Konferencë në Itali/ Lleshaj: Po, rasti “Alvin” u përdor politikisht…

Në kryeqytetin Italian është duke u mbajtur një konferencë e përbashkët për mediat e autoriteteve italiane dhe shqiptare për lirim e Alvin Berishës, 11-vjeçari i cili u mbajt në kampin famëkeq Al-Hol/Siri.

I pranishëm në këtë konferencë është edhe Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili u shpreh se operacioni u ndoq drejtpërdrejt nga kryeministri Italian Giussepe Conte dhe kryeministri shqiptar Edi Rama. Gjatë fjalës së tij, Lleshaj u shpreh se kjo ngjarje është përdorur politikisht.

“Gjithçka erdhi pas takimit të dy kryeministrave Conte e Rama në Romë. Operacioni u ndoq nga ata të dy drejtpërdrejt. Aspekti diplomatik përfshiu dy ambasadat në Romë dhe ambasadën italiane në Bejrut. Ka pasur një aspekt të rëndësishëm policor ku janë angazhuar policitë e dy vendeve dhe së fundmi por jo nga rëndësia ka qenë aspekti humanitar ku janë angazhuar Kryqi i Kuq ndërkombëtar dhe Gjysmëhëna e Kuqe. Nuk dua të hyj në detaje të operacionit por kam ardhur për të shprehur mirënjohjen e qeverisë shqiptarë për të gjithë aktorët e përfshirë.

Së pari, për autoritetet policore të Italisë e Shqipërisë, për presidentin e Kryqit të Kuq italian e Ndërkombëtar dhe presidentit të Gjysmëhënës së kuqe siriane. Ishin autoritetet libaneze që mbështetën me gjithë kapacitetet e tyre operacionin në terren. Rasti ka marrë një vëmendje të madhe dhe natyrisht lind pyetja nëse po përdoret politikisht? Dhe unë them po. Po e përdorim politikisht për të dhënë disa mesazhe të rëndësishme që duhet të vlejnë si eksperiencë pas këtij operacioni. Alvin Berisha është një nga ato rastet që duhet të na tregojë se terrorizmi, ekstremizmi nuk duhet të ketë vend në shoqëritë tona”, deklaroi Lleshaj.

LEXO EDHE  Tiranë, autobuzi i Paskuqanit merr flakë në ecje