• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Po bën fushatë politike dhe protagonizëm elektoral”/ Manjani “shpërthen” ndaj Ramës

08:45 : 18/03/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar përmes një komenti në rrjetet sociale, lidhur me përdorimin që poi bën Kryeministri Edi Rama situatës së krijuar nga pandemia botërore e Covid 19, e cila ka prekur edhe Shqipërinë.

Manjani shkruan se Rama nga mëngjesi në mëngjes bën fushatë politike për veten e tij, ndërsa shprehet se nuk ka pse të kemi as frikë e as ndrojtje ta themi hapur këtë që po bën Edi Rama.

“Asnjë ligj i shkruar i këtij shteti që e drejton vetë nuk e justifikon sjelljen e tij. Asnjë për be”, shkruan Manjani.

Ish-ministri shkruan se shteti ka luftuar epidemitë dhe pandemitë edhe pa qenë Edi Rama.

“Në asnjë rast ligji nuk parashikon veprimin e strukturave të shëndetit publik nën direktivat e “komandaturës së Surrelit”.

Lexo edhe:

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

Në asnjë rrjesht të këtij ligj nuk do ta gjeni këto “mrekullira” që ka urdhëruar paralelisht Kryeministri me FB dhe me akte normative. Këto të fundit jo vetëm bien ndesh me Kushtetutën, por janë dhe llogjikisht qesharake.

Por përse e bën këtë sjellje Ai? Nuk e di ligjin?

Jo jo, e si shumë mirë ligjin dhe Kushtetutën, por ka vendosur ti injorojë ato. Sepse duke zbatuar ligjet nuk ka vend për protagonizëm elektoral.

Pandemi dhe epidemi ky shtet ka luftuar edhe pa Edi Ramën, edhe pa akte normative, edhe pa FB, edhe me median aktive edhe pa ndërprerë jetën në vend”, shkruan Manjani.

Nga Ylli Manjani

Politikë që çke me të!
==========
Po mor po, nga mëngjesi në mëngjes bën fushatë politike për veten e tij.

Nuk ka pse të kemi as frikë e as ndrojtje ta themi hapur këtë që po bën Edi Rama.

Asnjë ligj i shkruar i këtij shteti që e drejton vetë nuk e justifikon sjelljen e tij. Asnjë për bé!

Sa për informacion, ka një ligj në fuqi me titull ” PËR PARANDALIMIN E LUFTIMIN e SËMUNDJEVE NGJITËSE DHE INFEKSIONEVE”, me nr 15/2016. Ky ligj është ndër të paktët që e bën Shqipërinë pjesë të strukturave të OBSH dhe BE.

Ligji tregon me detaje se si strukturat e specializuara të shtetit (Instituti i shëndetit Publik është në krye) veprojnë në harmoni të plotë me protokollet e OBSH dhe BE, edhe për izolimet por edhe për karantinën.

Në asnjë rast ligji nuk parashikon veprimin e strukturave të shëndetit publik nën direktivat e “komandaturës së Surrelit”. Në asnjë rrjesht të këtij ligj nuk do ta gjeni këto “mrekullira” që ka urdhëruar paralelisht Kryeministri me FB dhe me akte normative. Këto të fundit jo vetëm bien ndesh me Kushtetutën, por janë dhe llogjikisht qesharake.

Por përse e bën këtë sjellje Ai? Nuk e di ligjin?

Jo jo, e si shumë mirë ligjin dhe Kushtetutën, por ka vebdosur ti injorojë ato. Sepse duke zbatuar ligjet nuk ka vend për PROTAGONiZËM elektoral.

Pandemi dhe epidemi ky shtet ka luftuar edhe pa Edi Ramën, edhe pa akte normative, edhe pa FB, edhe me median aktive edhe pa ndërprerë jetën në vend.

Edhe këtë e di Ai, prandaj i duhet të bëjë protagonistin dhe jo shtetarin në detyrë publike.

Të vetmen detyrë që ka Edi Rama si Kryeministër është të orientojë përparsitë e qeverisë (në radhë të parë buxhetore) drejt përballimit të pasojave të pandemisë dhe jo të na bëjë drejtorin e Institutit të Shëndetit Publik, as zëdhënësin e infektivit!

Të vetmen gjë që duhet të bëjë NUK e BËN! Por na tregon se si lahen duart!! Kulmi! A thua se ky popull nuk i ka larë ndonjëherë duart deri më sot.

Pah, çfarë fyerje!

Edhe një biçim bashk/urdhër që e bëri me Guvernatorin, ligjërisht e ka djallosur. Nuk pi ujë hiç ajo paçavure përpara kontratës së kredisë Bankë-Klient. Sa për informacion, kontratat kanë gjithnonë klauzola forcash madhore. Këto klauzola nuk vihen në zbatim me paçacure juridike të tilla.

Por nejse, punë për bankat kjo.

Ajo që dua të them është se e gjithë sjellja e Kryeministrit është dukshëm fushatë e pastër elektorale, megjithse në kohë të vështira për njerëzit.

Tani, të gjithë ata që shprehin “shqetësimin” se nuk është ky momenti për të kritikuar sjelljen e qeverisë, po ju them se:

Nuk jam unë njeriu që po bëj fushatë, sepse nuk dua vota. Nuk kam asnjë detyrë politike që të më lidhë me bërjen e votave. Por, qytetarisht dhe profesionalisht, po ju informoj se çfarë thonë ligjet e shtetit dhe, se sa larg tyre është sjellja e Kryeministrit i cili ka nevojë për protagonizëm dhe vota.

Sjellja e tij është qartësisht si e “shpëtimtarit të njerëzimit”. Ky i fundit nuk ka pse pret vaksinën të luftojë gripin, por ti bindet urdhërave rë Tij.

Ja, kaq do Ai.

Keni parë apo dëgjuar ndonjë udhëheqës diku në këto kohë pandemie të urdhërojë në Facebook? Po ndonjë që lavdëron veten në publik në kohë krize?!

Nga ana tjetër, asnjëherë nuk do ketë kohë të përshtatshme, nëse ndiqet verbërisht ajo që thotë populisti që do vota.

Pas kësaj pandemie Ai do dalë e do thotë, UNË JU SHËROVA, JU SHPËTOVA jetën! Pa mua jeni të mbaruar! E të tjera broçkulla elektorale si këto. Ndaj ky takëmi që ka shqetësim “kohën” ska për ta gjetur dot kurrë atë. Ndoshta u pëlqen lideri më shumë sesa ligji dhe shteti!

Më këtë takëm në fakt është e kotë të japësh argumente, sepse refuzojnë të shohin realitetin me sytë e tyre.

Etiketa: COVID 19ManjaniRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

13:40 : 26/10/2025
AKTUALITET

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

11:41 : 26/10/2025
AKTUALITET

Kandidatura e Binajt tremb Ramën? Kryeministri e sulmon në podkast: Ka marrë rol, aktorët këtë punë kanë

10:23 : 26/10/2025
AKTUALITET

E premtoi gjatë gjithë fushatës, Rama tani thotë se anëtarësimi në BE nuk është në dorën e tij

09:42 : 26/10/2025
AKTUALITET

Flor Binaj/ Polici i pavarur dhe policët e Ramës

18:15 : 23/10/2025
AKTUALITET

Edhe “bufi i kënetës” në raportin për ’11 Majin’/ OSBE-ODHIR: Sulme personale mes Ramës dhe Berishës

12:54 : 23/10/2025
Para

VIDEO/ "Respektoni ndalim qarkullimin që mos gjobiteni", Policia thirrje qytetarëve

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Hënë 27 tetor 2025

22:57 : 26/10/2025

Balona me helium në hapësirën ajrore, Lituania mbyll aeroportin e Vilniusit dhe kufirin me Bjellorusinë

22:46 : 26/10/2025

Uashingtoni dhe Pekini pranë një marrëveshje tregtare

22:34 : 26/10/2025

Realizoi eurogol në Serie A, Medon Berisha: Trajneri më thotë që të marr iniciativë

22:26 : 26/10/2025

Me 100 diamante/ Del në ankand një nga kurorat e Napoleon Bonaparte

22:13 : 26/10/2025

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

21:57 : 26/10/2025

Kriptot e sekuestruara nga krimi, thesari dixhital që po sfidon drejtësinë shqiptare

21:48 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com