Ministrja Shahini u mohon studentëve praktikën, afera me kuotat

Nga Boldnews.al

Ministria e Arsimit dhe Drejtoritë Arsimore të Rretheve u mohojnë një pjesë të madhe të studentëve zhvillimin e stazhit, ose praktikave profesionale. Edhe pse propagandohet “zhvillimi i arsimit”, me qindra studentë ankohen për preferencat e drejtuasve të arsimit duke lënë pa praktikë mijëra studentë dhe për më shumë duke u mohuar edhe liçensimin, pavarësisht viteve të studimit që kanë kryer.

Në redaksinë e “Boldneës.al” kanë mbërritur disa ankesa nga studentët që ngrenë këtë shqetësim dhe mbi të gjitha sorollaten nga burokracitë e burokratëve në zyrat Arsimore, por udhëzimeve që mbërrijnë nga Ministria e Arsimit.

“Problemi jonë është stazhi, praktika profesionale. Këtë viti, mbi bazën e vendosjes së disa kuotave nuk kanë të drejtë të fillojnë stazhin më shumë se gjysma e praktikantëve që kanë aplikuar”-shprehet një nga denocuaesit e këtij skandali. Ndonëse ligji e parashikon që të gjithë studentet e diplomuar kanë të drejtë të fillojnë stazhin, (praktikën 1-vjeçare), në një nga shkollat e rrethit ku kanë aplikuar, kjo nuk po zbatohet.

“Kriteret për përzgjedhjen e praktikantëve bëhen duke pasur si prioritet aplikantet që janë të martuar dhe me fëmijë, për pjesën tjetër, mbetet një numër shumë i vogël kuotash që vijojnë të zgjidhen me mesatare, por për shkak të kuotave të ulëta, pjesa e madhe e studenteve digjen”-vijon më tej denoncimi. Duke marrë në konsideratë shqetësimin e mbërritur, Boldneës.al verifikoi këto ankesa duke iu referuar Drejtorisë Arsimore Tiranë.

“Në ZVA Tiranë janë dorëzuar brenda datës 15.09.2019, që ka qenë dhe afati i fundit zyrtar, 476 dosje për praktikë profesionale, kurse numri i kuotave të miratura është 339. Theksojmë se kandidatët që nuk janë përzgjedhur për kryerjen e praktikës profesionale këtë vit shkollor, do të kenë përparësi për vitin tjetër 2020-2021 sipas pikës 6 të Nenit 16, Urdhrit Nr.336 datë 14.07.2011”. Ky është një nga njoftimet zyrtare të zyrës Arsimore në kryeqytet. Nëpërmjet saj konfirmohet se numri i aplikantëve dhe i atyre që pranohen është me diferencë të theksuar.

LEXO EDHE  Dvorani i përgjigjet Presidencës: Bllokimi i KED s'mund të ndodhë. Çështjet e rendit të ditës nuk janë kokrra mollësh…

Në këtë mënyrë studentëve u hiqet e drejta e zhvillimit të praktikave profesionale ose stazhit 1-vjeçar duke i mbajtur “peng” për një vit, pa asnjë referim ligjor dhe mbi të gjitha në shkelje të të drejtave që u takojnë dhe përçudnin me dashje të ligjit të cilët e zbatojnë në mënyrë preferenciale.

Përveç mohimit të praktikës, pasojat janë në vijim për çdo student, pasi nëse nuk kryejnë stazhin ata nuk kanë të drejtën e liçensimit. Mund të ngjanë përtej kufijve të absurditetit, por në mënyrë jo zyrtare konfirmohet se pezullimi i praktikave për një pjesë të studentëve bëhet për shkak se buxheti i shtetit, i përcaktuar për arsimin nuk e mbulon shpenzimin për sigurimet shoqërore të praktikantëve. Edhe pse ata nuk marrin pagë, në ligj është e përcaktuar se duhet tu njihen kontributet dhe për një shumë mëse qesharake lihen në listë pritje duke ua djegur një vit me mijëra aplikantë në të gjithë vendin.

Nga ana tjetër, me këtë formë të shpikur nga gjenialiteti i Ministres së Arsimit dhe drejtuesve tjerë të lartë, duke përcaktuar kuota pranimi më pak se aplikimet u është dhënë mundësi abuzimi dhe mitmarrje nëpunësve të lartë të Drejtorive Arsimore, të cilat shqyrtojnë dosjet e studentëve që janë ofruar për stazhin. Miqësria, paraja nëdorë mund të bëjë “mrekulli” pasi në listët hiqen dhe vendosen aplikantët për ztazh jo vetëm mbi kriterin e mesatares, por edhe të abuzimit institucional.