• Kontakt
Tuesday, June 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Europa nuk i harron shqiptarët – përkundër politikanëve batakçinj

09:23 : 18/02/2020
në BOLD BLOG, EKONOMI, POLITIKE

Nga Enver Robelli

Europa nuk i harron shqiptarët – përkundër politikanëve batakçinj.

1,15 miliardë euro për Shqipërinë e goditur nga tërmeti. Kryesisht nga vendet e BE-së. Solidaritet i madh me një vend që nuk qeveriset mirë. Dhe nuk qeveriset mirë që nga rënia e komunizmit. Solidaritet me popullin shqiptar nga Europa, shtëpia e tij e përjetshme.

Muajve të fundit në Tiranë dhe në Prishtinë ka pasur politikanë që për shkak të agjendave të tyre personale, për shkak të aferave korruptive dhe për shkak të imazhit të rrënuar si pasojë e keqqeverisjes, janë përpjekur të nxisin një urrejtje meskine kundër BE-së, duke e akuzuar se nuk i do shqiptarët. Madje urrejtjen ndaj BE-së disa politikanë janë përpjekur ta maskojnë dhe ta shesin në opinion si proamerikanizëm.

Kur në vjeshtë u bllokua hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë, qeveria në Tiranë këtë u përpoq ta prezantojë si problem ekskluziv të BE-së, e cila i ka disa probleme, por edhe një distancë aversioni ndaj Shqipërisë. Nuk kishte gatishmëri të pranohet edhe një gabim i vetëm apo dështim i qeverisë në Tiranë. Se ku ka mbetur Shqipëria u pa kur u godit nga fatkeqësia e tërmetit në fund të nëntorit. Mediat shqiptare mbetën duke lavdëruar ndihmësit që vinin nga jashtë dhe duke mallkuar shtabet e krizës të Tiranës të përbërë nga burrat me mustaqe e barkmëdhenj. (Këtu u bëhej e padrejtë atyre ndihmësve shqiptarë që kryen punën me profesionalizëm, por në thelb u pa një gjë: Shqipëria nuk ishte e përgatitur për një fatkeqësi natyrore).

Lexo edhe:

Transferta ndaj Letonisë, zbulohet sa tifozë kuqezi do të jenë në stadium

Kualifikueset e Botërorit 2026, ja cilat janë sfidat që luhen sot

Një marrëzi antieuropiane po promovohet edhe në Prishtinë: një politikan i kishte ofruar së fundi ndihmë Amerikës për ta kritikuar Gjermaninë, e cila e paskësh ndërmend ta angazhojë koncernin kinez Huawei për të ndërtuar rrjetin G5 në Gjermani. Dhe krejt kjo fushatë kinse “proamerikane” bëhet me shpresë se ambasadori i Donald Trumpit në Berlin do të shpërndajë në Twitter gjepurat nga Prishtina.

Mbi një miliardë euro për Shqipërinë demantojnë rëndë propagandën antieuropiane të klasës politike shqiptare të diskredituar, e cila qëmoti si modele inspiruese i sheh regjimet autokratike jashtë Europës. BE viteve të fundit nuk ka qenë aq afër Ballkanit, por sa ka qenë Ballkani afër BE-së? Me korrupsion, krim të organizuar, ekonomi të shkatërruara, gjyqësi të kapur, administrata të infektuara nga dembelia, nepotizmi, papërgjegjësia e paaftësia, me të rinj që atdheu i tyre po i ndjek – po kush mund të presë në këso rrethanash që BE do t’i përqafojë popujt e Ballkanit dhe do t’ju thotë: “Urdhëroni”!?

Europa i mirëpret shqiptarët kur të arrijnë së paku në nivel të Sllovakisë. Se në nivel të Gjermanisë apo Danimarkës është iluzion të arrihet në 100 vitet e ardhshme. Por ta marrim shembull Sllovakinë: ka edhe atje korrupsion e krim, por kur atje mafia vret një gazetar, bie qeveria. Në trevat shqiptare pushteti mund të vrasë pandërprerë për të ruajtur pushtetin. Është parë kjo disa herë në dekadat e fundit mes Tiranës dhe Prishtinës.

A është padrejtësi që BE nuk heq vizat ndaj shtetasve të Kosovës? Po. Padrejtësi e madhe. Veçse kur u zbulua se pushtetarët e Kosovës e kanë manipuluar edhe tenderin për pasaporta biometrike – a ra qeveria e atëhershme, a u burgos ndonjë ministër? Jo. Nxitja e urrejtjes ndaj BE-së bëhet nga ata që duan të hyjnë në BE për të marrë ndonjë thes me para, por me rregulla jashtëeuropiane. Paratë nga Ursula von der Leyen, ndërsa ledhatimet me Rexhep Taip Erdoanin dhe popullistë e lobistë të etur për protagonizëm qesharak dhe para të majme – kjo nuk shitet në Bruksel./Koha Ditore/

Etiketa: donacioneeuropaShqiperi

Lajme të lidhura

SPORT

Transferta ndaj Letonisë, zbulohet sa tifozë kuqezi do të jenë në stadium

16:04 : 10/06/2025
SPORT

Kualifikueset e Botërorit 2026, ja cilat janë sfidat që luhen sot

11:02 : 10/06/2025
Lajmet e Dites

“Atmosfera ndaj Serbisë ishte si në vaki”, Shakohoxha akuzon: Stadiumi u mbush me drejtora…

22:05 : 09/06/2025
BOTA

Nga vrasjet tek sabotimet, si Rusia po e sulmon Europën me anë të inteligjencës

08:12 : 09/06/2025
SPORT

Gjyqtari që u godit me grusht në fushë do të vendosë drejtësi në duelin Letoni-Shqipëri

21:49 : 08/06/2025
SPORT

VIDEO/ Tifozi shqiptar puth gazetarin serb gjatë raportimit “live”

15:38 : 08/06/2025
Para

FOTO/ Fshati fantazmë në Dubai, legjenda e xhindit femër që çoi në braktisjen e shtëpive

TË GJITHA

ChatGPT pëson defekt, lë pa përgjigje përdoruesit

16:17 : 10/06/2025

Me kërkesë të PD/ KAS vendos rinumërimin e votave në qarkun e Durrësit

16:09 : 10/06/2025

Transferta ndaj Letonisë, zbulohet sa tifozë kuqezi do të jenë në stadium

16:04 : 10/06/2025

Petkoviç paralajmëron se sot do të ketë takim trepalësh në Bruksel

16:02 : 10/06/2025

Vëllai i Jude Bellingham prezantohet te Borussia Dortmund

15:57 : 10/06/2025

Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës dyshohet nga Serbia për “vrasje të rëndë” në Banjskë

15:54 : 10/06/2025

Alimehmeti: Kodi Zgjedhor aktual duhet hedhur në plehra, Berisha më ka mbështetur

15:47 : 10/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com