‘Kapte’ me dhunë meshkujt në tren, arrestohet 24-vjeçarja (Video)

Vajza që u arrestua për sulm seksual dhe sjellje agresive në tren është identifikuar si Zadie O’Connell, 24 vjeçe.

Mbrëmjen e kaluar, ajo kishte hipur e dehur në një tren që po shkonte nga Basildon për Essex duke i thënë një djali, “Hajde dhe më merr.”

Një pasagjer e komentoi videon duke thënë: “Ajo më puthi dy herë në fytyrë dhe kapi rojet e sigurisë nga testikujt.”

LEXO EDHE  Juristët gati për gjyqin në Senat ndaj Presidentit Trump

Ajo u arrestua nën dyshimin e dy akuzave të sulmit seksual dhe katër akuzave të sulmit të zakonshëm. Pritet që së shpejti të dalë para gjykatës për sjelljen e saj.

Përdoruesit e rrjeteve sociale thonë se një muaj më parë, Zadie krenohej që kishte urinuar në një kopsht shtëpie dhe kishte hedhur të përzierat në një taksi.