Ndarja nga jeta e ‘vejushës së zezë’/ Reagon Rezarta Shkurta (Video)

Edhe pse vdekjet janë gjithmonë të hidhura, ajo e Nexhmije Hoxhës solli më shumë gëzim se hidhërim tek shqiptarët, për shkak të monstruozitetit që ajo trego ndaj popullit në krahë të bashkëshortit të saj diktator.

Mesa duket lajmi për vdekjen e ‘vejushës së zezë’ ka mërzitur vetëm familjarët, për të cilët krimet e saj janë për tu marrë shembull, ndonëse shqiptarët ashtu siç bënë pas viteve 90-të edhe sot shprehën të njëjtin gëzim për largimin nga kjo botë të Nexhmijes.

Këngëtarja Rezarta Shkurta ka bërë një postim për vdekjen e gjyshes së bashkëshortit të saj, Ermalit, nipi i diktatorit Enver Hoxha.

Rezarta, me anë të një postimi në Instagram, ka shkuar kujtimet e saj për Nexhmijen duke u shprehur se ajo kishte bërë “histori”. Rezarta tregon se kohët e fundit, Nexhmija ishte shprehur se dëshironte që të publikonte edhe librin e saj më të ri “Përjetime dhe meditime në jetën time politike”, dhe më pas mund të vdiste.

Postimi i Rezartës në Instagram:

“Pata fatin te njohe nje zonje “Histori”. Nje gjyshe e stergjyshe te dashur. Nje grua shekullore per nga mosha, fuqija dhe dija e saj. Nje grua luftarake deri ne fund! Kujtimet dhe pershtypjet e para qe kam per Nexhmije Hoxhen ishte perpikmerija. Oraret e sakta pa levizur sekondi, ne zgjimin , vaktet, takimet apo kur ulej te shkruante kujtimet e saj. Per mua aso kohe por edhe sot ishte dhe eshte e pabesueshme se si nje njeri per aq vite me aq perpikmeri te organizonte jeten e saj. Me pas pata fatin te isha fotografja personale. Nderkohe qe e fotografoja kete zonje 99 vjeçare, pasi me kish cituar me perpikmeri se si e deshironte foton, apo korigjonte ne menyre te detajuar kendet fotografike, kuptoja se jo rastesisht kjo zonje kish bere Histori. Nje nga planet e saj, ishte te realizonte librin e saj te fundit “ Perjetime dhe meditime ne jeten time politike” e me pas e qeshur thoshte mund te iki nga kjo bote. Dhe ashtu beri kjo zonje e mahnitshme, e zbatoji planin e saj sic kish bere gjithe jeten e saj. E forte, e kthjellet me nje memorie te jashtezakonshme, sot nuk u zgjua nga pushimi i pasdites, por la pas dashurine dhe nje trashegimi historike. U prefsh ne paqe Nena Mija” – shkruan Rezarta Shkurta krahas videos.

 

View this post on Instagram

 

Pata fatin te njohe nje zonje “Histori” Nje gjyshe e stergjyshe te dashur. Nje grua shekullore per nga mosha, fuqija dhe dija e saj. Nje grua luftarake deri ne fund! Kujtimet dhe pershtypjet e para qe kam per Nexhmije Hoxhen ishte perpikmerija. Oraret e sakta pa levizur sekondi, ne zgjimin , vaktet, takimet apo kur ulej te shkruante kujtimet e saj. Per mua aso kohe por edhe sot ishte dhe eshte e pabesueshme se si nje njeri per aq vite me aq perpikmeri te organizonte jeten e saj. Me pas pata fatin te isha fotografja personale. Nderkohe qe e fotografoja kete zonje 99 vjeçare, pasi me kish cituar me perpikmeri se si e deshironte foton, apo korigjonte ne menyre te detajuar kendet fotografike, kuptoja se jo rastesisht kjo zonje kish bere Histori. Nje nga planet e saj, ishte te realizonte librin e saj te fundit “ Perjetime dhe meditime ne jeten time politike” e me pas e qeshur thoshte mund te iki nga kjo bote. Dhe ashtu beri kjo zonje e mahnitshme, e zbatoji planin sic kish bere gjithe jeten e saj. E forte, e kthjellet me nje memorie te jashtezakonshme, sot nuk u zgjua nga pushimi i pasdites, por la pas dashurine dhe nje trashegimi historike. U prefsh ne paqe Nena Mija

A post shared by Rezarta Shkurta (@rezartashkurta) on

LEXO EDHE  Koronavirusi i merr jetën aktorit të njohur (Foto)