• Kontakt
Saturday, July 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata”/ Rama kërcënon sërisht mediat

13:11 : 02/12/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryeministri Edi Rama ka kërcënuar sërisht mediat, madje me doza të forta duke u shprehur “mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata”.

Për të disatën herë, Kryeministri ka identifikuar si “armiq” të situatës mediat, që kanë ndjekur dhe raportuar hap pas hapi situatën e krijuar, që nga momenti i tërmetit të 26 nëntorit, i cili shkaktoi 51 viktima dhe disa qindra të lënduar e plagosur.

Situata pas tërmetit është mjaft e rënduar, pasi disa qindra familje kanë humbur banesat e tyre dhe janë strehuar në hotele, qendra akomodimi, apo te të afërmit e tyre.

Mediat raportuan, ndoqën situatat, hyjnë në çdo zonë pavarësisht rrezikut, shiut apo lëkundjeve të vazhdueshme. Pasqyruan tragjedinë e ndodhur, pa kursyer edhe lotët në lidhjet direkte, sikundër kanë denoncuar abuzime me ndihmat, kanë përcjellë ankesat e qytetarëve, kanë publikuar pamje nga kampet e ngritura apo rradhët e gjata të njerëzve në pritje të ndihmave, batanijeve apo ushqimeve.

Të gjitha këto duket se janë shkaku i reagimit të fortë dhe kërcënues të Kryeministrit, edhe pse mediat mund të kenë problemet e tyre në funksionim.

Lexo edhe:

“Tokë e xanun”/ Pas ultimatumit, Rama publikon foto nga bizneset që kanë “zaptuar” hapësirat

Alarmi në Kuvendin e Kosovës/ Policia jep detaje: Kërcënimi me bombë erdhi nëpërmjet sms-ve

Por kjo situatë tregoi se me të mirat dhe të këqiat e saj mediat funksionuan, ndoshta kanë publikuar pamje edhe të rënda, ndoshta në kushtet e një tensioni dhe paniku, ka pasur edhe raportime të ekzagjeruara, por ato kanë funksionuar shumë më mirë, se grupet e emergjencave, pavarësisht premtimeve të ministres së Mbrojtjes, pak muaj më parë.

Të gjithë kanë parë se forcat e angazhuara në operacionet e kërkimit nuk kishin as doreza dhe jo më pajisje, pavarësisht përkushtimit të tyre për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish.

Hiqnin me duar çdo inerte, në kushte ekstreme, por jo të pajisur, sikundër mund të kishin grupet e ardhura nga Kosova, për të mos përmendur Italinë, Greqinë, Rumaninë etj.

Gjithsesi, sërisht fajtori janë mediat, që po identifikohen në një situatë emergjence si delja e zezë.

Në postimin e tij, Rama përmend Japoninë, ndërsa shkruan “Japonia ka masa ekstreme për mediat private, që mesa duket edhe në Japoninë e urtësisë së vjetër, paskan qenë taksirat mbi taksiratin e madh të tërmetit! Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata!”.

Dhe krahasimi i parë që gjithkujt i vjen në mendje është po në Shqipëri u veprua si në Japoni lidhur me situatën pas tërmetit?

“Filtroni informacionet dhe verifikoni ato që thoni”. Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sërish mediat sot dhe u ka bërë thirrje gazetarëve dhe moderatorëve “menaxhoni debatet dhe ndaloni klithmat nëpër studiot tv dhe përfshihuni në qetësimin e shpirtrave të goditur më keq se banesat.

Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata!”, shkruan kryeministri në Twitter.

Etiketa: kercenimmediaRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Tokë e xanun”/ Pas ultimatumit, Rama publikon foto nga bizneset që kanë “zaptuar” hapësirat

13:33 : 05/07/2025
RAJONI

Alarmi në Kuvendin e Kosovës/ Policia jep detaje: Kërcënimi me bombë erdhi nëpërmjet sms-ve

13:15 : 05/07/2025
AKTUALITET

Në kulmin e vapës/ Treshja Rama-Karakaçi-Dalipi lënë pa drita Beratin

13:11 : 05/07/2025
AKTUALITET

“Flluska” e ndërtimit në Tiranë/ Agjenti imobiliar: Po “ftohet” tregu i shit-blerjes së apartamenteve

09:00 : 05/07/2025
Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i bashkise Vlore, Ermal Dredha gjate nje ceremonie te organizuar me rastin e 34 vjetorit te Partise Socialiste. Gjate ceremonise, pjesemarresit kane folur per fitoren gjate zgjedhjeve te 11 majit dhe integrimin ne BE./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and Vlora Mayor, Ermal Dredha during a ceremony organized on the occasion of the 34th anniversary of the Socialist Party. During the ceremony, participants spoke about the victory during the May 11 elections and EU integration.
AKTUALITET

Ndërhyrja e Ramës në Bashkinë e Vlorës zhbën “ndarjen ligjore të pushteteve”

15:37 : 04/07/2025
AKTUALITET

“Pazari i Roskovecit”/ Andi Bushati: Zegjineja, bibë e pilotuar nga Rama!

22:38 : 03/07/2025
Para

Qeset me ndihma te ministria e Brendshme/ Vjen ragimi zyrtar: Janë prova materiale

TË GJITHA

Plagoset me thikë shqiptari në Mal të Zi

22:43 : 05/07/2025

Beccheti, Cez, Bankers dhe gjuetari që donte të vriste ariun

22:37 : 05/07/2025

Multivitaminat/ Si mund ta dëmtojnë ato sistemin tuaj imunitar

22:28 : 05/07/2025

Arben Malaj: Rama qeveris me autoritarizëm! Veprimi në Vlorë, antiligjor

22:05 : 05/07/2025

“Rama, Ajatollahu i Shqipërisë”, avokati: Bashkitë, si komitetet ekzekutive në komunizëm

21:55 : 05/07/2025

EMRI/ Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës

21:41 : 05/07/2025

Maqedonia e Veriut do vendosë taksë beqarëve? Mickoski: Më shumë vdekje se sa lindje

21:30 : 05/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com