• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shpërfill ndërkombëtarët/ Paketa antishpifje, Rama nuk tërhiqet: AMA mund të mbyllë portalet kritike

09:56 : 13/11/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Projektligji për mediat, i njohur ndryshe si paketa antishpifje, është dërguar sërish nga qeveria në Kuvend, pa shumë reflektime. qeveria rama

Paketa e propozuar me ndryshime në muajin korrik të këtij viti pati kritika nga OSBE dhe organizatat ndërkombëtare për lirinë e medias. Por kërkesat dhe apeli i tyre duket se nuk patën shumë rezultat, pasi edhe me këto ndryshime të bëra, AMA mbetet një organ fuqiplotë në kontrollin e tregut të mediave elektronike në vend.

Në këtë projektligj të ndryshuar, kompetencat e Autoritetit të Mediave Audiovizive mbeten po të njëjtat sa u përket shkeljeve të pretenduara që mund të bëhen nga mediat online. Edhe me ndryshime e bëra, AMA mbetet organi që vendos për pezullimin e përkohshëm, deri edhe dhe heqjen e licencës, ndaj subjekteve mediatike. Ky organ do të ketë në dorë vlerësimin e shkeljeve të kryera nga mediat, të cilat mund të cilësohen si vepra penale. Gjithashtu, edhe sa i përket masës së gjobave që mund të vendosen nga AMA, nuk ka ndryshime substanciale, duke e lënë atë në gjykimin e Këshillit të Ankesave, organ pranë AMA-s.

“Në marrjen e vendimit, sipas shkronjës ‘a’ të kësaj pike, AMA, pasi dëgjon ofruesin e shërbimit të publikimeve elektronike dhe, nëse është e mundur, autorin e përmbajtjes së publikuar, vlerëson shkeljen e kryer në raport me cenimin e së drejtës së lirisë së shprehjes në përputhje me parimin e proporcionalitetit. AMA në bashkëpunim me AKEP merr vendim për bllokimin e aksesit në internet në rastet kur shërbimet e medias elektronike dyshohet se mund të nxisin kryerjen e një nga veprave penale në vijim: pornografi me fëmijë; inkurajimin e akteve terroriste; shkelje të sigurisë kombëtare”, thuhet në projektligj. Në këtë dokument të ndryshuar mbetet e njëjta pika për identifikimin e faqeve, të cilat dënohen një herë nga AMA për shkeljen e rregullave. Ndërsa regjistrimi dhe pronësia e mediave elektronike nuk bëhet me detyrim.

“Një person fizik a juridik, i cili ofron shërbime të publikimeve elektronike, mund të aplikojë tek AMA për regjistrimin dhe përditësimin e të dhënave të tij në Regjistrin e Ofruesve të Shërbimeve Mediatike. Ky identifikim nuk është parakusht për të ofruar shërbimin”, thuhet në projektligjin e ri.

Lexo edhe:

Qytetarët nuk ndalin marshimin, mijëra njerëz drejt Astirit

‘Rama n’burg, Beneti n’burg’/ Shkodranët presin me protesta kryeministrin në hyrje të qytetit

Ndryshimi i vetëm në këtë dokument të ripunuar është pika ku u jepet e drejta mediave për të ankimuar vendimin e AMA në Gjykatë. Megjithëkëtë, edhe pas ankimit në Gjykatë, sipas ligjit të ri, nuk pezullohet vendimi i Këshillit të Ankesave.

Në verë, paketa antishpifje solli reagimin e përfaqësuesit të OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Desir, i cili në atë periudhë i dërgoi edhe një letër kryeministrit Rama, duke shprehur shqetësimin e madh për përqendrimin e lartë të kompetencave tek Autoriteti i Mediave Audiovizive.

MASAT PËR SHKELJET

Në rastet e shkeljes së dispozitave të këtij ligji pas marrjes se mendimeve të organeve përgjegjëse, nëse parashikohen, AMA vendos:

a) detyrimin e ofruesit të shërbimit të medias: i. për të publikuar formulën e korrigjimit sipas formës dhe përmbajtjes së përcaktuar nga AMA; ii. për të vendosur nëpërmjet AKEP-it një njoftim të karakterizuar teknikisht si “pop up”;

b) për të vendosur gjobë, shuma e së cilës përcaktohet në përputhje me parashikimet e këtij ligji dhe të akteve nënligjore të tij;

c) për të vendosur pezullim të përkohshëm të licencës dhe/ ose autorizimit;

ç) për të vendosur uljen e kohëzgjatjes së vlefshmërisë së licencës dhe/ose autorizimit;

d) për të vendosur heqje të licencës dhe/ose autorizimit. AMA vendos sanksione të parashikuara në këtë ligj jo më vonë se një vit nga data e kryerjes së shkeljes. Kur AMA vëren shkelje të dispozitave ligjore, për të cilat me ligj vendosin sanksione organet e tjera shtetërore, atëherë ajo njofton këto të fundit.

Për shkelje të kryera nga OSHPE-të, për përmbajtjen e publikimeve elektronike, në bazë të një vendimi të marrë nga AMA, në vijim të procedurës së parashikuar në këtë ligj dhe pas marrjes së mendimit me shkrim nga AKCESK- u, Autoriteti i Komunikimit Elektronike dhe Postar (AKEP):

a) të bllokojë aksesin në internet në rastet kur shërbimet e medias elektronike dyshohet se mund të nxisin kryerjen e një nga veprave penale; pornografi me fëmijë, inkurajimin e akteve terroriste, shkelje të sigurisë kombëtare.

b) të vendosë një njoftim “pop up” në faqen e internetit/ domain-in e portalit i cili përmban informacion mbi vendimet e organeve vendimmarrëse të AMA-s./Panorama/

Etiketa: antishpifjeportaleRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qytetarët nuk ndalin marshimin, mijëra njerëz drejt Astirit

22:32 : 11/06/2026
AKTUALITET

‘Rama n’burg, Beneti n’burg’/ Shkodranët presin me protesta kryeministrin në hyrje të qytetit

17:41 : 08/06/2026
AKTUALITET

Pas protestës para Kryeministrisë, një grup qytetarësh mblidhen para selisë së PS-së

22:40 : 02/06/2026
AKTUALITET

“Deri sa vdekja t’i ndajë”/ Protestuesit nuk i kursejnë ironitë ndaj Ramës dhe Berishës

19:31 : 02/06/2026
AKTUALITET

Takimi me Mitsotakis, mediat greke kritika Ramës: Ishte veshur sikur po dilte shëtitje

19:25 : 22/04/2026
AKTUALITET

Protesta/ Bardhi: Sulm çnjerëzor nga Policia, Rama ka humbur qetësinë

22:42 : 17/04/2026
Para

Arta Marku pranon dështimin: S’përmbusha dot pritshmëritë e publikut si Kryeprokurore

TË GJITHA

Aksident në Elbasan/ Kamioni përplaset me një automjet, një i plagosur

16:41 : 25/06/2026

U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë, procedohet kushëriri i tij

16:40 : 25/06/2026

Një në pesë kafe të shitura në Europë përmban pesticide

16:27 : 25/06/2026

Dosja “Toyota Yaris”, GJKKO dërgon për gjykim biznesmenin Astrit Vladi dhe Eriona Daupajn

16:24 : 25/06/2026

Rritet numri i viktimave nga vala e të nxehtit në Itali, temperaturat priten të kalojnë 40 gradë

16:08 : 25/06/2026

ILD dërgon në Kushtetuese për sjellje të pahijshme anëtarin e KLP-së/ EMRI

16:02 : 25/06/2026

Ish-drejtori i Shkodrës Gentian Berberi, kërcënon shefen e personelit, pezullohet nga detyra

15:42 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetcasibombetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomjojobetjojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet