Tërmeti i 26 nëntorit nxori në pah abuzimet dhe korrupsonin me të cilat ishin ndërtuar disa prej ndërtesave në Durrës, të cilat u shembën duke marrë me vete dhe jetë njerëzish.
Menjëherë pas kësaj tragjedie u shtuan kërkesat e opinionit publik por edhe të ndërkombëtarëve, se përgjegjësit duheshin vënë menjëherë para përgjegjësisë, por në Shqipëri ndodhi krejt e kundërta, pasi ndërtesat filluar në shembeshin nga vetë institucionet shtetërore për të fshehur krimin.
Lidhur me këtë çështje ka ardhur dhe ironia e fortë e gazetarit Agim Xhafka, i cili shkruan se sot në Durrës pritet të arrestohen shtyllat mbajtëse, arkitrarët dhe tullat.
Ja postimi i Xhafkës:
Pritet të arrestohen sot në Durrës:
-Tre shtylla mbajtëse.
-Dhjetë arkitrarë.
-Dymijë tulla.