• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Dy fytyrat e Ramës kur Basha hap frigoriferin”/ Bushati thumbon kreun e PD: E ka një hile…

11:36 : 08/02/2020
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Analisti Andi Bushati ka komentuar sjelljen e Kryeministrit Edi Rama dhe fushatën e nisur nga kreu demokrat Lulzim Basha me sloganin “Po të dëgjoj”. Bushati shkruan se përballë një Edi Rame që i ka mbyllur veshët ndaj çdo kritike që i vjen, që tani e ka për zor të qëndrojë edhe pas dyerve të BE, që është zhytur në delirin e atij që ka monopolin e së vërtetës, duke i ironizuar edhe mediat edhe opozitën edhe presidentin edhe liderët e Kosovës edhe deputetët e Bundestagut apo ata holandezë se ia fusin kot, është tejet produktive të japësh imazhin e atij që është i vëmendshëm ndaj atyre që mendojnë ndryshe.

Por Bushati shkruan se kjo fushatë, sado e gjetur të jetë nga zanatçinjtë e kësaj pune, përmban në vetvete dy risqe të mëdha, që lidhen me fallcitetin e saj, si në formë ashtu edhe në përmbajtje.

“Lulzim Basha e nisi atë me këmbën e gabuar.

Në një nga videot e para që shpërndau, ai tregoi se po bënte shfaqje, duke u filmuar me një qese domate në dorë dhe duke shitur si qytetare një militante të partisë së tij, ai demonstroi se nuk i kishte veshët të hapura për qytetarët.

Nga #PotëDëgjoj, nisma degradoi në refrenin e përhershëm të politikanëve: Më dëgjoni ju në teatrin që unë luaj.

Lexo edhe:

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

Rama po mendon të shtojë edhe një tjetër taksë për karburantet

Kjo lloj mendësie rrezikon të infektojë edhe thelbin aksionit që sapo ka nisur. Basha i ka dhënë atij ngjyrat dhe theksin e një fushate elektorale. Por, ndonëse janë të shumtë ata që shpresojnë që kjo të ndodhë, askush nuk është i bindur se do të ketë një të tillë. Madje zëra kryesorë nga mazhoranca e kanë hedhur poshtë me forcë mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.

Atëherë pyetja që shtrohet është: ç’kuptim ka një tur takimesh të shoqëruara me spote që i ngjajnë një fushate zgjedhore pa zgjedhje?”, shkruan Bushati në komentin e tij, të publikuar në Lapsi.al, që mund t’a lexoni të plotë më poshtë.

Nga Andi Bushati

Pak javë më parë, në stilin e tij të njohur, ku cinizmi dhe ironia rreken të mbulojnë të vërteta të rënda, Edi Rama u tha shqiptarëve se, një ditë, do t’u fanepsej jo vetëm në TV, por edhe kur të hapnin frigoriferin.

Pa kaluar shumë kohë, Lulzim Basha, ka prodhuar një spot, duke hapur realisht frigoriferin e një familjeje të varfër në Tiranë. Aty shihej vërtet fytyra e qeverisjes së Edi Ramës.

Lideri i PD ka programuar një fushatë të cilës i ka gjetur slloganin më të goditur. #PotëDëgjoj, është mënyra më e mirë për të bërë diferencën me kundërshtarin e tij politik të drejtëpërdrejtë.

Përballë një Edi Rame, që i ka mbyllur veshët ndaj çdo kritike që i vjen, që tani e ka për zor të qëndrojë edhe pas dyerve të BE, që është zhytur në delirin e atij që ka monopolin e së vërtetës, duke i ironizuar edhe mediat edhe opozitën edhe presidentin edhe liderët e Kosovës edhe deputetët e Bundestagut apo ata holandezë se ia fusin kot, është tejet produktive të japësh imazhin e atij që është i vëmendshëm ndaj atyre që mendojnë ndryshe.

Përballë një pushteti të izoluar në kullën e tij të fildishtë dhe që prodhon të mira vetëm për një grusht të pasurish është e domosdoshme të kesh veshë për zërin e atyre që e kanë bosh firgoriferin në fund të muajit.

Por, kjo fushatë, sado e gjetur të jetë nga zanatçinjtë e kësaj pune, përmban në vetvete dy risqe të mëdha. Ato lidhen me fallcitetin e saj, si në formë ashtu edhe në përmbajtje.

Lulzim Basha e nisi atë me këmbën e gabuar.

Në një nga videot e para që shpërndau, ai tregoi se po bënte shfaqje. Duke u filmuar me një qese domate në dorë dhe duke shitur si qytetare një militante të partisë së tij, ai demonstroi se nuk i kishte veshët të hapura për qytetarët.

Nga #PotëDëgjoj, nisma degradoi në refrenin e përhershëm të politikanëve: Më dëgjoni ju në teatrin që unë luaj.

Kjo lloj mendësie rrezikon të infektojë edhe thelbin aksionit që sapo ka nisur. Basha i ka dhënë atij ngjyrat dhe theksin e një fushate elektorale. Por, ndonëse janë të shumtë ata që shpresojnë që kjo të ndodhë, askush nuk është i bindur se do të ketë një të tillë. Madje zëra kryesorë nga mazhoranca e kanë hedhur poshtë me forcë mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.

Atëherë pyetja që shtrohet është: ç’kuptim ka një tur takimesh të shoqëruara me spote që i ngjajnë një fushate zgjedhore pa zgjedhje?

Pikërisht prej këtu lind frika që gjithë kjo lëvizje e Bashës e ka një hile.

Prej këtu ngrihet dyshimi se mos e gjitha po përdoret si mbulesa iluzive që do të maskojë një mëkat.

Në këtë rast ajo që duhet fshehur është harrimi i përbetimeve të para një viti, paqja e rivendosur me rilindjen, ulja në tryezën e Damian Gjiknurit dhe Rudina Hajdarit, braktisja e rrugës radikale dhe akteve ekstreme për të luftuar regjimin.

Ndoshta për të mbuluar të gjitha këto, për t’iu shamngur përgjigjeve për kthesën e papritur, për të mos dhënë llogari se si po rikthehet në sistem pa garantuar votën, kreu i PD po i mëkon militantët e tij me mirazhin e zgjedhjeve të parakohëshme.

Dhe nëse është kështu, ky do të qe një gabim trashanik, pasi vërtet fortuna momentale do të qe shmangur, por qytetarët do të ndiheshin sërish të përdorur. Ata nuk do të ishin të dëgjuar, por thjesht të gënjyer.

Pra, nëse Lulzim Basha ka nisur një fushatë me gjetjen e duhur, por të yshtur nga qëllime të gabuara dhe të vendosur në kohë të papërshtatshme, çmimi që do të paguajë do të jetë i rëndë.

Sepse kur të dojë ta bëjë realisht, do ta ketë të pamuandur. Pasi atëherë, nëse do kërkojë të hapë sërish frigoriferin, aty do t’i shfaqet Edi Rama që nuk mposhtet dot me propagandë, ai që na shfaqet përditë në TV, me arrogancën dhe vetbesimin që i jep lidhja me botën okulte.

Etiketa: BashaBushatiRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025
AKTUALITET

Rama po mendon të shtojë edhe një tjetër taksë për karburantet

21:00 : 08/10/2025
AKTUALITET

Vizita në Shqipëri “i kushton shtrenjtë” kryebashkiakut të New York-ut

20:44 : 08/10/2025
Screenshot
AKTUALITET

VENDIMI/ Shpallen sekrete shpenzimet e Edi Ramës për udhëtimet jashtë vendit

20:16 : 08/10/2025
AKTUALITET

Qeveria zgjat ruajtjen e sigurisë së drejtuesit të SPAK deri në 3 vite pas përfundimit të mandatit

19:11 : 08/10/2025
AKTUALITET

Pse nuk po çlirohet Rama nga makthi McGonigal

18:18 : 08/10/2025
Para

Vrasje në Tiranë dhe Vlorë/ Kush janë tre nga 50 më të kërkuarit nga Policia

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 9 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 08/10/2025

Aksident në aksin Qafë Mali-Fierzë, makina del nga rruga dhe përfundon 300 metra në humnerë

23:03 : 08/10/2025

Artan Hoxha: Mond Çekiçi, truri i bandës së Shijakut! Menaxhonte portin e Durrësit

22:57 : 08/10/2025

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025

Vuçiç: Jam i tmerruar nga Turqia, po armatos Kosovën!

22:29 : 08/10/2025

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

22:16 : 08/10/2025

Qytetari i pafajshëm, por jo telefoni! Zvarritet 1 vit për ta marrë nga komisariati i Vaut të Dejës

22:02 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com