I plotë/ VKM për Gjendjen e Jashtëzakonshme, detyrat e institucioneve, bizneseve e qytetarëve

Nga Boldnews.al

Është zbardhur në Fletoren Zyrtare vendimi i Këshillit të Ministrave për Gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore në Durrës dhe Tiranë.

Vendimi, i cili mban numrin 750, datë 27.11.2019, parashikon masat që duhet të ndërmarrin institucionet publike përgjegjësi për përballimin e emergjencës, por edhe detyrime për qytetarët dhe bizneset në zonat e prekura.

Më poshtë është vendimi i plotë i Këshillit të Ministrave për shpalljen e Fatkeqësisë Natyrore, i cili do të jetë në fuqi për 30 ditë.

VENDIM Nr.750, datë 27.11.2019

PËR SHPALLJEN E GJENDJES SË FATKEQËSISË NATYRORE NË QARQET DURRËS DHE TIRANË

Në mbështetje të neneve 100, 170 e 174 të Kushtetutës, dhe të neneve 18, shkronja “ç”, 19 e 39, të ligjit nr.45/2019, “Për mbrojtjen civile”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave VENDOSI:

1. Shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore nëqarqet Durrës dhe Tiranë, si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i datës 26.11.2019, për një periudhë jo më të gjatë se 30 (tridhjetë) ditë nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

2.Krijimin e Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile (KNEC), si organi më i lartë për koordinimin dhe bashkërendimin e veprimeve të institucioneve shtetërore dhe të subjekteve private, si dhe të burimeve financiare e materiale për përballimin e fatkeqësisë natyrore.

3. KNEC-ja kryesohet nga Kryeministri dhe ka nëpërbërje anëtarët, si më poshtë vijon: – Ministrin e Mbrojtjes;
– Ministrin e Brendshëm;
– Ministrin e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
– Ministrin e Financave dhe Ekonomisë;
– Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë;
– Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit;
– Ministrin e Arsimit, Sportit dhe Rinisë;
– Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile;
– Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura;
– Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit;
– Prefektin e Qarkut Durrës;
– Prefektin e Qarkut Tiranë.

4. Në mbledhjet KNEC-së marrin pjesë me kërkesë të Kryetarit përfaqësues të organeve të ndryshme publike, të biznesit, ekspertë/profesionistë të fushës së mbrojtjes civile dhe përfaqësues të shoqërisë civile ose drejtues të OJF-ve, me objekt veprimtarie mbrojtjen civile dhe ndihmën humanitare.

5. Mbledhjet e KNEC-së, në mungesë të Kryetarit,me autorizim të tij, drejtohen nga një funksionar i lartë shtetëror.

6. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile kryenfunksionin e Sekretariatit Teknik të KNEC-së.

7. Për përballimin dhe lehtësimin e pasojave tëfatkeqësisë natyrore në qarqet Durrës dhe Tiranë merren masat e jashtëzakonshme, si më poshtë:

7.1. Institucionet publike:
a) të realizojnë plane masash organizative dheadministrative për përballimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore;
b) të përdorin burimet financiare të parashikuara në buxhetin vjetor, si dhe të rivlerësojnë buxhetin e tyre vjetor, në përputhje me kryerjen e shpenzimeve shtesë të paparashikuara;
c) të vënë në dispozicion burimet njerëzore dhelogjistike;
ç) të caktojnë objektet shtetërore në përgjegjësinë e tyre të administrimit, që mund të vihen në dispozicion për strehimin e popullsisë së evakuuar;
d) të marrin masa të tjera që ndihmojnë nëpërballimin dhe lehtësimin e pasojave të fatkeqësisë;
dh) përjashtimisht, procedurat e prokurimit për mbulimin e nevojave emergjente, si rezultat i dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i datës 26 nëntor t’i zhvillojnë në rrugë shkresore;
e) ministritë të ngrenë grupe pune, për koordinimin endihmave me strukturat e mbrojtjes civile.

LEXO EDHE  "Zgjedhorja"/ Nis mbledhja në "tokën amerikane", ambasadorët sigurojnë financat për zbatimin e teknologjisë

7.2. Strukturat operacionale të sistemit të mbrojtjes civile:
a) të vendosin dhe të zbatojnë masa të veçanta përgarantimin dhe rritjen e sigurisë së shtetasve në zonat e prekura nga fatkeqësia;
b) të aktivizojnë dhe të organizojnë procedura të evakuimit për popullsinë e rrezikuar; c) të organizojnë kontrolle të njëanëshme ose nëbashkëpunim me komunitetin të banesave dhe objekteve private për gjetjen e të mbijetuarve dhe të viktimave të fatkeqësisë, si dhe procedurat e detyruara për kryerjen e shërbimeve funerale.

7.3. Subjektet private
a) të respektojnë procedurat dhe masat per evakuimin dhe strehimin e te evakuarve;
b) te informojnë lidhur me te dhenat qe ndihmojnë institucionet dhe strukturat e mbrojtjes civile ne perballimin e gjendjes se fatkeqesise;
c) të perfshihen ne detyra te vecanta, ne perputhje me pergatitjen, aftesite dhe me nevojen per te ndihmuar ne kapercimin e gjendjes se fatkeqesise natyrore;
ç) të mbyllin perkohësisht veprimtaritë e tyre, si dhe të kryejnë sherbime te ndryshme ne funksion te perballimit te fatkeqesive, apo dhe të prodhojnë artikuj te emergjences, për të cilat do të kompensohen nga buxheti i shtetit sipas marrëveshjeve;
d) të mos vjelin tarifat e kalimit rrugor për mjetet e angazhuara në përballimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

Shtetasit:
a) të zbatojnë urdhrat, masat dhe udhezimet e autoriteteve te mbrojtjes civile, si dhe të ndjekin procedurat e kerkuara, ne menyre te vecante per evakuimin;
b) të informojnë lidhur me te dhenat qe ndihmojnë institucionet publike dhe strukturat e mbrojtjes civile neperballimin e gjendjes se fatkeqesise;
c) të perfshihen ne detyra te vecanta, ne perputhjeme pergatitjen, aftesite dhe me nevojen per te ndihmuar ne kapercimin e gjendjes se fatkeqesise natyrore.

8.Për procedurat, afatet dhe strukturat shtetërore përgjegjëse për vlerësimin e dëmeve do të zbatohen rregullat e përcaktuara në vendimin nr.329, datë 16.5.2012, të Këshillit të Ministrave, “Për kriteret dhe procedurat e dhënies së ndihmës shtetërore financiare për mbulimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësi natyrore ose fatkeqësi të tjera të shkaktuara nga veprimtaria njerëzore”.

9. Kompensimi i subjekteve për pasuritë e dëmtuara nga tërmeti do të bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave.

10. Ngarkohen ministritë dhe institucionet epërmendura në pikën 3 për ndjekjen e zbatimit të këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI