• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pas tërmetit, prokuroria nis hetimet për ndërtesat e rrëzuara/ 200 dosje do kalojnë në “sitë”

10:56 : 02/12/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

Ndërtimet “vrasëse” në Durrës e Thumanë do të hetohen nga institucionet ligjzbatuese, të cilat do të verifikojnë raportin e kolaudimit, nëse është respektuar apo jo leja e dhënë nga bashkia apo komuna dhe parametrat teknikë për konstruksionin metalik dhe betonin.durres-vijojne-kerkimet-ne-zonen-e-ish-kenetes

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetim për ndërtesat e rrënuara nga tërmeti, ku në sitën e organit të akuzës pritet të kalojnë të paktën 200 dosje të objekteve të pabanueshme. Mësohet se do të jenë dy ekipe nga Prokuroria e Durrësit, që do të kenë në përbërje edhe ekspertë të ndërtimit e inxhinierë dhe do të verifikojnë raportin e kolaudimit nëse janë respektuar parametrat teknikë për konstruksionin metalik dhe betonin. Do të verifikohet gjithashtu, edhe leja e dhënë për objektet.

Burime nga Prokuroria thanë për gazetën “Panorama” se janë ngritur dy ekipe: njëri prej tyre do të kryej hetimet për objektet që kanë shkaktuar viktima dhe një tjetër, për 200 objekte që kanë pësuar dëme, por që nuk kanë shkaktuar viktima.

VEPRIMET

Sipas grupit hetimor Polici-Prokurori mësohet se është urdhëruar sekuestroja e dosjeve me lejet e ndërtimi, raporti i institutit sizmologjik për këto ndërtime, raporti i kolaudimit, nëse është respektuar apo jo leja e dhënë, dhe parametrat teknikë për konstruksionin metalik dhe betonin. 200 dosje të objekteve të shpallura të pabanueshme në Durrës do t’i nënshtrohen hetimit të Prokurorisë dhe Task-Forcës së ngritur për përgjegjësitë njerëzore pas tërmetit.Pasojat e termetit ne Durres-Zona plazhit (10)

Lexo edhe:

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

Boom-i i ndërtimit në Tiranë! Shumë beton, pikëpyetje dhe pak… hetime

“Paralelisht, po kryhet një tjetër hetim në lidhje me 6 objektet, të cilat shkaktuan viktima, mes tyre hotele, shtëpi private dhe pallate”, thanë burime nga Prokuroria e Durrësit. Pritet që ky hetim i nisur nga prokuroria dhe agjenci të tjera ligjzbatuese të zbardhë nëse zonat ku janë kryer ndërtimet kanë pasur ose jo miratimin e Institutit të Sizmologjisë, i cili është një ndër kushtet kryesore për t’u pajisur me leje ndërtimi. Njëherësh mësohet se do të verifikohen edhe lejet e ndërtimit të lëshuara nga bashkitë apo ish-komunat. Procedim penal ka regjistruar edhe Prokuroria e Krujës për pallatet e Thumanës që shkaktuan viktima, të cilët nga tërmeti i 21 shtatorit ishin shpallur të pabanueshme. Edhe objekti katërkatësh në Durrës, ku banonte familja Lala, ishte klasifikuar si i pabanueshëm nga ekspertët në tërmetin e 21 shtatorit.pasojat e termetit Durres

Pasojat e tërmetit, të paralajmëruara më herët

Specialistë të ndryshëm dhe persona të prekur nga tërmeti kanë ngritur pretendime se ndërtimet në Durrës nuk kanë qenë cilësore dhe për këtë, pasojat ishin edhe më të rënda. Nga ana tjetër, 3 pallatet e shkatërruara në Thumanë të Krujës, ishin të vjetër dhe dëshmi nga fshati flasin se ato janë shpallur të pabanueshme që me tërmetin e shtatorit të këtij viti, por qytetarët sërish vazhdonin të jetonin në to.

Njëjtë si këto pallate në Thumanë, janë edhe disa të tjera, që janë të vjetra dhe kanë marrë dëmtime, në dukje të parikuperueshme. Edhe për sizmologun grek, Efthymios Lekkas, dëmtimet i duhen atribuuar vetë ndërtimeve. Ndërkohë, tetë anëtarë të familjes Lala u shuan tragjikisht, pasi nuk respektuan vendimin e ekipit të ekspertëve, të cilët kishin dalë në përfundimin se vila e tyre ishte e pabanueshme, pasi kishte lëvizur dhjetë centimetra që në tërmetin e shtatorit. E njëjta gjë vlen të thuhet edhe për pallatin “vrasës” në Thumanë, i cili ishte shpallur gjithashtu i pabanueshëm. /PANORAMA/

Etiketa: hetimeprokuroriatermet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025
AKTUALITET

Boom-i i ndërtimit në Tiranë! Shumë beton, pikëpyetje dhe pak… hetime

18:30 : 30/10/2025
BOTA

VIDEO/ Momenti kur shembet pallati në Stamboll dhe zë nën rrënoja banorët

18:11 : 29/10/2025
AKTUALITET

Lëkundje tërmeti në Tiranë, ja sa ishte magnituda

13:03 : 29/10/2025
AKTUALITET

Probleme me pasurinë, KPA njihet me parashtrimet në vetingun e gjyqtarit Ervin Pollozhani

20:30 : 28/10/2025
BOTA

Tërmeti i fuqishëm në Turqi, qytetarët në panik

22:29 : 27/10/2025
Para

Traumat nga tërmeti/ Flet mjekja psikiatre, si të gjejmë qetësinë e humbur

TË GJITHA

Këlliçi: Marrja e Ballukut nën hetim konfirmon denoncimet publike të PD

18:05 : 31/10/2025

U kapën me mbi 1 kg kokainë, arrestohen dy të rinj shqiptarë në Itali

17:52 : 31/10/2025

Florian Binaj në Fushën e Aviacionit: Rotacioni nuk bëhet vetëm, të bashkohemi për ndryshimin

17:37 : 31/10/2025

Salianji për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos: Një rival politik me shpirt liberal dhe kulturë të rrallë

17:28 : 31/10/2025

Pas 7 orësh përfundon seanca në Gjykatën Kushtetuese, Veliaj me pranga kthehet në qeli

17:08 : 31/10/2025

SPAK konfirmon akuzat ndaj Belinda Ballukut, merret zyrtarisht e pandehur! Shkeljet për të cilat po hetohet

16:42 : 31/10/2025

“Standard i dyfishtë”/ Veliaj: Në Rrogozhinë kryetari i dënuar qëndron në detyrë, unë u shkarkova

16:38 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com