• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Engel: Administrata Trump po përdor taktika të ashpra ndaj Kosovës

13:36 : 28/03/2020
në AKTUALITET, POLITIKE, RAJONI

Kongresisti amerikan Eliot Engel, kryesues i Komitetit për Marëdhënie me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve, ka shprehur shqetësimin e tij rreth qasjes së administratës Trump kundrejt Kosovës.

“Kam qenë krenar të jem partner i qeverive të Kosovës, të udhëhequra prej partive të ndryshme politike. Nuk marr anë rreth asaj se kush duhet ta udhëheqë Kosovën. Është ky vendim i popullit të Kosovës. Gjithnjë do të punoj me atë që e zgjedhin ata.

Prandaj, po shqetësohem gjithnjë e më shumë me taktikat e ashpra që po i përdor administrata Trump karshi Prishtinës.

Departamenti i Shtetit ka kërkuar tash e sa kohë që Kosova t’i heqë tarifat. Por, kjo administratë përdori ndëshkime ekonomike vetëm pak javë pasi që mori postin Qeveria Kurti.

Në vend ta linte Qeverinë e re, e cila po përballej me pandeminë, që t’i plotësonte radhët e agjencive të veta dhe t’i vendoste procedurat e brendshme, SHBA-ja i kontribuoi një krize politike në Prishtinë, rreth tarifave mbi Serbinë”, thekson Engel.

Lexo edhe:

Trump kërkon arrestimin e dy kryebashkiakëve

Pse nuk po çlirohet Rama nga makthi McGonigal

Kongresisti amerikan shprehet se në vend të përdorimit të taktikave të rrepta me një shtet mik, që mbështetet tek përkrahja jonë, SHBA-ja është dashur të punojë me durim me Qeverinë tani në largim të Kosovës.

“Qasja e rreptë ndaj një demokracie të vogël është vepër bullizmi, e jo e një partneri të matur. Sidoqoftë, do të vazhdoj të punoj me atë Qeveri që e zgjedh populli i Kosovës, tani dhe në të ardhmen”, shprehet Engel.

Deklarata e plotë e Engelit:
Të thuhet se SHBA-ja dhe Kosova kanë raport të ngrohtë dhe të afërt, do të ishte nënvlerësim i thellësisë së lidhjeve tona. SHBA-ja e ka udhëhequr fushatën për ta ndalur spastrimin etnik gjenocidal të Milosheviqit dhe ka qenë mikja më me ndikim dhe më konsekuente e Republikës sovrane dhe të pavarur të Kosovës. E kam vizituar Kosovën shumë herë dhe mund të them me bindje se amerikanët nuk priten më ngrohtësisht diku tjetër në botë.

Kam qenë krenar të jem partner i qeverive të Kosovës, të udhëhequra prej partive të ndryshme politike. Nuk marr anë rreth asaj se kush duhet ta udhëheqë Kosovën. Është ky vendim i popullit të Kosovës. Gjithnjë do të punoj me atë që e zgjedhin ata.

Prandaj, po shqetësohem gjithnjë e më shumë me taktikat e ashpra që po i përdor administrata Trump karshi Prishtinës. Departamenti i Shtetit ka kërkuar tash e sa kohë që Kosova t’i heqë tarifat. Por, kjo administratë përdori ndëshkime ekonomike vetëm pak javë pasi që mori postin Qeveria Kurti. Në vend ta linte Qeverinë e re, e cila po përballej me pandeminë, që t’i plotësonte radhët e agjencive të veta dhe t’i vendoste procedurat e brendshme, SHBA-ja i kontribuoi një krize politike në Prishtinë, rreth tarifave mbi Serbinë.

Ka shumë arsye se përse Kosova duhet t’i heqë tarifat, në rend të parë shkaku që ato më shumë po e dëmtojnë sesa që i ofrojnë ndonjë levë për arritjen e ndonjë marrëveshjeje paqësore me Serbinë. Sido që të jetë, tarifat janë mjet legjitim i një shteti sovran. Si të tilla, ato janë vënë anembanë botës nga presidenti Trump, si kundër miqve ashtu edhe armiqve, për shkaqe ekonomike dhe politike.

Në vend të përdorimit të taktikave të rrepta me një shtet mik, që mbështetet tek përkrahja jonë, SHBA-ja është dashur të punojë me durim me Qeverinë tani në largim të Kosovvës – si ishte munduar të punojë me Qeverinë e mëparshme të Kosovës – për përmirësimin e politikave që promovojnë mirëqenien dhe paqen afatgjatë. Qasja e rreptë ndaj një demokracie të vogël është vepër bullizmi, e jo e një partneri të matur. Sidoqoftë, do të vazhdoj të punoj me atë Qeveri që e zgjedh populli i Kosovës, tani dhe në të ardhmen.

Për më tepër, presioni i vënë mbi Prishtinën për tarifat e saja është tejet i jobalansuar. Diplomatët serbë janë duke e shëtitur globin, për t’i nxitur shtetet që ta çnjohin Kosovën dhe Serbia është duke i thelluar raportet e saja me Moskën teksa po blen sasi të konsiderueshme armatimi rus. Në të vërtetë, sipas Ligjit të Sprapsjes së Kundërshtarëve të Amerikës përmes Sanksioneve (CAATSA), i miratuar nga Kongresi pas ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e 2016-tës, këto blerje armësh lypsin prej Administratës që të vëjë sanksione mbi Serbinë. As që i kemi vënë këto sanksione dhe as nuk e kemi nxitur Serbinë më fuqishëm që t’u japë fund përpjekjeve të veta për çnjohje.

Diçka nuk është në rregull me politikën amerikane dhe ne duhet ta korrigjojmë. Duhet ta fillojmë me ribalansimin e qasjeve tona karshi Serbisë dhe Kosovës. Duhet të bashkëpunojmë me aleatët tanë evropianëë, për t’i trajtuar të dyja shtetet si partnere të pavarura dhe sovrane, duke përdorur standarde të njëjta për të dyja palët, teksa mundohemi t’i rifillojmë bisedimet paqësore. Kur ligji i SHBA-së thotë se duhet t’i vëmë sanksione Serbisë shkaku i lidhjeve të saja të sigurisë me Rusinë, atëherë duhet ta bëjmë.

Krahas kësaj, SHBA-ja duhet ta rinisë menjëherë ndihmën e saj përmes MCC-së. Modeli i MCC-së bazohet në indikatorë objektivë, të bazuar tek të dhënat dhe një fundament të arritur në marrëveshje midis SHBA-së dhe shteteve pranuese. Përdorimi i kësaj ndihme si detyrues për veprime që nuk lidhen me MCC-në apo misionin e saj e kthen këtë agjenci në një mjet tjetër për ushtrim trysnie – duke e shndërruar pikërisht në atë që është synuar të mos jetë”

Etiketa: EngelKosovaTrump

Lajme të lidhura

BOTA

Trump kërkon arrestimin e dy kryebashkiakëve

18:44 : 08/10/2025
AKTUALITET

Pse nuk po çlirohet Rama nga makthi McGonigal

18:18 : 08/10/2025
BOLD BLOG

Trump/Stubb, dy Arkitektët e Rendit të Ri Botëror

09:53 : 08/10/2025
BOTA

Paqe në Lindjen e Mesme? Trump: Jemi afër, kemi një shans real

20:09 : 07/10/2025
RAJONI

Analiza: Veriu i Kosovës drejt rikthimit nën udhëheqjen e serbëve

21:55 : 06/10/2025
BOTA

Zgjatja me një vit e marrëveshjes bërthamore, Trump pranon ofertën e Putin

18:45 : 06/10/2025
Para

Shehu thirrje Qeverisë: Mbyllni Call Center dhe fasoneritë, rrezik për Covid 19

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 9 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 08/10/2025

Aksident në aksin Qafë Mali-Fierzë, makina del nga rruga dhe përfundon 300 metra në humnerë

23:03 : 08/10/2025

Artan Hoxha: Mond Çekiçi, truri i bandës së Shijakut! Menaxhonte portin e Durrësit

22:57 : 08/10/2025

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025

Vuçiç: Jam i tmerruar nga Turqia, po armatos Kosovën!

22:29 : 08/10/2025

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

22:16 : 08/10/2025

Qytetari i pafajshëm, por jo telefoni! Zvarritet 1 vit për ta marrë nga komisariati i Vaut të Dejës

22:02 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com