• Kontakt
Monday, July 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Koronavirusi zbuloi dy anët e errëta të Edi Ramës

19:25 : 23/03/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Prej të paktën dy javësh Shqipëria dhe qytetarët e saj ndodhen nën ankthin e Covid 19, pandemisë botërore që ka shkaktuar mbi 14 mijë viktima në gjithë Botën, 5 nga të cilat në Infektivin e Tiranës.

Një pandemi që kapi të papërgatitur disa nga vendet, ndërsa të tjera kishin mundësinë që të merrnin masa dhe deri diku të ishin të përgatitura.

Fatmirësisht Shqipëria dhe disa nga vendet e Rajonit patën një kohë të mjaftueshme për t´u përgatitur, brenda mundësive të tyre, por kohën e vyer e shpërdoruan.

Me apo pa vetëdije, kjo ndodhi edhe në Shqipëri, ndërkohë që Covid 19 nisi përhapjen në Itali.

Lexo edhe:

Rama nuk është çmendur, populli po…

Çmenduria e radhës, Rama: Do të zhdukim paranë cash. Kujt i drejtohet kjo thirrje?

Ishte fundi i shkurtit, kur Kryeministri Edi Rama që sot i ka vendosur vetes gradat e gjeneralit në luftën me armikun e “padukshëm”, tallej dhe sulmonte mediat lidhur me rrezikun që i kanosej vendit të vogël, fqinj me Italinë, ku koronavirusi sot e ka gjunjëzuar.

Nuk është e vështirë të gjesh deklaratat e Ramës, i cili median e quante kazan, ndërsa në pikat e kalimit kufitar dhuronte shoë me disa ekipe mjekësore që me termometër në duar masnin temperaturën e çdo personi që hynte në territorin shqiptar.

“Koronavirusi nuk e ka prekur Shqipërinë! Por si për gjithë botën është një kërcënim potencial, për të cilin janë marrë të gjitha masat në rast se do të na duhet ta përballim

Të njëjtat mendje të shthurrura, që ju shqetësuan keq me lajmet fallco dhe me gojëligësinë e tyre gjatë ditëve e netëve të gjata pas tërmetit, janë në veprim.

Mos bini pre e tyre dhe jini të sigurt se shteti shqiptar po e bën prej kohësh detyrën për të qenë gati në rast shfaqjeje të koronavirusit, të cilin jemi gati ta përballim me organizim e profesionalizëm të lartë”, shprehej Rama javën e fundit të muajit shkurt.

Pra ishte i ndërgjegjshëm për rrezikun e virusit, por sërisht e merrte me shaka, ndoshta nga padija, ose nga besimi i tepruar në forcat e Rilindjes.

Dhe fatkeqësisht pas Ramës dhe deklaratave të tij, deri cinike, shfaqeshin një grup mjekësh, disa prej të cilëve edhe vetë ndoshta nuk i besonin ato që thonin, duke i mbushur mendjen njerëzve se koronavirusi ishte thjesht një grip.

Kishte disa të tjerë që nisën të besonin se rakia, hudhra, qepa, kishin krijuar imunitet te shqiptarët, që do të mbeteshin të paprekur, ose të tjerë që fatkeqësisht kishin role drejtuese në sistemin shëndetësor, që tregonin përralla se shqiptarët në Itali nuk ishin të prekur, pasi kishin imunitet meqë të parët e tyre kishin kaluar pandeminë e kolerës.

Në këtë mënyrë u krijua një orkestër, ku Rama i binte fyellit i pari, dhe pas tij dëgjoheshin disa “fyej” që i mbanin ison “gjeneralit të sotëm”.

Dhe kur e gjithë koha e nevojshme mund të shërbente për t´u përgatitur, Qeveria në Tiranë e shpërdoronte atë.

E mbani mend Kryeministrin kur deklaronte se OBSH nuk përkrahte mbylljen e kufinjve, strategji që doli jo vetëm e dështuar, por u kalua jo vetëm në mbyllje kufijsh por edhe mbylljen e njerëzve nëpër shtëpi.

Apo kur shpenzonte kohën me maskat nëse ishin ose jo funksionale kur ishin të skaduara, ndërkohë që fare mire mund t´a harxhonte për një strategji, jo si kjo e miratuar nën panik dhe frikë.

E ndërsa sipas shifrave në territorin shqiptar hynë të paktën 120 mijë persona, një pjesë e të cilëve nga vende ku virusi kishte përhapje, gjithçka u la në ndërgjegjen e tyre, pa masa kontrolli, pa karantinime, duke i kthyer të infektuarit në “bomba” të vogla për shoqërinë.

Brenda pak ditësh situata ndryshoi, dhe në media u shfaq një tjetër Edi Ramë, këtë rradhë i trembur, pavarësisht se vazhdimisht thoshte dhe thotë “frikë jo, kujdes Po”.

Një Ramë që nga personi që tallej dhe sulmonte, duke përdorur të njëjtin fjalor fyes ndaj ato që i klasifikon si “armiq të dukshëm” (media dhe opozita), u shndërrua në një Ramë që kërcënonte dhe deri diku u kthye në burimin kryesor të përhapjes së panikut.

Nën presionin e frikës, i mbyllur në banesën e tij në Surrel, që i ngjan një bunkeri, nisi lëshimi i urdhërave, pasi më parë i shpalli luftën armikut të padukshëm.

Kjo ishte faza që duket se kuptoi se ky armiku i padukshëm nuk ishte një shaka, as i shpikur nga “armiqtë e tij të brendshëm dhe të dukshëm”, por ishte një rrezik, që me kushtet e shëndetësisë shqiptare, e 10 fishon forcën e tij.
Brenda ditës urdhërat ndryshoheshin disa herë, aq sa u krijua një çorientim, jo vetëm me oraret e lëvizjes, por edhe me atë se çfarë lejohej ose jo.

Dhe nën panik, vendosi të nxjerrë në rrugë ushtrinë, blindat e pajisura me armë zjarri, më pas ashpërsoi gjobat, më pas publikonte video mbi atë se çfarë do t´I gjente ata që do të shkelnin rregullat e caktuara nga “gjenerali suprem” i luftës me koronavirusin.

Të gjitha këto masa i nxorri brenda pak ditësh, ndërkohë që në pjesën e vyer të kohës së humbur, e shpërdoroi me akuza ndaj mediave, opozitës, dhe gjithkujt tjetër që përpiqej t´a merrte me pak seriozitet atë që nisi në Kinë dhe u shpërnda në Itali dhe më pas në Europë.

Askush nuk e pengoi “Gjeneral Ramën” që ato që hynin nga “zonat e kuqe” të mbaheshin nën kontroll, të pabindurit edhe t´i izolonte me detyrim dhe hapësirat nuk i mungonin. Por jo, atëherë e kishte mendjen të tallej, të ironizonte, t´a merrte me shaka, ndërsa sot kërcënon “të papërgjegjshmit” me polici e blinda.

Fatkeqësisht u desh ky virus që të njiheshin dy gjendjet emocionale të Edi Ramës, atë të cinikut dhe të papërgjegjshmit, në njërën anë, dhe atë të frikacakut dhe shtetarit pa ide, që mendon se “armikun e padukshëm” mund t´a asgjesojë me mitrolozët e vendosur mbi blindat e ushtrisë.

Etiketa: KoronavirusimasaRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama nuk është çmendur, populli po…

13:37 : 20/07/2025
AKTUALITET

Çmenduria e radhës, Rama: Do të zhdukim paranë cash. Kujt i drejtohet kjo thirrje?

13:47 : 19/07/2025
AKTUALITET

“Syri që s’ka kushërinj”/ Ku përfunduan satelitët e Ramës? Do shihnin gjithçka, por s’panë ndërtimet

21:04 : 18/07/2025
AKTUALITET

“Të gjitha transaksionet financiare do jenë digjitale”/ Rama kërkon të zhdukë paranë “cash”?

18:06 : 18/07/2025
AKTUALITET

Meta: Duhet një opozitë e pakompromis, që të shkërmoqë këtë kala rëre të ngritur mbi vjedhje

17:03 : 18/07/2025
AKTUALITET

Rama: Do krijojmë Ministri për Inteligjncën Artificiale! Kryeministri me IA do punojë, ne bëjmë muhabet

16:06 : 18/07/2025
Para

Shtyrja e Opinionit të “Venecias”/ Për virusin apo për kritikat ndaj Vetingut?

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 21 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 20/07/2025

“Telenovela” Lapaj-Shabani/ Flet edhe Soko: E turpshme! “Lista e mbyllur” të japë dorëheqjen

22:50 : 20/07/2025

“Gabim i mesit të natës, njësoj si me Dash Sulën”/ Shabani: Dajë Zeqirin nuk e futa unë në listë

22:34 : 20/07/2025

Arma e prishur e një vrasësi/ Skerdi Tase, rrëfimet e të penduarit të tretë

22:15 : 20/07/2025

831 ha tokë për park fotovoltaik në Kaninë/ Këshilli Bashkiak: Nuk e zotërojmë truallin, s’marrim vendim

22:06 : 20/07/2025

PAMJET/ Zjarr në malin e Moravës në Korçë, dyshohet i qëllimshëm

21:43 : 20/07/2025

“Far West” në Sarandë/ Persona të armatosur e në kërkim lëvizin lirshëm, plagosen njerëz, policia fle

21:33 : 20/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com