• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tubimet, protestat dhe këshillat për Ramën për të menaxhuar frikën

23:02 : 03/03/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Sa herë ka një tubim, protestë, apo revotë qoftë edhe me një grusht të vogël njerëzish, kryeministri Edi Rama ikën nga zyra. Prej shtatë vitesh ai është në hall me veten dhe nuk po shërohet nga sëmundja kronike e panikut nga tubimet qytetare, që i sjellin ankth, depresion momental dhe një frikë të shtuar që shoqërohet me zverdhje në fytyrë, dridhje, luhatje të zërit dhe sjellje çoroditëse.

Këtë e ka treguar edhe ditën e djeshme, që ndërsa ishte strukur në “kullën e Partisë” në selinë e Rilindjes, Rama doli dhe rendi drejt medias për të treguar se e injoronte atë tubim masiv të thirrur nga kreu i shtetit Ilir Meta. Tentoi të vendosë vetullat, por “nxorri sytë” kur u tradhtua nga i shkreti ankth, i kthyer tashmë në makth për të.

Edi Rama nuk ka frikë nga kundërshtarët politik, qoftë edhe ai edhe Ilir Meta, nuk i druhet asnjë politikani, brenda apo jashtë vendit, por Rama çedon fort me qytetarët e tij, që sot i ka ndarë në mendjen haluçinative, në të tijët përjetë (Rilindasit e sotëm), dhe (armiqtë e përjetshëm), qytetarët e thjeshtë, me bindje opozitare, ose pa bindje fare.

Ramën e tremb jo vetëm masiviteti, por kauzat që ngrihen në çdo protestë. Si është e mundur që deklaron se Shqipëria është një vend demokratik dhe të ketë kaq shumë frikë nga tubimet qytetare?
Për të shpëtuar nga ky ankth i shfaqur dukshëm, Rama nuk duhet të struket brenda mureve të trasha dhe të nxjerrë kokën nga “frëngjitë” ku gjuan me mesazhe telefonike, por të ndryshojë mënyrë qeverisëse. Qytetarët sot janë më shumë se të zhgënjyer dhe kritik për korrupsionin katastrofik, për varfërinë e tejskajshme që e vuajnë në çdo çast që marrin frymë, për padrejtësitë nga zyrat e shtetit, për arrugancën dhe makutërinë e zyrtarucëve Rilindas.

Lexo edhe:

Qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës: Ju erdhi fundi!

Arkivoli simbolik në protestë, reagon Rama: Hienat e politikës rrëmbyen “flamingot”

Janë të vrarë nga prania e kriminelëve në institucionet e rëndësishme të vendit, janë të pasigurtë nga siguria qeveritare që i jepen trafikantëve të drogës dhe të qenieve njerëzore. Frika e Ramës ikën thjesht fare: Të heqë dorë nga korrupsioni, të rrisë nivelin ekonomik, të shpërndajë pasurinë publike, duke mos ia lënë vetëm në duart e pesë oligarkëve, të rrisë rrogat dhe pensionet dhe mbi të gjitha të ndryshojë atë fytyrë të qeverisjes.

Këto Rama nuk mund ti bëjë kurrë, pasi nëse merr nisma të tilla, ai humb pushtetin. Si mundet Rama të largojë nga partia “çunat problematik” të blejnë vota? Si mundet të mos japë koncesione dhe tendera të majme për pesë oligarkët e tij?

Ndaj, fatkeqësisht për të, është i destinuar që gjithë jetën të ketë ankthe dhe makthe nga çdo tubim, paqësor apo me incidente të vogla qofshin. Tashmë po e kupton se nuk ka mure të trasha, gaz lotsjellës, apo shtet policor që mund ta shpëtojë nga reagimi i një qytetari fort të ndershëm, por i përçudnuar nga qeverisja e keqe.

Etiketa: frikaRamatubime

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës: Ju erdhi fundi!

22:20 : 07/07/2026
AKTUALITET

Arkivoli simbolik në protestë, reagon Rama: Hienat e politikës rrëmbyen “flamingot”

15:02 : 05/07/2026
AKTUALITET

Protesta hyri në muajin e 2-të/ Rama: Mercenarë nga Prishtina dhe Tetova shfaqen si diasporë

08:57 : 02/07/2026
AKTUALITET

Qytetarët nuk ndalin marshimin, mijëra njerëz drejt Astirit

22:32 : 11/06/2026
AKTUALITET

Kur protesta sfidon frikën

17:31 : 11/06/2026
AKTUALITET

‘Rama n’burg, Beneti n’burg’/ Shkodranët presin me protesta kryeministrin në hyrje të qytetit

17:41 : 08/06/2026
Para

Frika nga OFL bashkon vëllezërit Xhafaj me vëllezërit Isaraj

TË GJITHA

Horoskopi 15 Korrik: Dashuri të reja për beqarët, debate në çift dhe surpriza me paratë

23:01 : 14/07/2026

Aksident me vdekje në Vlorë

22:51 : 14/07/2026

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026

Paradoksi i tregut të punës: Më shumë të papunë afatgjatë me arsim të mesëm se me 8/9-vjeçar

22:41 : 14/07/2026

Spanja dyfishon rezultatin me Francën, pranë finales së madhe

22:31 : 14/07/2026

Oyarzabal hyn në histori, barazon rekordin legjendar të Butragueños

22:25 : 14/07/2026

Nis pjesa e dytë në Dallas, “Gjelat” duan përmbysjen

22:13 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş