Në regjimin me brekushe, ushtari ha torrën/ Dylgjeri ironizon shkarkimin e Malajt

Gazetari Ylli Dylgjeri ka ironizuar qëndrimin e mazhorancës për shkarkimin e Arben Malajt nga Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë.

Përmes një postimi në rrjet, Dylgjeri shkruan se Arben Ahmetaj shkarkon Arben Malajn.

“Në regjimin me brekushe, ushtari e ha torrën!”, shkruan Dylgjeri.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë u vendos shkarkimi i Malajt si anëtar i Këshillit Mbikqyrës të BSH-së. Pro kërkesës për shkarkim votuan 12 deputetë të Rilindjes, ndërsa kundër ishin 5 ligjvënës.

LEXO EDHE  Basha apel qyetarëve nga Pogradeci: Merrni masa ndaj COVID, qeveria është dorëzuar

Malaj ka qenë ndër figurat kryesore të PS-së nga viti 1997 deri në 2009, kohë kur nisi largimi i atyre që drejtuan Lëvizjen e Mendimit Ndryshe nga strukturat e kësaj partie.