Rama kërkoi 800 mijë vota/ Ironia e Manjanit: Me këtë frymë duhet të marrë 1.8 milionë

Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë, në një postim në rrjet ka ironizuar kërkesën e Kryeministrit Edi Rama, i cili duke folur në Kongresin e PS-së, tha se synon mandatin e tretë, por që i duhen 800 mijë vota.

Manjani shkruan se me mjetet që disponon, Rama duhet të marrë 1 milion e 800 mijë vota, 100 % e kusur duhet të dalë rezultati.

“Të mos pipëtijë as miza më në këtë vend. E imagjinoj se sa do kënaqej shoku Ziqiri”, shkruan Manjani.

Postimi i Manjanit

Me para borxh;
shpërndarje shtëpish;
rritje të numrit të punësimeve në shtet;
rritje fiktive rrogash e pensionesh; arrestime kundërshtarësh pa prova;
terror policor;
para nga krimi në qarkullim;
të fortë që mbushin kutitë me vota;
kontroll total të çdo institucioni shtetëror;
kaos social që shkakton frika ndaj virozave, tërmeteve, apo edhe refugjatëve;
kontroll absolut të fjalës së lirë dhe mediave;
shtet që funksionon me ligje e masa të jashtëzakonshme,

LEXO EDHE  Krimi i dyfishtë në Vlorë/ Kushëriri: Xhaxha dhe nip po mblidhnin ullinjtë, ata ...

Dhe prap pretendon të marrë 800 000 vota?!

Me këto mjete në dispozicion duhet të marrë 1 milionë e 800 000. 100% e kusur duhet të dalë rezultati.

Të mos pipëtijë as miza më në këtë vend.

E imagjinoj se sa do kënaqej shoku Ziqiri.