Situata pas tërmetit/ Maliqi: Rama po tallet, hetoni pasuritë dhe lejet e ndërtimit. Oligarkët të shkojnë në burg

Deputeti Lefter Maliqi akuzoi drejpërdrejtë qeverinë për keqmenaxhimin e pasojave të tërmetit, duke akuzuar Kryeministrin për tallje dhe përçmim në drejtim të qytetarëve.

Maliqi tha se shifra e parashikuar në Buxhetin e vitit të ardhshëm për rindërtimin është qesharake, dhe një mënyrë shume e mirë për të gjetur paratë do të ishte që të hetoheshin pasuritë e ministrave dhe ish-ministrave.

“Për vitin 2020 janë 300 milionë dollarë vetëm për investime. Vetëm kryeministria ka 10 milionë euro më shumë, por nuk është vetëm kjo, është babëzia. A e dini ju që këta që janë këtu pjesa më e madhe, kanë aq shumë të ardhura jo sa për 5 mijë apartamente, por për 10 mijë. Po ky është hetimi që nuk bëhet kurrë, hetoni njeherë dhe shihni se ku kanë shkuar lejet e ndërtimit.

Leje babëzi, kush mban përgjegjësi për shkollat që u prishën, Emin Duraku dhe Sami Frashërit apo me show-n që lyen shkallët Lali Eri doni që ti mbuloni të gjitha. Mirë do ishte që të binin dhe muret e këtij Kuvendi, por nuk thotë kot ajo shprehja popullore që nuk bie pika në…”, tha Maliqi.

Në vijim ai shtoi se duhet të mblidhen të gjitha dosjet, pasi kjo është një vrasje me paramendim dhe e organizuar.

“Të lirohen burgjet nga ata të dënuar për 30 gramë hashash, dhe të mbushen me oligarkët, pse për lot është sot, që vini këtu dhe i derdhni, unë s’kam çfarë jap, vetëm nëse jap shpirtin. Kjo është politika e qelbur. Vete kryeministri dhe ngre fëmijët si topa, i thotë rri pas, zëvendësit të tij, nuk i jep dorën nëndrejtorit të policisë, çfarë Rilindi në Shqipëri?

Varfëria, fatkeqësitë, korrupsioni, çfarë nuk prunë këta në këtë vend, jo mor jo, po nuk i ra tërmeti në kokë ky nuk ikën. Ka çuar ministrin e Bujqësisë që të drejtojë gjithë shtabin, ku janë mo zyrtarët e lartë që drejtojnë operacionet, nuk ka rënë një pulari që shkon ministri i Bujqësisë.

Unë vetëm një kazoniere mund të jap, po këta mund të japin miliarda. Boll me mjekër si plak i moçëm, boll me çitjane në varrim, me çitjane te të rënët dëshmorë për këtë vend, ky është një turp”, tha Maliqi.

Pjesë nga fjala në Kuvend e deputetit Maliqi

Pikat e rendit të ditës janë për të vënë duart në kokë. Në shtator u mblodhëm këtu vetëm për tërmetin e 21 shtatorit ku pamë shoën e deputeteve që nuk bënë asgjë për të vlerësuar dëmet. Që për t’u thënë atyre që humben jetën se në ato ndërtesa ku humbën jetën nuk duhet të vinin.

LEXO EDHE  Kapen 40 refugjatë në Vlorë, dyshohet se do të udhëtonin drejt Italisë

Seanca e jashtëzakonshme duhet të mblidhej menjëherë. Turp për këtë Parlament. Njerëzit janë kthyer në dele edhe kryebashkiaku është kthyer në dele dhe kryeministri tallet.
Kush e mban përgjegjësine? Kryeministri kërkon miell hua në shtete e eurpiane. Kanë 300 mln dollarë vetëm për PPP apo investime të tjera.

Vetem kryeministria ka 10 mln më shumë për jetë luksi.

Nëse nesër do të binin në muret e Kuvendit, kot nuk thotë popullit është ajo shprehja nuk bie rrufeja në pikë pikë pikë. SPAK dhe BKH duhet të nisë hetimet sepse kjo është vrasje me paramendim.

Të lirohen burgjet nga ata që kapën me 30 gramë hashash dhe të mbushen me oligarkët dhe ata që japin lejet e ndërtimit. Dhe vinë këtu dhe derdhin lot, pse për lot është këtu? Unë vetëm të jap shpirtin, po këta kanë shumë pasuri. Vete kryeministri ngre fëmijët në ajër, ironi me qytetarët, nuk i jep dorën Gjovalin Lokës, shtyn zëvëndësin e tij, bën sikur vdes me atë mjekrrën e tij.
Nëse ai ka moral, të japë morë dorëheqjen. Po nuk i ra tërmeti në kokë nuk ikën. Na çon zv.ministrat për të drejtuar shtabet.

Çon ministrin e Bujqësisë për të ngritur shtabë, pse more ka rënë ndonjë pulari? Ku janë more ata? Ku janë ata që kanë eksperiencë? Tersin e keni këtu mbrapa, atë që e vodhi këtë vend. Nuk e dimë ku i kanë mbyllur pasuritë, në Qipro e në Zvicër. Vijnë këtu dhe bëjnë shoë. Këta bën tërmet në drejtësi dhe gjykata. Kurrë mos paça të ardhur politike, po jo si këta.

Dhe qajnë këta pasi bie tërmet, sepse e quajnë Baba Xhike presidentin kur paralajmëroi me letra nga greku. Mirënjohje për vëllerëzit kosovarë, as qen nuk kishin këta. Hoqën nga puna atë që e stërviste. Nuk mbahen more, çfarë nuk po bëjnë more. Bëjnë sikur japin paga. Unë vetëm një garzione jap po këta ça nuk japin. Nuk e kam me Pandin unë. Boll me çitjanet. Shkon tek dëshmorët dhe të rënën me çitjane. Ky është turp.

Është turp, është bërë për të ikur nga ky vend. U prehshin në paqe ata familjet, por tersin e keni këtu prapa. Ky duhet çuar prapa hekurave, hetojeni e do e shihni si do dalin,. Shihini mo apartamentet që po bëjnë jashtë vendit.