• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Historia e shkurtër, por plot polemika e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

11:13 : 06/12/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al

Presidenti Ilir Meta zhvilloi mesditën e së Enjtes shortin për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), një procedurë që zhvillohet për herë të parë nga Kreu i Shtetit, për shkak të problematikave që kishte ligji lidhur i miratuar vetëm 3 vite më parë, në kuadër të Reformës në Drejtësi.

Ilir Meta, në cilësinë e Presidentit të Republikës, refuzoi të zhvillonte procedurën e shortit për anëtarët e KED-së në Dhjetor 2018, pasi ai konstatoi se nuk kishte bazë ligjore për të kryer procesin.

Pas qëndrimit të ashpër institucional të Metës, Parlamenti u detyrua të plotësonte boshllëkun ligjor, me amendimet e ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, në Korrik 2019.

Shorti për “KED-2019” është i pari që zhvillohet i pa shoqëruar me polemika kushtetuese, ligjore e institucionale. Në dy vitet e kaluar, shortet për zgjedhjen e anëtarëve me mandat një-vjeçar të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi janë zhvilluar nën një tension të lartë politik e institucional.

Lexo edhe:

Dekriminalizimi/ Sadushi injoroi verifikimin e kandidatëve për GJK, Prokuroria: KED nuk solli dokumenta për 12 emra

Dorëheqja e Elsa Toskës, Kuvendi rihap garën për zëvendësimin e saj në Gjykatë Kushtetuese

Legjislacioni
Ndryshimet kushtetuese të vitit 2016, si pjesë e paketës së Reformës në Drejtësi, parashikonte krijimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, një strukturë me mandat 1-vjeçar, e cila ishte përgjegjëse për renditjen e kandidatëve për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe për Inspektor të Lartë të Drejtësisë.

Kushtetuta parashikon se “Këshilli i Emërimeve në Drejtësi përbëhet nga 9 anëtarë, sipas kësaj radhe: dy anëtarë nga Gjykata Kushtetuese, një nga Gjykata e Lartë, një nga Prokuroria e Përgjithshme, dy nga Gjykatat e Apelit, dy nga Prokuroritë e Apelit, si edhe një nga gjykatat administrative.

Përzgjedhja e anëtarëve bëhet me short, i cili zhvillohet nga Presidenti i Republikës, ku përfshihen magjistratët që plotësojnë kriteret ligjore. Në rast se Presidenti nuk e ushtron të drejtën për shortin, atëherë kompetenca i kalon kryetarit të Kuvendit.

Përplasjet për KED-2018
Në bazë të ndryshimeve kushtetuese të Gushtit 2016, parashikohej që Presidenti të zhvillonte shortin për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve të Drejtësisë, brenda 5 ditëve nga hyrja në fuqi e amendimeve të ligjit Themeltar.

Nga ana tjetër, Kushtetuta parashikonte se kriteret e kandidatëve për në KED parashikohen në një ligj të posaçëm, që do të hartohej në zbatim të Kushtetutës.

Këtu nisi ngërçi i parë. Afat 5-ditor nga hyrja në fuqi e Kushtetutës, ishte e pamundur që të ishte i mjaftueshëm që Parlamenti të hartonte dhe miratonte një ligj të posaçëm.

Presidenti i Republikës i asaj kohe, Bujar Nishani, refuzoi të zhvillonte shortin, pasi ai konstatoi se legjislativi nuk kishte parashikuar kriteret që duhet të përmbushin kandidatët për t’u zgjedhur në KED.

Pas refuzimit të Nishanit, kompetenca i kaloi Kryetarit të Kuvendit, në atë kohë Ilir Meta. Ai e zhvilloi shortin në Dhjetor 2017, në një kohë që Parlamenti kishte miratuar edhe ligjin, ku parashikoheshin kriteret për anëtarët.

Ligji parashikonte që, vetëm për KED-në e parë, listat e shortit duhet të përgatiteshin nga Gjykata e Lartë për gjyqtarët dhe nga Prokuroria e Përgjithshme për prokurorët. Për shortet e ardhshme, u parashikua që listat do të hartohen nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, të cilët, sipas optimistëve, priteshin të krijoheshin shpejt.

Shorti i zhvilluar nga kryeparlamenti i asaj kohe, Meta, u shoqërua me polemika të forta. Emrat e përzgjedhur për të qenë anëtarë të KED-së së parë, në pjesën më të madhe, nuk njiheshin për lidhje të forta me maxhorancën. Pikërisht, kjo arsye duket se krijoi përplasje që përfshiu disa aktorë.

Së pari, ambasadori amerikan i asaj kohe në Tiranë, Donald Lu, u përfshi në një kurs përplasjesh publike me ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, me argumentin se lista e prokurorisë nuk lejonte short, pasi ishin caktuar tre emra për 3 poste që i takonin institucionit të Akuzës në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Siç deklaroi kohë më vonë Presidenti Ilir Meta, i cili në atë kohë ishte kryetar i Kuvendit dhe përgjegjës për zhvillimin e shortit për anëtarët e KED-së, ambasadori Lu ishte gënjyer nga kryeministri Edi Rama.

Meta deklaroi se Prokuroria e Përgjithshme kishte zbatuar rigorozisht ligjin dhe kishte përcjellë emrat e 3 prokurorëve, të cilët ishin të vetmit që plotësonin kriteret ligjore për të qenë anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Gjithësesi, kjo përplasje publike nuk ndryshoi emrat e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, duke nxitur “aktivizimin” e një tjetër lëvizjeje politike nga maxhoranca për ta shndërruar këtë institucion në jo-funksional.

Në mbledhjen e parë të KED-2018, i pranishëm ishte edhe kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja. Nëpërmjet një interpretimi të tij, duke folur edhe në emër të maxhorancës së majtë, ai kërkoi që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi të niste punën pasi anëtarët e tij të kalonin procesin e Vetingut.

Në vijim, pjesa më e madhe e KED-së 7-anëtarëshe u rrëzua nga Vetingu, në një proces të dyshimtë dhe me pikëpyetje për ndikim të fortë politik qeveritar, duke bllokuar funksionimin e kësaj strukture deri në përfundim të mandatit 1-vjeçar, në fund të vitit 2018.

KED-2019
Në Dhjetor 2018, Presidenti Meta refuzoi të zhvillonte shortin për përzgjedhjen e anëtarëve të radhës të Këshillit të Emërimit në Drejtësi, pasi konstatoi se nuk kishte bazë ligjore. Ligji që ishte në fuqi parashikonte se listat duhet të hartoheshin nga KLGJ dhe KLP. Por, deri në atë moment, këto dy struktura ende nuk ishin kostituuar.

Disa kohë para shortit, Meta kërkoi nga Parlamenti që të miratonte amendime ligjore, të cilat do të mundësonin hedhjen e shortit në mungesë të KLGJ-së e KLP-së. Kërkesat e tij nuk u morën parasysh nga Kuvendi dhe listat për shortin e KED-së, megjithësë pa bazë ligjore, u hartua sërish nga Gjykata e Lartë dhe Prokuroria e Përgjithshme.

Pasi Meta nuk e ushtroi të drejtën e tij, shorti u zhvillua nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi, duke i dhënë jetë asaj që u quajt “Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i Përkohshëm”, një emërtim që nuk gjendet as në Kushtetutë dhe as në ligj.

Pas këtyre polemikave, Kuvendi, më në fund, vendosi në verën e vitit 2019, që të amendonte ligjin ‘Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”. Por, duke qenë se ishin krijuar Këshillat e Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial, Parlamenti vendosi që të modifikojë kriteret e magjistratëve që do të përfshiheshin në short, duke e liberalizuar procesin.

Pas këtyre përplasjeve, polemikave dhe amendimeve, më në fund, anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi u zgjodhën sipas Kushtetutës dhe ligjit këtë të Enjte, më 5 Dhjetor 2019.

Etiketa: KEDkeshillipolemika

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dekriminalizimi/ Sadushi injoroi verifikimin e kandidatëve për GJK, Prokuroria: KED nuk solli dokumenta për 12 emra

13:20 : 07/05/2026
AKTUALITET

Dorëheqja e Elsa Toskës, Kuvendi rihap garën për zëvendësimin e saj në Gjykatë Kushtetuese

17:01 : 09/12/2025
AKTUALITET

Ilir Panda kryetar i KED/ Hidhet shorti, zgjidhen anëtarët e përhershëm dhe zëvendësues (EMRAT)

10:25 : 03/12/2025
Screenshot
AKTUALITET

Dokumenti sekret për Asim Vokshin/ KED nën drejtimin e Sadushit shkeli procedurat për verifikimin e integritetit

13:25 : 10/11/2025
AKTUALITET

Sokol Sadushi fshehu informacione të rëndësishme për Asim Vokshin? Reagon KED: Akuza të pabazuara

09:42 : 10/11/2025
AKTUALITET

Si u fsheh dosja, KED mori informacion se Asim Vokshi ishte informator ose agjent i shërbimeve sekrete

15:19 : 09/11/2025
Para

30 sekonda që shembën 30 vite batërdi ndërtimesh dhe korrupsion

TË GJITHA

Favorizoi kompaninë në tenderin e “Albcontrol”, SKEMA: Si tentoi Balluku të fshehë vilën në Dhërmi

14:28 : 04/06/2026

Ballukut i sekuestrohet vila në Dhërmi, SPAK: E fshehu në emër të Igli Tares!

14:15 : 04/06/2026

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

13:48 : 04/06/2026

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom