Koronavirusi/ Avokati i njohur publikon 5 raste skandaloze: Për gomerët që mbyllin sytë

Avokati i njohur Altin Goxhaj ka publikuar në rrjet 5 raste, që sipas tij, tregojnë se qeveria nuk ka marrë asnjë masë në pikat e kalimit kufitar, lidhur me kontrollin e qytetarëve që hyjnë në territorin shqiptar dhe mund të mbartin koronavirus.

Goxhaj shkruan se koronavirusi në mos ka pushtuar Shqipërinë, ai sapo e ka filluar pushtimin, ndërsa akuzon qeverinë që e ka sjellë.

“Shefja e Inspektimit të Shëndetit dmth personi përgjegjës për kontrollin e koronavirusit deklaroi live në TV se mezi po pret gjithë kënaqësi ardhjen e koronavirusit që po vret gjthm e më shumë njerëz!!! Natyrisht që asaj i shpëtoi goja se nuk duhet t’a thoshte por sinqeriteti i saj është prova më e fortë se çfarë perceptimi kanë komandantët e Rilindjes që duhet të përballen me virusin!

Këto janë thjesht 5 shembuj tipik (ka me dhjetra) se si Qeveria po bën çmos që jo vetëm virusi i tmerrshëm të futet sa më shpejt në Shqipëri por edhe të korrë sa më shumë shqiptarë sepse shpërthimi i pandemisë së koronavirusit në Shqipëri është një instrument i forcimit të pushtetit të Rilindjes, sigurimit të mbështetjes ndërkombëtare për shkak të solidaritetit ndërkombëtar me Shqipërinë dhe është mjet dhuratë që rrit efikasitetin e Axhendës së Rilindjes për Rrënimin, Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë!!!”, shkruan Goxhaj.

Postimi nga Altin Goxhaj

5 SHEMBUJ ULËRITËS PËR GOMERËT QË MBYLLIN SYTË DHE LUTEN “O ZOT BËJE ËNDËRR!” ndërkohë që koronavirusi në mos ka pushtu Shqipërinë ai sapo e ka fill.uar pushtimin! KA ARDHUR! E KA SJELLË QEVERIA!

Shembull 1
Një shtetase aziatike (në portale thuhet që ishte kineze) u filmua teksa 2 policë pa maska dhe 2 infermierë me maska kirurgjie (dmth maska kot) e merrnin dhe e fusnin në një autoambulancë dhe nuk dihet se ku shkoi a çfarë ishte! Kur lajmi u postua në portale gëluan profile anonimë që njëzëri deklaronin plot “kompetencë” po pa asnjë referencë se nuk ishte kineze jo po kështu dhe jo ashtu dhe sapo zbuloheshin që ishin minj të bodrumit të selisë mavi të porositur zhdukeshin nga komunikimi!

Shembull 2
Ndërkohë në Portin e Durrësit u filmuan punonjës të shëndetit me maska koti (maska kirurgjie që nuk kanë asnjë vlerë për mbrojtje nga gripi i zakonshëm e le më koronavirusi jo e jo) kontaktonin çdo pasagjer që vinte nga Italia! Dmth mjafton të jetë një pasagjer i vetëm i infektuar dhe punonjësit e shtetit ja kanë transmetuar mijëra pasagjerëve përfshi edhe robtë e shpisë së vet dhe këdo që do ta takonin pas orarit të punës! Pra kemi të bëjmë me një program të përhapjes së virusit dhe jo të ndalimit të hyrjes apo identifikimit dhe kufizimit të tij!

LEXO EDHE  I bie guri në kokë, dërgohet me helikopter në spitalin e Traumës 56 vjeçari nga Tropoja

Shembull 3
Nga ana tjetër Rezervat e Shtetit janë bosh për t’u përballur me emergjencën që është në prag dhe po ashtu edhe depot farmaceutike janë boshatisur me kohë dhe Qeveria nuk ka ndërmarrë absolutisht asnjë masë të paktën prej fillimit të Janarit kur u mor vesh që rreziku ishte në prag! Tani që po detyrohen nga presioni të lëvizin është e kotë se tashmë edhe bota vetë është në emergjencë dhe askush nuk mund ti përgjigjet kërkesave për blerje të Shqipërisë! Pra Qeveria përballë “pushtimit” të koronavirusit ja ka hequr “shulat pushkëve” të mjekësisë që efekti i pandemisë të jetë më i dëmshmi i mundshëm!

Shembull 4
Çuditërisht pikërisht në këtë periudhë janë hapur kufijtë për refugjatë klandestinë nga Pakistani, Iraku, Somalia apo Siria që hyjnë pa asnjë kontroll apo regjistrim në Shqipëri! Dhe refugjatët janë grupi i riskut më ekstrem për shkak të moskontrollit dhe të qënit jashtë trajtimit shëndetësor!

Shembull 5
Po ashtu në këtë periudhë u miratuan me urgjencë edhe ndryshimet ligjore për të sjellë në Shqipëri mijëra emigrantë me letra nga Bangladeshi apo Nigeria gjoja për ndërtimet e tërmetit! Pra bëhet fjalë për mijëra persona nga vendet me riskun më të lartë në glob për shkak të varfërisë ekstreme të vendeve nga vijnë!

Dhe për t’i vënë vulën sot Shefja e Inspektimit të Shëndetit dmth personi përgjegjës për kontrollin e koronavirusit deklaroi live në TV se mezi po pret gjithë kënaqësi ardhjen e koronavirusit që po vret gjthm e më shumë njerëz!!! Natyrisht që asaj i shpëtoi goja se nuk duhet t’a thoshte por sinqeriteti i saj është prova më e fortë se çfarë perceptimi kanë komandantët e Rilindjes që duhet të përballen me virusin!

Këto janë thjesht 5 shembuj tipik (ka me dhjetra) se si Qeveria po bën çmos që jo vetëm virusi i tmerrshëm të futet sa më shpejt në Shqipëri por edhe të korrë sa më shumë shqiptarë sepse shpërthimi i pandemisë së koronavirusit në Shqipëri është një instrument i forcimit të pushtetit të Rilindjes, sigurimit të mbështetjes ndërkombëtare për shkak të solidaritetit ndërkombëtar me Shqipërinë dhe është mjet dhuratë që rrit efikasitetin e Axhendës së Rilindjes për Rrënimin, Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë!!!

Ndaj dhe ata që nuk besojnë se koronavirusi po përdoret nga Rilindja si përshpejtues i Axhendës Soros për Rrënimin, Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë i ngjajnë atij gomarit që mbyllte sytë kur po e çante ujku nga mbrapa duke u lutur O ZOT BËJE ËNDËRR!

(Grafika e pare marre nga i Madhi Avni Delvina)