• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Meta vs Ambasadorët/ Nga kërkesa për falje e Donald Lu, tek Borchardt e largimi i Withers

07:00 : 20/11/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ilir Meta vendosi të mos lejojë pjesëmarrjen e ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt, në aktivitetet që zhvillon institucioni i Presidencës, si një reagim për qëndrimet publike të diplomatit sa i përket dekretit për “anulimin” e zgjedhjeve të 30 Qershorit, si edhe për xhestin e pahijshëm që ai bëri ndaj banorëve të “Astirit”.

Veprimi i Metës nuk hyn në atë që gjuha diplomatike i njeh si “non grata”, pasi një nismë e tillë ndërmerret nga Qeveria e një vendi. Gjithësesi, lëvizja e Metës ishte e fortë dhe ndër të rrallat që kanë ndodhur gjatë viteve të demokracisë në Shqipëri.

Vendimi i Metës ndaj ambasadorit Borchardt nuk është e para në kursin e tij për të sfumuar rolin e “guvernatorit” të diplomatëve në Shqipëri.

Kërkesa për falje e Donald Lu
Duke u kthyer pas në kohë, në vitin 2017, Meta, në atë kohë Kryetar i Kuvendit, u vendos në një kurs përplasjeje me ambasadorin amerikan të kohës, Donald Lu.

Lexo edhe:

Kontrata e lobimit/ Avokati i Metës: Një anëtar i Partisë së Lirisë veproi pa dijeninë e kryetarit

“Mos m’i bëj mua këto lojëra”/ Gazetarja Hoxha përplaset me avokatin e Metës: Ju po mbroni…

Diplomati amerikan, për të cilin Meta sot thotë që gënjehej nga Edi Rama, goditi në mënyrë thuajse direkte kreun e Kuvendit për shortin e zhvilluar për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).

Shkak për këtë përplasje u bë lista emërore e prokurorëve që Prokurori i Përgjithshëm i kohës, Adriatik Llalla, dërgoi në Kuvend për të qenë pjesë e shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të KED.

Ligj “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” parashikonte që anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi zgjidheshin nga radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve të niveleve të larta, të cilët kishin përfunduar Shkollën e Magjistraturës, krahas kritereve të tjera.

Referuar këtij përcaktimi ligjor, Prokuroria e Përgjithshme dërgoi vetëm 3 emra që plotësonin kriteret e ligjit, aq sa vende vakante kishte në KED për prokurorët.

Ndërkohë, kryetari i Gjykatës së Lartë të asaj kohe, Xhezair Zaganjori, nëpërmjet një sjelljeje oportuniste, vendosi të dërgojë për short të gjithë gjyqtarët që plotësonin kriteret ligjore, duke “mbyllur sytë” para detajit që duhet të kishin përfunduar Shkollën e Magjistraturës.

Meta, në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit, zhvillon shortin me emrat e magjistratëve që i ishin dërguar nga Prokuroria e Përgjithshme dhe Gjykata e Lartë.

Pas këtij shorti, i cili, në fakt, nuk zgjodhi “ushtarë të bindur të maxhorancës”, ambasadori Donald Lu, duke shfrytëzuar edhe oportunizmin e Zaganjorit, sulmoi ashpër ish-Kryeprokurorin. Lu e akuzoi Llallën se shmangu thelbin e shortit, duke dërguar vetëm 3 emra për 3 poste vakante.

Në mënyrë thuajse direkte, sulmi i Donald Lu ndaj Llallës, në fakt ishte edhe ndaj Metës, i cili ishte garanti për shqyrtimin e procedurave dhe zhvillimin e shortit.

Pas këtij qëndrimi publik të Donald Lu, kryetari i Kuvendit të asaj kohe, Ilir Meta, shpjegoi publikisht procedurat, duke e nxjerrë blof Donald Lu-në.

Konferenca për media e Metës nxiti një vizitë urgjente të diplomatit amerikan në zyrën e tij. Takimi ka qenë i mbyllur, por, siç deklaron Meta sot, Donald Lu i ka kërkuar falje për qëndrimet e tij të nxitura dhe që ato kishin qenë të diktuara nga Edi Rama.

Largimi i Withers
Duke u kthyer akoma më pas, në vitin 2010, Ilir Meta, në atë kohë zv.kryeministër dhe Ministër i Jashtëm, ka pasur një debat të ashpër me ish-ambasadorin amerikan, Xhon Withers.

Konflikti mes të dyve i kaloi përmasat e Shqipërisë. Ai mbërriti deri në zyrat e Departamentit të Shtetit, të cilët, në heshtje, i ndërprenë karrierën diplomatike Withers-it.

Gjenenza e përplasjes Meta-Withers kanë qenë pikërisht qëndrimet e padrejta të diplomatit amerikan pro-Edi Ramës, në atë kohë në krye të opozitës.

Në Prill 2010, Inspektorati i Deklarimit të Pasurive zhvilloi shortin për përzgjedhjen e zyrtarëve që do të kalonin në kontroll të plotë. Shorti, i cili nga ana teknike u asistua nga USAID, përzgjodhi, ndër të tjerë, edhe emrin e kryebashkiakut të Tiranës së asaj kohe, Edi Rama, për të kaluar në sitën e verifikimit të pasuriveë.

Pak ditë pas këtij aktiviteti, ambasadori Withers, në një takim publik, e konsideroi “të çuditshëm” shortin e Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive, duke ngritur dyshime se ai ishte manipuluar, meqenëse u përzgjodh emri i kryeopozitarit Edi Rama.

Menjëherë pas takimit, shefi i Kabinetit të Deklarimit të Pasurive, i ndjeri Agim Neza, zhvilloi një bisedë me diplomatin Withers, duke i shpjeguar me fakte se deklarimet e tij nuk qëndronin. Por, shpjegimi nuk e ndryshoi qëndrimin e Ëithers-it, i cili, sipas personave që kanë qenë të pranishëm, është shprehur se ai kështu e kishte bindjen e tij.

Pas këtij incidenti, Inspektorati i Deklarimit të Pasurive i drejtohet zyrtarisht Ministrisë së Jashtme, e drejtuar nga Ilir Meta, për t’i shpjeguar rrethanat konkrete.

Vijimi ishte një ece-jake bisedash, takimesh diplomatike, të cilat përfunduan me largimin “pa zhurmë” të ambasadorit Xhon Withers nga Shqipëria.

Etiketa: ambasadoretMeta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kontrata e lobimit/ Avokati i Metës: Një anëtar i Partisë së Lirisë veproi pa dijeninë e kryetarit

22:51 : 27/05/2025
AKTUALITET

“Mos m’i bëj mua këto lojëra”/ Gazetarja Hoxha përplaset me avokatin e Metës: Ju po mbroni…

22:21 : 27/05/2025
AKTUALITET

U mor i pandehur nga SPAK, Meta: Proces i Ramaformës do shkrihet si akullorja

19:23 : 27/05/2025
BOTA

Meta do t’i përdorë postimet e europianëve për trajnimin e IA-së

10:43 : 27/05/2025
AKTUALITET

Meta: Regjimi i krimit shkatërroi zgjedhjet, kërcënim për demokracinë

11:55 : 23/05/2025
AKTUALITET

Berisha del nga SPAK-u: Ja mesazhi që i lashë Altin Dumanit

10:21 : 19/05/2025
Para

Abuzimi/ Gjykata rrëzon Policinë Rrugore. I bllokoi qytetarit 12 muaj patentën në kundërshtim me ligjin

TË GJITHA

Izraeli ndalon anijen me të cilën Greta Thunbergut dhe aktivistë të tjerë po shkonin në Gaza

16:58 : 08/06/2025

1 muaj në ndjekje të vëllezërve Papa/ Andrew Bode ndërroi rrobat pas vrasjes, “Audit” i ndryshuan targat

16:46 : 08/06/2025

Do merrnin ushqim, Izraeli vret 6 palestinezë në pikën e shpërndarjes së ndihmave

16:28 : 08/06/2025

Imami Ahmed Kalaja rrezikon deri në 3 vite burgim, akuzohet për pengim të drejtësisë

16:18 : 08/06/2025

FOTO/ Ky është Valmir Balliu, u kap me mbi 6 kg heroinë në Kapshticë

16:12 : 08/06/2025

SHBA: Hakmarrja ruse ende s’ka ndodhur, pritet sulm i pamëshirshëm

15:51 : 08/06/2025

VIDEO/ Tifozi shqiptar puth gazetarin serb gjatë raportimit “live”

15:38 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com