Rekordi famëkeq i Sergio Ramos

Sergio Ramos është një nga mbrojtësit më të mirë dhe me më së shumti trofe të fituar në histori të futbollit.

Një lojtar fenomenal, nuk do të thotë të jetë edhe një atlet i devotshëm për lojën e ndershme, dhe këtë Ramos e ka dëshmuar disa herë.

Mbrojtësi spanjoll u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen që Real Madrid e humbi 1:2 nga Manchester City, pas një ndërhyrje në Gabriel Jesus, si lojtar i fundit.

LEXO EDHE  Adnan Januzaj tregon futbollistin më të mirë në botë dhe të preferuarin e tij

Ramos me këtë karton barazon rekordin e keq të Zlatan Ibrahimoviç dhe Edgar Davids, me katër kartonë të kuq në Ligën e Kampionëve.

Kapiteni i Realit me të njëjtin rast u bë edhe ‘rekordmen’ në numrin e kartonëve të kuq të drejtpërdrejt. Ky ishte kartoni i tretë direkt për të i kuq dhe i 26-i në karrierë.