• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Elisa, “Skënderbe Rama” dhe Kushtetuta

18:25 : 19/02/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ministrja e Shtetit për marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali po jep e merr këto ditë duke u kthyer “fuqishëm” në skakierën politike. Sot ajo reagoi me gjuhë të përflaktë kundër Presidientit të Republikës Ilir Meta. Me fjalë shpuese dhe depërtuese, sikurse është karakteristikë e saj, Spiropali ironizoi deri në palcë qëndrimin e kreut të shtetit për nisjen e protestave në mbrojtje të Kushtetutës.

“Pyetja sot s’është pse Presidentit i ka dalë gjuha jashtë kontrollit dhe s’ka më asnjë kontroll mbi Ilir Metën. Kjo dihet. Pyetja është pse Ilir Meta priti Konferencën e Donatorëve për ta ribërë leckë Presidentin! Keqardhja për Presidentin ka sosur. Ajo për Ilir Metën s’ka të sosur! Zoti e ndihmoftë Ilir Metën se Presidentin s’e ndihmon dot më as Luli! Populli jo e jo. Sa për grushtin e shtetit, ai ka nisur në kokën e Ilirit qysh kur nisi Reforma në Drejtësi dhe do të vazhdojë sa herë që në konsensus me SHBA/BE ne miratojmë ligje që atij i duken grushta.”– shkruan Spiropali.

Me këto rreshta dhe fjali fort të përzgjedhura nga repertori i gjerë letrar, duke u frymëzuar edhe nga “Don Kishoti si personazh i rëndësishëm i letërsisë shqiptare”- gjithnjë sipas Spiropalit, kreut të shtetit i dridhen këmbët nga Reforma në Drejtësi.

Ndërsa duhet lënë pas ky regim i “fortë” i ministresh Elisës, duhet ndalur vërtetë në atë që sot qeveria po e quan Kushtetutë. Është ligji themelar i vendit, por po trajtohet nga pushteti si një brushurë që shkruhet, rishkruhet, hidhet, shkilet dhe interpretohet me qëllim kapjen e çdo pushteti.

Lexo edhe:

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

Si ndryshoi qëndrimi i Ramës për zonat e mbrojtura

Debati që ka ngritur kreu i shtetit Ilir Meta lidhet me nismën e Parlamentit për ti hequr të drejtën Predidentit të Republikës për të pritur anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese që të betohen para tij, para se të nisin detyrën.

Tashmë me ligjin që është miratuar nga izmi qeveritar, çdo anëtar i zgjedhur për Gjykatën Kushtetuese mund të betohet me shkrim, çka i hap rrugë identik rastit të mëparshëm të Arta Vurpsit, e cila zgjodhi një noteri të vogël buzë Lanës dhe me 21 mijë lekë të vjetra pagim, deklaroi se “do zbatonte me përkushtim detyrën e anëtares së Gjykatës Kushtetuese”.

Ai rast u bë aq qesharak sa memet në rrjetet sociale ishin mënyra më e mirë për të treguar çmendurinë qeverisëse deri ku mund të arrinte. Përtej zigzageve politike, qëndrimi i kreut të shtetit lidhet me këtë shkelje të rëndë kushtetuese që po serviret nga servilët e pushtetit sikur është konsultuar më parë me ekspertë të BE-së dhe SHBA-së. Ministrja Elisë të paktën kështu e paraqet, ndoshta edhe e beson…

Kushtetuta nuk është shprehje ndjesie dhe vlerësimi, sikundër ka për liderin e Rilindjes Edi Rama, të cilën ministrja Spiropali publikisht e konsideroi se “Skënderbeu ynë”, por është baza e një shteti, ku lojërat e ulëta politike mund të jenë në favor të njërës apo tjetrës palë, por pasojat janë gjithnjë në kurriz të qytetarëve.

Duke kapur çdo pushtet të mundshëm, ekskutiv, legjislativ, gjyqësor dhe çdo instancë tjetër Ramës i kishte mbetur vetëm një “Presidenca’ pa e kapur dhe në pamundësi joshje dhe shantazhi, sot po përdor formën për të hequr edhe ato pak kompetenca që ka kreu i shtetit.

Etiketa: Edi RamaElisa Spiropalikushtetuta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026
AKTUALITET

Si ndryshoi qëndrimi i Ramës për zonat e mbrojtura

20:56 : 15/07/2026
AKTUALITET

Protestuesi thirrje SPAK: Nëse kryeministri ka shkelur ligjin, arrestojeni në zyrë

20:33 : 15/07/2026
AKTUALITET

Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot

20:17 : 15/07/2026
AKTUALITET

Kenin e priti Edi tek parku Edenit, të dy 8 milionë euro

20:03 : 15/07/2026
AKTUALITET

“Protesta ka detyruar Ramën të bëjë hapa prapa”, aktivisti: Mbreti ka dalë lakuriq

19:31 : 15/07/2026
Para

Vendimet/ Disiplina i tërheq veshin Tiranës, Bylisit dhe Laçit

TË GJITHA

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026

Argjentina barazon Anglinë, Fernandez rikthen ekuilibrin në gjysmëfinalen e Botërorit

22:50 : 15/07/2026

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

22:49 : 15/07/2026

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş