• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Trump përsërit sulmet kundër hetimit në Kongres

21:00 : 11/11/2019
në BOTA

Presidenti i SHBA Donald Trump përsëriti të hënën sulmet kundër hetimit në Dhomën e Përfaqësuesve që synon shkarkimin e tij.

Sulmet vijnë dy ditë përpara seancave dëgjimore publike që e kanë vënë atë në shënjestër nën aludimet se ka abuzuar me detyrën për të favorizuar veten politikisht.

Presidenti Trump tha në Twitter, pa ofruar ndonjë provë, se anëtari i Dhomës, Adam Schiff, që drejton hetimin ka “ndryshuar” tekstet e dëshmive të tetë zyrtarëve, të cilët kanë dëshmuar javët e fundit pas dyerve të mbyllura në selinë e Kongresit.

Sipas teksteve tashmë të publikuara, zyrtarë aktualë dhe të mëparshëm diplomatikë dhe të sigurisë kombëtare kanë shpjeguar me hollësi sesi zoti Trump dhe ndihmësit e tij i kanë bërë presion Ukrainës për të filluar hetimet ndaj njërit prej rivalëve kryesorë të tij për zgjedhjet e vitit 2020, ish-nënpresidentit Joe Biden, ndaj punës së djalit të tij Hunter Biden për një kompani ukrainase gazi si dhe ndaj një teorie të debatueshme, sipas së cilës Ukraina është përzierë në zgjedhjet e 2016s e jo Rusia, siç konkludoi komuniteti i inteligjencës amerikane.

“Republikanët duhet të nxjerrin edhe ata dëshmitë e tyre!” tha Presidenti Trump në Twitter.

Lexo edhe:

Deklarata e fortë e Trump: Meloni një nga liderët më të këqij ndaj SHBA-së

Raporti që rrëzon Ramën/ Protestat nuk u nxitën nga aktorë të huaj! Pakënaqësitë e qytetarëve legjitime

KËTË JAVË NISIN SEANCAT PUBLIKE

Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve për Zbulimin fillon këtë javë seancat me dyer të hapura në kuadër të hetimeve lidhur me kontaktet e Presidentit Trump me udhëheqësin ukrainas.

Demokratët thonë se presidenti abuzoi autoritetin që i jep posti duke pezulluar ndihmat ushtarake për Ukrainën, për të ushtruar presion mbi këtë vend që të hapeshin hetime mbi rivalin e tij politik. Republikanët këmbëngulin se presidenti nuk bëri asgjë të parregullt që justifikon këtë proces.

Hetimet që mund të çojnë në procesin për shkarkimin e presidentit do të vazhdojnë tani me seanca publike me dëshmi. E para seancë zhvillohet të mërkurën:

“Nuk dua t’ia di nëse do të jenë publike. Në fakt duhet të jenë publike. Nuk ka pasur president tjetër më transparent se unë. Kemi të bëjmë me gjueti shtrigash në nivelin më të lartë; kjo dëmton vendin. Askush në histori nuk ka kaluar një gjë të tillë. Është gjueti shtrigash dhe nuk duhet t’i ndodhë kurrë më një presidenti tjetër,” tha Presidenti Trump.

Kalimi në seanca publike bëhet pasi republikanët i akuzuan demokratët se po vepronin në fshehtësi:

“Jemi velur nga e gjithë kjo. Tani thjesht i bërtasim njëri-tjetrit. Nëse procesi do të zhvillohej i hapur e transparent, amerikanët do të shihnin se çfarë po ndodh. Këtë duam: thjesht një proces transparent,” tha ligjvënësi republikan, Roger Marshall.

Republikanët vazhdojnë të mbrojnë presidentin, edhe në rastet kur shprehen se nuk ka vepruar si duhet.

“Nuk është e rregullt që një president t’i kërkojë një udhëheqësi të huaj të hetojë një rival politik. Mendoj se nuk është e rregullt por nuk besoj se justifikon procesin për shkarkim të mundshëm,” thotë ligjvënësi republikan, Mac Thornberry.

Demokratët mendojnë ndryshe:

“Presidenti shkeli ligjin. I telefonoi presidentit të Ukrainës dhe i kërkoi të hapte hetime mbi një rivalin e tij. Ka argumente të forta se kemi të bëjmë me rryshfet,” thotë ligjvënësja demokrate, Jackie Speier.

Në qendër të debatit është telefonata e 25 korrikut mes zotit Trump dhe homologut ukrainas, Volodimir Zelenski, të cilit presidenti amerikan i kërkoi të hapte hetime mbi pretendentin demokrat në zgjedhjet presidenciale, Joe Biden.

Në momentin e telefonatës presidenti kishte ngrirë 391 milionë dollarë ndihma ushtarake për Ukrainën.

Etiketa: PresidentiTrump

Lajme të lidhura

Lajmet e Dites

Deklarata e fortë e Trump: Meloni një nga liderët më të këqij ndaj SHBA-së

08:56 : 22/06/2026
AKTUALITET

Raporti që rrëzon Ramën/ Protestat nuk u nxitën nga aktorë të huaj! Pakënaqësitë e qytetarëve legjitime

17:53 : 21/06/2026
BOTA

Çfarë tha Trump para se të nënshkruante marrëveshjen me Iranin?

20:54 : 18/06/2026
BOTA

“Pakti nuk është përfundimtar”/ Trump: Nëse Irani nuk sillet mirë, do i bombardojmë sërish

16:01 : 17/06/2026
BOTA

Negociatat me Trump/ Çfarë i lejon Teheranit marrëveshja SHBA-Iran

22:53 : 16/06/2026
BOTA

Trump: Marrëveshja e thotë qartë dhe fuqishëm se Irani nuk do të ketë armë bërthamore

13:20 : 16/06/2026
Para

Rama sulmon gjyqtarët dhe prokurorët, por qytetarët i drejtojnë gishtin kryeministrit si më i korruptuari në vend

TË GJITHA

Burgjet shqiptare më shumë si izolim sesa si rehabilitim

19:51 : 24/06/2026

Policia britanike ‘armatoset’ me dronë dhe skanim fytyrash

19:49 : 24/06/2026

Studiuesi Behar Gjoka i bashkohet protestës kundër Ramës: Ligjet e posaçme po shkatërrojnë Shqipërinë

19:39 : 24/06/2026

Pensioni nuk mjafton, mbi 130 mijë të moshuar vazhdojnë të punojnë në Shqipëri

19:33 : 24/06/2026

Edhe ka dorë edhe nuk ka shkollë, por Balluku “zbulon gënjeshtrën” e CNN

19:23 : 24/06/2026

Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin Skënderbej

19:17 : 24/06/2026

Ferdinand pas golave të Ronaldos: Për ata që e urrejnë, mbylleni gojën

19:11 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetgrandpashabetGrandpashabetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet giriş