FOTOT/ Bashkë me të dashurën, çfarë ndodhi me Al Pacino-n në tapetin e kuq…

Legjenda e Hollywood, Al Pacino ishte i pranishëm mbrëmjen e kaluar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Bafta 2020”, së bashku me të dashurën e tij Meital Dohan.

Por teksa ishte duke kaluar në tapetin e kuq, aktori irlandez u rrëzua dhe ishte e dashura e tij dhe rojet e sigurimit që e ndihmuan të ngrihej.

79-vjeçari e mori me shumë sportivitet incidentin e ndodhur dhe filloi që të buzëqeshte para kamerave që u fokusuan të gjitha në drejtim të tij.

LEXO EDHE  Elita Rudi bën gjestin e ëmbël për Gjikon në mes të Turqisë (Video)

Ajo që duket se u tremb më shumë ishte e dashura Meital.

Pavarësisht incidentit, ata shkëlqenin përkrah njëri-tjetrit. Aktori u shfaq i veshur me një kostum të zi, teksa kombinohej me partneren e tij, e cila kishte veshur një fustan të zi, me lule ngjyrë portokalli.