• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Mbyllja e kufijve nga koronavirusi, shqiptarët e bllokuar në Gjermani/ Ja ç’po ndodh

15:39 : 20/03/2020
në BOTA, SOCIALE

Vendimi drakonian i BE për mbylljen e kufijve ka sjellë mjaft probleme edhe për shqiptarët që ndodhen aktualisht në Gjermani e duan të kthehen në vendlindje. Në Kosovë u kthyen me një fluturim të posaçëm rreth 100 vetë.avion

Kriza e Coronës ka vënë në gjendje alarmi përfaqësitë shqiptare jashtë, sidomos pas vendimit të BE për moslejimin e udhëtimit të qytetarëve nga vendet jo-anëtare në BE. Mjaft qytetarë nga Shqipëria apo edhe Kosova presin për kthimin në atdhe. Veç kësaj ka edhe raste të refuzimit të hyrjes në Gjermani, Policia e Aeroportit të Frankfurtit i konfirmoi Deutsche Welles se në lidhje me krizën e Coronës 2 qytetarëve nga Shqipëria i është refuzuar hyrja në Gjermani. Personat janë kthyer me një fluturim tjetër në vend.

Po përpiqemi të ndihmojmë këdo që është drejtuar tek përfaqësitë e Republikës së Shqipërisë në botë, i konfirmoi të premten (20.02) Ministria e Jashtme e Shqipërisë Deutsche Welles. Zëdhënësja e kësaj ministrie, Fiona Demneri thotë, se „po punohet intensivisht për kthimin e gjithkujt që ka kërkuar asistencë dhe ka shprehur interes. Situata nuk është e lehtë, pasi BE ka mbyllur kufijtë dhe fluturimet dita-ditës po dështojnë. Po përpiqemi të bëjmë më të mirën, rast pas rasti.“

Që nevoja është akute duket edhe në rritjen e fluksit të telefonatave dhe E-maileve këto ditë si në Ambasadën e Shqipërisë dhe asaj të Kosovës në Berlin. Sipas burimeve nga Ambasada e Shqipërisë në Berlin për Deutsche Wellen, vetëm të enjten ka pasur gjatë ditës mbi 150 telefonata dhe 200-300 E-maile me pyetje e thirrje për ndihmë nga qytetarë shqiptarë. Shqetësimet janë nga më të ndryshmet. Nga ata që kanë frikë, se shkelin lejen e qëndrimit, tek personat që nuk mund të fluturojnë, apo edhe ata që janë në gjendje kritike financiare. Ambasada thotë, se është i mobilizuar i gjithë personeli për të ofruar ndihmë në një situatë të tillë emergjence për shkak të virusit Corona.

Të paktën për ata që kanë frikë, se shkelin afatin 90 ditor të qëndrimit në hapësirën Shengen, Ministria e Jashtme e Shqipërisë e dha dje një lajm të mirë. Ata „që e tejkalojnë afatin e qëndrimit të lejuar në hapësirën Shengen dhe dëshmojnë, se për shkak të situatës Covid-19 e kanë të pamundur lëvizjen nuk do të penalizohen.“

Lexo edhe:

Gjermani/ Kryetarja e sapozgjedhur e bashkisë qëllohet 13 herë me thikë, në gjendje të rëndë shëndetësore

Makina e vjedhur në Gjermani zbulohet në Korçë, nën procedim një 26-vjeçar

Kurse për shumë qytetarë nga Kosova që vijnë vetëm me vizë në Gjermani, shqetësimi i shkeljes së afatit të vizës për shkak të moskryerjes së fluturimit është edhe më i madh. Shumë vetë kërkojnë këto ditë të marrin një vërtetim identiteti që u ka skaduar afati i vizës që të mos penalizohen më vonë, thonë burime nga Ambasada e Kosovës në Berlin.

Kryhet kthimi i parë i organizuar i qytetarëve nga Gjermania në Kosovë

Ambasada e Kosovës në Berlin konfirmon për Deutsche Wellen, se në bashkëpunim me autoritetet në Kosovë, Ministrinë e Jashtme, atë të Transportit dhe Shëndetësisë organizoi një fluturim të posaçëm për kthimin e banorëve residentë të Kosovës në vendlindje. Avioni i parë i posaçëm me rreth 100 persona u nis të premten në drekë nga aeroporti i Düsseldorfit drejt Prishtinës. Ambasada u lutet qytetarëve të tjerë që të kenë durim, se autoritetet janë duke përpunuar listat e qytetarëve që duan të kthehen.

Ajo që duhet të dinë, personat që kthehen në Prishtinë, është se do të kalojnë fillimisht në një karantinë 14 ditore, një hap, me sa duket jo aq i lehtë për t’u pranuar nga shumë udhëtarë që kthehen, por shumë i nevojshëm për të frenuar përhapjen e virusit Corona. Burime nga Ambasada e Kosovës në Berlin thonë, se duam të apelojmë tek qytetarët e Kosovës, nëse e kanë të mundur, të qëndrojnë në Gjermani këto kohë, sepse kapacitetet e Kosovës për futjen në karantinë 14 ditore janë të limituara.

Mundësi kontakti

Në rast se keni nevojë për të kontaktuar përfaqësitë shqiptare krahas mediave sociale, Ambasada e Shqipërisë në Berlin ofron numrin e emergjencës: 0049 1798215905

Nga e premtja Ambasada e Shqipërisë ofron edhe një numër të ri emergjence.

Me Email: [email protected]

[email protected]

Ambasada e Kosovës në Berlin, veç mundësive të kontaktit me Facebook dhe E-mail ofron këto numra emergjence si mundësi kontakti me ambasadën dhe konsullatat në Gjermani.

+49 152 29084675 Berlin

+49 157 39884891 Hamburg

+49 1522 908 4675 Frankfurt

+49 1523 733 7814 Stuttgart

+49 152 18 22 28 40 München

+49211 54 222 222 Düsseldorf/ DW

Etiketa: bllokuarGjermanishqiptaret

Lajme të lidhura

BOTA

Gjermani/ Kryetarja e sapozgjedhur e bashkisë qëllohet 13 herë me thikë, në gjendje të rëndë shëndetësore

15:11 : 07/10/2025
AKTUALITET

Makina e vjedhur në Gjermani zbulohet në Korçë, nën procedim një 26-vjeçar

11:18 : 05/10/2025
BOTA

Arrestohen në Gjermani tre persona të lidhur me Hamas-in

20:06 : 01/10/2025
AKTUALITET

Rregulla të reja për hyrje-daljet në zonën Shengen, çfarë ndryshon pas 12 tetorit

19:35 : 01/10/2025
BOTA

E rëndë në Gjermani, akrobatja bie nga trapezi dhe humb jetën gjatë një shfaqjeje cirku

09:48 : 29/09/2025
BOTA

Deputetja gjermane bën histori, mban fjalim në parlament me foshnjën në krah

15:11 : 25/09/2025
Para

DOKUMENTI/ Zbulohet kush e dërgoi mesazhin e Bashës për Ramën live në emision

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 9 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 08/10/2025

Aksident në aksin Qafë Mali-Fierzë, makina del nga rruga dhe përfundon 300 metra në humnerë

23:03 : 08/10/2025

Artan Hoxha: Mond Çekiçi, truri i bandës së Shijakut! Menaxhonte portin e Durrësit

22:57 : 08/10/2025

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025

Vuçiç: Jam i tmerruar nga Turqia, po armatos Kosovën!

22:29 : 08/10/2025

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

22:16 : 08/10/2025

Qytetari i pafajshëm, por jo telefoni! Zvarritet 1 vit për ta marrë nga komisariati i Vaut të Dejës

22:02 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com