stafit

09:05 : 22/06/2025
AKTUALITET

Po zhytemi në varfëri! Në 2024-ën u mbyllën 27 biznese me mbi 50 punonjës, shumica në Tiranë e Elbasan

11:43 : 18/06/2025
AKTUALITET

Hijet e një skandali, si u licensua punonjësi i asfaltit të Salillarit për të ndërtuar park fotovoltaik

09:25 : 09/06/2025
Para

U akuzua për abuzim seksual ndaj dy 13-vjeçarëve, kardinali George Pell shpallet i pafajshëm

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 1 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 30/06/2025

Sa peshë zë ari në rezervën valutore të Shqipërisë?

22:55 : 30/06/2025

Inteligjenca artificiale e Microsoft tejkalon mjekët

22:51 : 30/06/2025

“Dosja e atentatit nuk u dorëzua në Prokurori”/ Lala: Policia, strukturë private e Prodës! Po mbron Ylli Carën

22:45 : 30/06/2025

Rashford nuk arrin të bindë Aston Villa-n, sulmuesi kthehet te Man.United

22:41 : 30/06/2025

Furtunë shkarkimesh në AKU, nuk njoftuan ministren Denaj për takimin në ambasadën kineze,

22:40 : 30/06/2025

Rikthehet virusi i rrallë në Greqi, autoritetet nisin hetimet pas vdekjes së një 72-vjeçari

22:27 : 30/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com