• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Të rrethuar nga vendet me koronavirus, por të paprekur/ Shqipëria, Kosova e Mali i Zi “rezistojnë” ndaj COVID 19

13:11 : 07/03/2020
në BOTA, SHENDETI

Shqipëria është një nga vendet e pakta që ka mbetur ende zyrtarisht e paprekur nga koronavirusi, edhe pse është e rrethuar nga vende që tashmë po shënojnë raste të shtuara të kësaj epidemie të rrezikshme.

Në Shqipëri janë testuar më shumë se 40 persona dhe të gjithë kanë rezultuar negativë nga virusi. Rreziku i vetëm deri tani mbetet rasti i një gruaje 50-vjeçare nga Lushnja, e cila ishte kthyer nga Italia dy ditë më parë. Ajo ka shfaqur shenja të prekjes nga virusi dhe është izoluar në karantinë në QSUT. Gruaja, nga fshati Kadipashaj, Njësia Administrative Krutje, ishte paraqitur sot në Spitalin e Lushnjës, pasi kishte temperaturë të lartë. Duke qenë se gruaja kishte pasur temperaturë dhe vinte nga një zonë e prekur e Italisë, nga Padova, spitali ndoqi protokollin duke e transferuar rastin në QSUT. Ministrja Ogerta Manastirlliu ka inspektuar masat e marra kundër koronavirusit në Portin e Durrësit gjatë ditës së premte. Ajo kërkoi rritjet e vigjilencës më shumë në pikat kufitare.

RAJONI

Koronavirusi që ka vënë gjithë botën në alarm, nuk ka prekur nga fqinjët tanë vetëm Malin e Zi dhe Kosovën. Disa raste të dyshuara janë testuar në të dyja vendet, por kanë rezultuar negative nga Covid19. Por fqinjët e tjerë kanë shënuar ose rastet e para të konfirmuara nga virusi, ose janë në fazën e shpërthimit të tij.

Në Maqedoninë e Veriut janë shënuar dy raste të tjera të të infektuarve gjatë ditës së premte. Ata ishin një çift nga Dibra e Madhe, të cilët ishin kthyer së fundmi nga Italia. Në Maqedoninë e Veriut qeveria ka pranuar rekomandimin e Ministrisë së Shëndetësisë për të ndaluar të gjitha tubimet dhe ngjarjet e mëdha publike, si dhe zhvillimin e ndeshjeve pa tifozë deri më 13 mars. Greqia është në fazë shpërthimi të virusit.

Lexo edhe:

OLAF flet për skandalin: Si u keqpërdorën 33 mln eurot e BE nga fondet IPARD në Shqipëri

Vizita në Shqipëri “i kushton shtrenjtë” kryebashkiakut të New York-ut

Deri të enjten, numri i të infektuarve të konfirmuar ishte vetëm dhjetë vetë, por më pas një grup turistësh që ishin kthyer nga Izraeli dhe Egjipti janë testuar dhe kanë rezultuar pozitivë, duke e çuar numrin e të prekurve në 31 vetë të enjten dhe 14 raste të reja të premten, me 45 të prekur gjithsej. Edhe në Serbi është konfirmuar rasti i parë, një burrë 43 vjeç nga Subotica, i cili ka vizituar Budapestin, sipas ministrit të Shëndetësisë, Zllatibor Llonçar. Ai aktualisht është vënë në karantinë në një spital të Suboticës.

ITALIA

Rritet në 197 numri i viktimave nga koronavirusi në Itali, me 4,636 raste të infektuarish dhe 523 të shëruar. Lombardia është cilësuar si “qendra e rrezikut” pasi ka numrin më të madh të të prekurve nga Covid-19. Edhe në Vatikan u shënua rasti i parë i prekjes nga virusi. Shkollat vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura dhe aktivitetet masive janë pezulluar.

NË BOTË

Zyrtarët shëndetësorë globalë kanë paralajmëruar shtetet që ta trajtojnë më me seriozitet shpërthimin e koronavirusit. Edhe Holanda ka raportuar rastin e parë të prekjes me këtë virus, më 6 mars. Numri i të prekurve në Francë është 423 vetë, me 7 të vdekur deri tani.

“Këto nuk janë stërvitje”, ka thënë shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke bërë thirrje për “përgatitje agresive”, në mënyrë që të luftohet përhapja e virusit. Indonezia ka konfirmuar të premten edhe dy raste të tjera me koronavirus, duke e çuar në katër numrin e të prekurve nga ky virus në këtë vend.

Të dy indonezianët ishin në të 30- t e tyre dhe ishin testuar pasi ishin në kontakt me dy rastet e konfirmuara të para, tha në një konferencë për mediat ministri i Shëndetësisë, Achmad Yurianto.

Në Korenë e Jugut, të premten janë shënuar 518 rate të reja, duke e çuar numrin e të prekurve në 6,284, me 42 të vdekur. Në Kinë, numri i të vdekurve ka shkuar në 3,042, me 80,552 të infektuar. Në Iran janë infektuar 3,513 njerëz, me 107 të vdekur. /Panorama/

Etiketa: botakoronavirusShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

OLAF flet për skandalin: Si u keqpërdorën 33 mln eurot e BE nga fondet IPARD në Shqipëri

08:20 : 09/10/2025
AKTUALITET

Vizita në Shqipëri “i kushton shtrenjtë” kryebashkiakut të New York-ut

20:44 : 08/10/2025
KRYESORE

A do të guxojnë gjyqtarët të marrin në dorë Reformën në Drejtësi?

12:55 : 08/10/2025
SPORT

Serbi-Shqipëri për kualifikueset e Botërorit, ja si kuotohen skuadrat për fitoren

14:18 : 07/10/2025
SPORT

Frikë nga incidentet, Serbia mbyll dyert për publikun në ndeshjen me Shqipërinë

16:24 : 04/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Pabarazia gjinore dhe narkoregjimi, kërcënim kryesor për gratë në Shqipëri

12:07 : 04/10/2025
Para

Video/ Të pandalshëm por të harruar, shikoni çfarë bënin dyshja Ronaldo-Rooney

TË GJITHA

‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë

09:48 : 09/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, gjykata lë në burg autorin, xhaxhain dhe rojen e sigurisë

09:39 : 09/10/2025

Kryetarja e Bashkisë Mödling promovon librin e Fate Velajt

09:26 : 09/10/2025

VIDEO/ Përndoqi “Noizyn”, ekstradohet nga Dubai “Cllevio”

09:16 : 09/10/2025

Trump njofton armëpushimin në Gaza: Hamasi do të lirojë pengjet të hënën

08:58 : 09/10/2025

Aksidenti tragjik në Fushë-Arrëz, humb jetën 51-vjeçari

08:48 : 09/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, sot jepet masa e sigurisë për autorin, xhaxhain dhe rojen e gjykatës

08:34 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com