Të panjohurat e amnistisë

Nga Klodian Tomorri

Ne vitin 2011, teksa ekonomia kishte hyre ne dallget e krizes dhe fondamentet e financave publike ishin tronditur, qeveria e Sali Berishes shpalli nje amnisti te pergjithshme fiskale. Ridvan Bode, ne ate kohe minister i financave kishte gati nje vit qe pergatiste terrenin duke zhvilluar nje sera seancash konsultimi me biznesin, por edhe nderkombetaret. Por opozita nuk e dha asnjehere konsensusin politik duke e kundershtuar aministine si nje mase te demshme per ekonomine. Deshtimi i amnistise se pare fiskale ne Shqiperi ishte vulosur qe ne nisje.

Konsensusi politik eshte jetik per amnistite e taksave. Jo vetem per ta bere faljen moralisht me te pranueshme ne syte e publikut, por edhe sepse pa opoziten amnistite nuk kane garanci ligjore. Ndonese ligjet per faljen e detyrimeve fiskal miratohen me shumice te thjeshte, fshehja e taksave eshte veper penale. Ne nenin 180 te Kodit Penal thuhet shprehimisht: Fshehja e te ardhurave ose deklarimi i rreme perben veper penale qe denohet deri ne 3 vjet burg.

Kodi Penal prevalon mbi ligjin. Dhe per te ndryshuar Kodin duhen 84 vota ne Parlament, perndryshe nese nje biznes deklaron te ardhurat e fshehura tek Tatimet, diten tjeter prokuroria mund t’i trokase ne dere dhe ta dergoje per tre vjet pas hekurave. Kjo ishte arsyeja se pse deshtoi amnistia e Berishes.

Por te rikthehemi tek amnistia e Rames. Ende nuk dihet se cili do te jete pozicionini i opozites parlamentare. A i ka Edi Rama 84 votat per te ndryshuar Kodin Penal? Kjo eshte e panjohura e pare e amnistise. E dyta, eshte qendrimi i nderkombetareve.

Rritja galopante e trafikut te droges nga Shqiperia i ka shqetesuar jo pak vendet e Bashkimit Europian. Qeverite nuk kane qejf kur parate dalin jashte vendeve te tyre. Jo rastesisht, ne vitin 2018 Keshilli i Europes e futi Shqiperine ne listen gri te vendeve per pastrimin e parave. Nje amnisti fiskale ne kete kohe do te ashpersoje edhe me shume qendrimin e Bashkimit Europian ndaj qeverise, gje qe Rama e di fort mire.

Komisioni Europian mund te kercenoje me refuzimin per hapjen e negociatave, apo dhe terheqjen e donacioneve. Ndersa Task Forca per Veprimin Financiar FATF mund te pershkallezoje sanksionet duke e futur Shqiperine ne listen e zeze te pastrimit te parave bashke me Iranin dhe Korene e Veriut.

Nga ana tjeter Fondi Monetar Nderkombetar, armiku i perhershem i amnistive do te rrise presionin mbi qeverine. Dhe kur FMN perdor levat e presionit financiar qe ka ne dore, zakonisht qeverive u ndodhin gjera te keqija. A do te jete Rama kaq i forte sa ta shtyje perpara projektin perballe ketij presioni potencial? Kjo mbetet per t’u pare.

LEXO EDHE  Eksperti britanik: Duhet të izolohemi deri në qershor, distancimi deri në tetor

Ne aspektin ekonomik, argumentat pro apo kunder amnistise jane te pafundme. Shqiperia eshte nje vend ku 35-50 per qind e aktivitetit ekonomik eshte informal. Informaliteti kaq i madh per nje kohe te gjate ka krijuar presione te jashtezakonshme mbi biznesin dhe individet ne raport me ligjin. Dhe palogjshmeria do te vazhdoje te prodhoje me shume paligjshmeri duke e mbajtur vendin nen kthetrat e informalitetit.

Paralelisht ekonomia ka nevoje per kapital te fresket, qe te financojne investime te reja, ndersa arka e shtetit eshte ne veshtiresi per para. Amnistia mund te jete nje burim ne kushtet e nje ambienti te veshtire ekonomik si te brenshem ashtu dhe te jashtem, pasi edhe Europa eshte duke u zhytur ne recesion. Keto jane dy argumenta qe shkojne ne favor te amnistise. Por shume te tjere shkojne kunder saj.

Se pari amnistite fiskale cenojne drejtesine sociale. Qeveria fal taksat e atyre qe kane bere evazion, duke ndeshkuar bizneset dhe individet e ndershem qe kane qene korrekt dhe kane shkyer detyrimet e tyre ne raport me ligjin.

Se dyti, faljet fiskale dekurajojne pagesen vullnetare te taksave duke inkurajuar informalitetin. Bizneset mund te vazhdojne te fshehin detyrimet duke pritur aministine e radhes.

Se treti dhe me e rendesishmja, amnistite mund te krijojne shtigje per te ligjeruar parate e krimit dhe korrupsionit. Edhe pse formalisht amnistia e perjashton ligjerimin e parave qe vijne nga droga, prostitucioni apo korrupsioni i zyrtareve, ne praktike kjo eshte e veshtire. Si dhe kush e verifikon nese parate e legalizuara vijne nga evazioni apo aktivitetet kriminale?

Edhe pse qeveria ka ne dore te ashtuquajturin mekanizem Anti KCK, i cili perjashton automatikisht nga aministia personat e denuar apo te dyshuar per aktivitet kriminal, pyetja qe shtrohet eshte si pengohet legalizimi i parave te tyre permes personave te trete? Apo si pengohet legalizimi i parave te korrupsionit te politikaneve permes personave te tjere? Praktikisht kjo eshte shume e veshtire edhe nese qeveria do te kete me te vertete vullnetin e mire, per te mos i legalizuar prate e krimit.

Keto jane te panjohurat e projektit te amnistise, bastit te radhes te Edi Rames. Dhe kur oferta e vetme e nje qeverie per elektoratin e saj eshte amnistia, gjerat nuk jane mire.