• Kontakt
Saturday, September 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Të zgjidhet kriza politike, qeveria të angazhohet në dialog/ Apeli nga Asamblea Parlamentare e KiE

18:58 : 07/11/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Forcat politike duhet të tregojnë vullnet për zgjidhjen e krizës politike që ka mbërthyer vendin.

Apeli është bërë nga bashkëraportuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Andrej Hunko dhe Joseph O’Reilly, të cilët pak ditë më parë zhvilluan edhe një vizitë në Tiranë.
Në deklaratën e tyre, deputetët e Asamblesë Parlamentare të KiE, shprehen se Parlamenti është forumi për dialog dhe diskutim politik, dhe për këtë arsye bojkotimet dhe djegia e mandateve nuk duhet të kenë vend në një shoqëri demokratike.

Por gjithashtu, ata i kërkojnë Qeverisë që të angazhohet në dialog të mirëfilltë me opozitën për reformat e rëndësishme dhe sfidat politike me të cilat po përballet vendi.

Gjithashtu ata nxisin të gjitha forcat politike që të përmbahen nga çdo veprim që mund të rrisë tensionin dhe të minojë më tej pluralizmin politik në vend.

“Të gjitha forcat politike, përfshirë opozitën parlamentare dhe jashtëparlamentare, duhet të përfshihen plotësisht në procesin e reformës zgjedhore në mënyrë që të adresojnë mangësitë e shënuara gjatë zgjedhjeve të kaluara, dhe të vendosin një herë e përgjithmonë një kornizë për zgjedhje demokratike”, thuhet në deklaratën e bashkëraportuesve.

Lexo edhe:

Serbia kërkesë zyrtare UEFA-s, sfida ndaj Shqipërisë mund të mos luhet në Beograd

Varfëria në qytetet e mëdha të Shqipërisë dyfishi i mesatares së BE-së

Deklarata

Pas një vizite në Tiranë, bashkëraportuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) për monitorimin e Shqipërisë, Andrej Hunko (Gjermani, UEL) dhe Joseph O’Reilly (Irlandë, EPP / CD), u kanë bërë thirrje të gjitha forcave politike në Shqipëri të tregojnë vullnet politik për të zgjidhur krizën politike që ka pllakosur vendin.

“Ne ritheksojmë qendrimin tonë se parlamenti është forumi për dialog dhe diskutim politik, dhe për këtë arsye bojkotimet dhe djegia e mandateve nuk duhet të kenë vend në një shoqëri demokratike. Në të njëjtën kohë, mazhoranca në pushtet duhet të angazhohet në dialog dhe konsultim të mirëfilltë me opozitën për reformat e rëndësishme dhe sfidat politike me të cilat po përballet vendi, ” theksojnë dy bashkëraportuesit.

Për më tepër, ata nxitën të gjitha forcat politike që të përmbahen nga çdo veprim që mund të rrisë tensionin dhe të minojë më tej pluralizmin politik në vend. Ata mirëpritën mendimin e fundit të Komisionit të Venecias për dekretin e Presidentit për të caktuar datat e zgjedhjeve, i cili thotë qartë se megjithëse Presidenti “mund të ketë tejkaluar kompetencat e tij kushtetuese duke anuluar dhe shtyrë zgjedhjet lokale pa një bazë të veçantë ligjore” kjo do të sipas këndvështrimit të tij, nuk e garanton rolin e Presidentit. Bashkëraportuesit shprehen shpresë se të gjitha forcat politike do të merrnin parasysh këtë mendim, dhe përfundimet e tij.

Sipas mendimit të bashkëraportuesve, reforma zgjedhore e ndjekur nga zgjedhjet mund të jetë thelbësore për tejkalimin e krizës politike. Të gjitha forcat politike, përfshirë opozitën parlamentare dhe jashtë parlamentare, duhet të përfshihen plotësisht në procesin e reformës zgjedhore në mënyrë që të adresojnë mangësitë e gjetura gjatë zgjedhjeve të kaluara, dhe – një herë e përgjithmonë – të vendosin një kornizë ligjore për zgjedhje vërtet demokratike.

Bashkëraportuesit përshëndetën angazhimin e shprehur në mënyrë të përsëritur të autoriteteve për të reformuar gjyqësorin dhe sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Në lidhje me Vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve, bashkëraportuesit vunë në dukje numrin e lartë të shkarkimeve dhe dorëheqjeve si rezultat i këtij procesi. Ndërsa, ata shprehen të shqetësuar se, më shumë se një vit pas fillimit të procesit të vettingut, institucionet kryesore gjyqësore si Gjykatat e Larta dhe Kushtetuese, si dhe SPAK-u ende nuk ishin caktuar ose themeluar për shkak të mungesës së kandidatëve të verifikuar. Prandaj ata mirëpritën garancitë që këto institucione do të funksionojnë përpara fundit të këtij viti.

“Kjo është veçanërisht e rëndësishme sa i përket krijimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila mund të luajë një rol të rëndësishëm në zbutjen e tensionit politik, pasi aktualisht nuk ka ndonjë arbitër të pavarur që të vendosë për kushtetutshmërinë e vendimeve dhe rezultatin e tyre nga autoritetet e ndryshme”, theksuan dy bashkëraportuesit.

Bashkëraportuesit ishin të shqetësuar nga sugjerimet e disa gazetarëve dhe OJQ-ve se mjedisi i mediave po përkeqësohet. Ata u bënë thirrje autoriteteve që të marrin parasysh të gjitha rekomandimet e bëra nga Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias në lidhje me projektligjin për media dhe shërbime, dhe të publikojnë këtë projektligj sa më shpejt, në mënyrë që të hiqet çdo shqetësim se ligji mund të kufizonte lirinë e shprehjes në vend.

Bashkëraportuesit thanë do të paraqesin një shënim informues për vizitën e tyre gjatë takimit në dhjetorit në Komitetin e Monitorimit të PACE.

Etiketa: KiEkrizaShqiperi

Lajme të lidhura

SPORT

Serbia kërkesë zyrtare UEFA-s, sfida ndaj Shqipërisë mund të mos luhet në Beograd

18:14 : 11/09/2025
AKTUALITET

Varfëria në qytetet e mëdha të Shqipërisë dyfishi i mesatares së BE-së

09:30 : 10/09/2025
SPORT

Kualifikueset e Botërorit/ Shqipëri-Letoni, ja sa tifozë priten në stadium

16:53 : 09/09/2025
SPORT

Shqipëria kërkon të thyejë “akullin” ndaj Letonisë, Uzuni përfundon në tribunë

15:47 : 09/09/2025
AKTUALITET

Shkolla pa nxënës, 47 mijë më pak në 9 vite

20:47 : 08/09/2025
AKTUALITET

Ndeshja Shqipëri-Letoni/ Policia publikon planin e masave, rrugët që do bllokohen

16:14 : 08/09/2025
Para

Atentati/ Ndërron jetë Andi Maloku, shoferi i prokurorit Ndoja

TË GJITHA

BE kritikon Kosovën për mbylljen e zyrave të fondeve serbe për sigurime shëndetësore dhe pensionale

15:45 : 13/09/2025
Hashim Thaçi dhe James Rubin. Qershor, 1999.

Aleatët e Kosovës kthehen si dëshmitarë në Hagë

15:38 : 13/09/2025

Trump ngatërron Shqipërinë me Armeninë: Zgjidha luftën me Azerbajxhanin

15:34 : 13/09/2025

Izraeli: Mbi 250.000 banorë janë larguar nga Qyteti i Gazës

15:24 : 13/09/2025

“Të hapen kamerat!”/ 52-vjeçari ndërroi jetë në paraburgim, familjarët akuzojnë për neglizhencë

15:17 : 13/09/2025

Rama shpik ministre virtuale për të luftuar korrupsionin, RAI i kujton lidhjet e mafies me ekonominë

14:52 : 13/09/2025

“Martin Cani nuk duhet harruar”/ Ervin Salianji viziton prindërit e 14-vjeçarit që u v*a në shkollë

14:27 : 13/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com